​5 mijë e 828 persona, kontakte të rasteve me koronavirus janë nën mbikëqyrjen e IKShP’së

Periskopi.com Lajme

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

Më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e një (31) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendba nimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok .

Më 17 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tetëdhjetë e katër (84).

Më datë 17 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020. Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial).

Nga data 08 shkurt deri më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.124 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e tetëdhjetë (480) me dydhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 2.223.240 raste të COVID-19 dhe 152.328 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Plagosen dy persona në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Në lagjen Kolovicë të Prishtinës, janë plagosur dy persona si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe janë duke punuar në arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.

Lajmin  e ka konfirmuar, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17 :00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ne këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe personat e lënduar po marrin trajtimin mjekësor. Njësitet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Policia e Kosovës aktualisht po puno në zbardhjen e plotë të rastit, duke identifikuar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Lidhur me ketë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.

 

Përleshje mes disa personave në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Të premten në orët e vona, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave në Ferizaj.

Dyshohet se zënka ka nisur brenda një lokali që ndodhet në afërsi të ndërtesës së komunës dhe pastaj ka vazhduar edhe në rrugë, njofton Klan Kosova.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij konflikti apo numri i personave të lënduar.

 

Theren katër persona në Pejë, kjo është gjendja e tyre

Periskopi.com Lajme

Një incident kriminal ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Sali Jaha”

Burime të IndeksOnline mësojnë se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona.

Të njëjtit kanë përdorur armë të ftohta thika, ku si pasojë janë therur katër persona.

Dy nga ta janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Mirëpo, Agron Itaku, mjeku kujdestar në Emergjencë për IndeksOnline ka treguar se gjendja e tyre tani është stabile.

“Kanë arritur janë trajtuar, lëndime kanë në gjoks dhe në dorë, Kirurgji plastike”, ka thënë ai.

24 persona ende të zhdukur në Thumanë

Periskopi.com Lajme

24 frymë mungojnë në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit. Lëkundjet e shtatorit u kishin ngjallur frikën, ndërsa goditja e fundit gjysmë minutëshe u mori jetën.

“Vëllezërit e motrat tona kanë humbur E jam tmerruar duke i parë njerëzit nën rrënoja që kërkonin ndihmë. …Si u bë kjo punë kështu për ne, kemi dalë atë natë e këtu kemi ndenjur deri sa ka gdhirë dita. O zoot! Vdiqën e mbaruan gjithë ata rob”.

Gjysh Veseli e njeh mjaft mirë Thumanën, me ato që babai i tij i ka treguar por edhe çka jetuar vetë në 77 vite. E kujton se toka ku u shembën pallatet,në fëmijërinë e tij ishte pa ndërtime.

“Kur shkonim të vegjël e shkonim në shkollë nuk kalonim andej se mbyteshim në ujë. Kur erdhi sistemi komunist, u bënë kanalizime dhe u kullua toka këtu e u bënë ato pallatet dy katëshe rreth viteve 60. Që sollën tragjedinë e jashtëzakonshme, kanë vdekur njerëz shumë”, shprehet Veseli.

Të tjera banesa rrezikojnë jetë. Tërmeti i fuqishëm i nëntorit ka shtrembëruar në 30 sekonda një vilë tre katshe.

“Mundi i 30 viteve në këtë shtëpi është hedhur. Por tani unë kërkoj nga shteti që të mos e shoh këtë, kjo është viktimë para syve e nga moment në moment mund të bëjë viktima… ta shemb dhe jot ë ngelet gërmadhë këtu”.

Nën rrënoja ka ende gjurmë të viktimave. Puna për heqjen e inerteve vijon. Ndërsa në çdo oborr shtëpie private në Thumanë banorët e tjerë kalojnë ditët e netët tashmë në çadra.

“Ndoshta rob i gjallë do të jetojë, e do e ndërtojë sërish shtëpinë për të hyrë brenda.. por ai që është nën tokë me djalë e me nuse e krejt…

Por ka banorë që nuk kanë marr zgjidhje, e gjendja e tyre emocionale është e rënduar. /Top Channel/

 

Mbi 2 mijë persona të vrarë në luftë u varrosen pa autopsi e pa ADN

Periskopi.com Lajme

Mbi 2 mijë persona të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë janë varrosur nga të afërmit e tyre pa analizë të ADN-së dhe pa autopsi.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se këto raste duhet të trajtohen përmes një plani strategjik, por që kërkon punë nga një super ekipë dhe planifikim paraprak.

“Ka edhe raste të tjera të cilat duhet të trajtohen, janë rastet ku familjarët kanë varrosur të afërmit e tyre pa analizë të ADN-së dhe pa autopsi, numri i rasteve të tilla është mbi 2 mijë. Bazuar në librin e kujtimit të Fondit Humanitar nga numri i gjithmbarshëm 15 mijë e 533 i të vrarëve në Kosovë, pra thjeshtë duhet të bëhet një rishikim i rasteve dhe të shohim ku ndodhemi sepse ne kur kemi filluar në vitin 2003, kur është krijuar Zyra për Mjekësi Ligjore dhe Persona të Zhdukur nën administrimin e UNMIK-ut kemi filluar diku me 4 mijë e 60 raste të personave të cilët kanë qenë në listën e të zhdukurve kurse sot jemi me 1647 që është mëse e nevojshme një rishikim retro për të parë fatin e rasteve të cilat i kemi në morg”, tha ai.

“Ky është një plan strategjik shumë serioz i cili kërkon punë të madhe, jo të një personi, por të një ekipe të tërë dhe normal që pa një planifikim paraprak nuk mundemi t’i qasemi këtij problemi, por ky planifikim nuk është në domenin tim sepse unë përgjigjem vetëm për punën profesionale që e bënë Instituti i Mjekisë Ligjore. Por, meqenëse jam tash e 20 vjet në këtë proces atëherë vetë profesionalizimi të detyron të tregon problemet që kanë ndodhur në Kosovë brenda 20 vjetëve duke marrë parasysh që ky proces nuk ka qenë dhe tash e së voni është në duart e vendorëve”.Ai nuk e përjashton mundësinë e gabimeve në këto raste për shkak të punës që është bërë me metodë klasike.

“Janë propozuar disa plane të cilat na kanë detyruar të kthehemi retro në vitin 1999 për të cilin nuk kemi ndonjë aksion të ndërmarrë nga institucione dhe thjeshtë duhet të bëhet një planifikim apo strategji e cila parasheh një ndërhyrje shumë më serioze dhe të rikthimit të procesit sidomos tek rastet e Tribunalit të Hagës që janë mbi 4 mijë raste të cilat i kanë punuar ekipet e Tribunalit të Hagës dhe që janë punuar me metodë klasike dhe është e domosdoshme që të bëhet edhe identifikimi me ADN sepse ka mundësi që një përqindje e vogël e tyre të jenë edhe gabimisht të varrosura duke marrë parasysh rastin e Studimes ku nuk janë të identifikuar me ADN, janë të punuar nga Tribunali i Hagës me metodë klasike, por në disa raste ku familjarët kanë insistuar në hapjen e tyre kanë dalë që ata nuk janë në varrezat e tyre”. tha Gerxhaliu per ekonomia online.

“Nuk përjashtohet mundësia e një gabimi të një testi që e kemi bërë edhe më herët në Mitrovicë ku nga 87 raste kanë dalë 17 gabim, dmth deri në 20 për qind kanë qenë të varrosur gabimisht sepse është punuar me metodë klasike”.Gërxhaliu në këtë intervistë ka treguar edhe për punën që është bërë gjatë këtij viti dhe rezultatet kërkimore.

Ai thotë se është gërmuar në 25 lokacione dhe janë i janë dorëzuar 10 identifikime familjarëve.“Gjatë vitit 2019 ne kemi hapur 25 lokacione në Kosovë, punë fushore të cilën e kemi prioritet në rastet e urdhëresave të Prokurorit për Krime Lufte. Kemi punuar në tri lokacione të cilat janë hapur në Serbi ku stafi ka qëndruar për tri javë rresht edhe ato kanë rezultuar me gjetje relative. Gjatë periudhës së vitit 2019-të i kemi dorëzuar identifikimet e reja gjithsej 10 raste të cilat i janë dorëzuar familjarëve dhe prej të cilave 7 kanë qenë jashtë territorit të Kosovës, dy janë dorëzuar në kufi me Serbinë, i janë dhënë Komisionit të Grupit Punues të Palës Serbe dhe 5 tjerë janë dorëzuar në kufi me Malin e Zi sepse kanë qenë shtetas malazez. Rastet tjera janë të Kosovës, i janë dorëzuar familjarëve”.

Në këtë vit, Gërxhaliu thotë se ka pasur rreth 18 ribashkime.“Gjatë kësaj periudhe i kemi pasur diku rreth 18 ribashkime prej të cilave 13 janë dorëzuar që ndërlidhen me rastet e vitit 1999-2002, kjo ka kuptimin e ribashkimit të pjesëve të cilat ndërkohë janë identifikuar me analizat e ADN-së prej mbetjeve mortore të cilat i kemi në morgun e Institutit. Edhe më tutje numri i mbetjeve mortore në morg është afërsisht 300 që nuk do të thotë se ai paraqet numrin e personave sepse ato mund të ribashkohen dhe disa mbetje mortore me kriju një person. Të njëjtin nuk ndërlidhen me dhënësit e gjakut të atyre familjeve të cilët veç kanë dhënë gjak”, tha Gërxhaliu.

Rreth mostrave që gjenden në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore e që janë rreth 300, thotë se jo të gjitha i përkasin luftës së fundit në Kosovë.Ai thotë se ato mbetje janë duke u përgatitur dhe do të varrosen në një parcelë në “Dragodan”.“Këto mbetje mortore, rreth 300 nuk janë të gjitha të lidhura me luftën e fundit, ka raste të cilat janë të ashtuquajtura të vjetra që i takojnë periudhave më të vjetra të Luftës së Dytë apo të Parë Botërore, të njëjtat janë duke u përgatitur dhe do të varrosen në parcelën e ndarë në “Dragodan”, e cila është e ndarë decidivisht për këtë proces dhe ata do të jenë të varrosur në atë vend”, tha ai.

 

92 persona të vdekur në aksidente trafiku këtë vit

Periskopi.com Lajme

Për dhjetë muaj (janar-tetor, 2019), në Kosovë kanë humbur jetën 92 persona në aksidente të ndryshme trafiku.

Ndonëse shifër e lartë e personave që kanë vdekur në komunikacion, Policia e Kosovës thotë se aksidentet me fatalitet kanë pësuar rënie. Nëse i krahasojmë statistikat e aksidenteve fatale këtë vit me periudhën e njëjtë kohore të viti të kalaur, numri i të vdekurve në komunikacion ka rënë për 10.

“Janar-tetor, 2018, nga 80 aksidente fatale, 102 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Ndërsa, janar-tetor, 2019, nga 79 aksidente falale, 92 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku apo 10 më pak se vitin e kaluar”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali.

Sipas këtyre statikeve, edhe aksidentet me persona të lënduar kanë pësuar rënie. Nga 5033 aksidente me të lënduar, 9667 persona kanë marrë trajtim mjekësor, apo 816 persona më pak sesa në 10 mujorin e parë të vitit 2018.

Gjatë këtij viti në Kosovë ndodhën edhe 8094 aksidente që përfunduan vetëm me dëme material.

“Këtë vit kanë ndodhur gjithsej 13.206 aksidente”, tha më tej policia.

Ndërsa, për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut rrugor, gjatë dhjetë muajve policia ka shqiptuar gjithsej 368.370 tiketa trafiku.

Për rënien e aksidenteve fatale dhe ato me persona të lënduar, policia tha se kanë ndikuar planet operative, shtimi i njësive patrulluese dhe atyre me vetura civile, fushatat vetëdijesuese etj.

“Gjithashtu duhet potencuar se policia e vetme nuk mund të parandalojë të gjitha rastet e aksidenteve, sepse angazhimi i akterve tjerë, e në veçanti i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm”, thuhet ndër të tjera në përgjigjet e policisë.

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët që nga data 15 nëntor t’i kenë pajisjet dimërore të automjeteve. Në mënyrë që secili automjet të jetë i gatshëm për sezonin dimëror.

Mbi 900 persona kërkuan ndihmë gjatë vikendit në emergjencën e Spitalit të Pejës

Periskopi.com Lajme

930 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

58 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu, 20 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.

Kanë qenë 13 lindje, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 13 foshnje dhe prej tyre 7 foshnje ishin të gjinisë mashkullore dhe 6 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 408 pacientë që në total kanë bërë 4,268 analiza.

 

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, pesë të plagosur

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrëshen-Rubik në rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve të para raportohet për 5 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, njofton tch.

 

Për një muaj, Prokuroria në Gjakovë akuzoi 170 persona

Periskopi.com Lajme

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , gjatë muajit janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 5(pesë) aktakuza kundër 9  (nëntë)personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2( dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126( njëqindenjëzetegjashtë) aktakuza kundër 161(njëqindegjashtëdhjetenjë) të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

 

Policia arreston 16 persona të dyshuar

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 16 arrestime.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar 16 të dyshuarit për vepra të ndryshme penale.

Prej tyre, tetë janë dërguar në mbajtje.

Dje, Indeksonline raportoi për një aksion të Policisë, të cilët arrestuan një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.