Albright për bustin: Ju falënderoj që më keni bërë kaq të gjatë

Periskopi.com Lajme

Para pak minutave tek obelesku i ‘New Bornit’ u përurua busti i Ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Para të pranishmëve sekretarja Albright i ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen që i bënë asaj në ceremoninë e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga NATO.

“Do të doja të ju falënderoja të gjithëve për këtë nder. E falënderoj atë që më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova. Sepse ne ishim në gjendje që ta duam Kosovën, të sjellim paqe në Kosovë”, ka deklaruar ish-sekretarja e shtetit.

Tutje ajo ka thënë se ndjehet krenare që është në Kosovë.

“Jam shumë krenare që jam këtu. Nuk kam lindur në SHBA. Por SHBA është shtet i madh që e ndihmon paqen dhe stabilitetin. Jam e nderuar”, ka deklaruar në fund Albright.

Përurohet busti i Madeleine Albright

Periskopi.com Lajme

Në këto qaste po përurohet në Prishtinë busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, raporton Gazeta Express.

Në Prishtinë, afër monumentit të NEWBORN’it, për nder të 20-vjetorit të çlirimit, po bëhet përurimi i bustit të Albright, e cila mbante pozitën si sekretare në kohën kur u dha urdhri për bombardimin e Serbisë.

Albright bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton po qendrojnë në Prishtinë, dhe së bashku kanë ecur nëpër sheshet e Prishtinës.