Aktakuzë kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër pesë të pandehurve me inicialet Xh.Sh., S.Sh., I.S., A.G. dhe L.Z për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”,  “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” , “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” , “Falsifikimi i dokumenteve” si dhe “Mashtrimi”.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit Xh.Sh., S.Sh dhe I.S., shtetas turk, duke vepruar në bashkëpunim si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar i shtrirë në territorin e disa shteteve – Iran, Shqipëri, Kosovë, i përberë prej shumë anëtarëve, mes tyre edhe  të pandehurit  të lartcekur dhe i ndjeri N.C., me dashje dhe me dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar dhe qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit.

Të pandehurit në mënyrë të kundërligjshme, pa  autorizim kanë blerë, dhe  poseduar, me qellim shitje dhe  kanë transportuar substanca narkotike te llojit heroin të cilat substanca me ligj  janë shpallur të rrezikshme, në atë mënyrë që gjatë periudhës kohore vitit 2018, kanë blerë Heroinë nga Iraku, e njëjta pastaj ka arritur me maune në pllaka të mermerit në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe  “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”.

Ndërkaq, të pandehurit Xh.Sh dhe I.S. me të kuptuar  se më 19 tetor 2018, në Shqipëri janë publikuar emrat e tyre si persona të dyshuar se fshihen pas rastit të laboratorit të drogës në Has të Shqipërisë, me qëllim që ti shmangen arrestimit, kanë paraqitur fakte të rreme në qendrat e regjistrimit në Prishtinë dhe në Obiliq, dhe atë ekstraktet e lindjes.

Me këto veprime secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” .

I pandehuri, A.G. në periudhën kohore tetor – nëntor 2018, me dashje  ju ka ndihmuar në shmangien, zbulimin dhe mos arrestimin e tyre, të pandehurve shtetasve turq, Xh.Sh., I.S. dhe të ndjerit N.C. nga organet e ndjekjes së Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bërjen e tyre të pa kapshëm për organet e drejtësisë dhe me qëllim të përfitimit pasuror, në mënyrë të kundërligjshme  ju ka ndihmuar në nxjerrjen  e dokumenteve zyrtare (letërnjoftimin dhe pasaportën e RKS-së).

Me këto veprime  i pandehuri ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Po ashtu, i pandehuri A.G. më 24.12.2018, me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar, dhe atë një autorizim, me qëllim shfrytëzimi të këtij dokumenti si origjinal.

Ndërkaq, i pandehuri L.Z. më 02.12.2018, në Prishtinë, me dashje, me paraqitjen e fakteve të rreme e ka mashtruar Drejtorin e një auto salloni, me qëllim të përfitimit pasuror  në mënyrë  të kundërligjshme  për vete. Me këto veprime i pandehuri L.Z.  ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Për rrahjen e kosovarëve në Shkup janë arrestuar 5 persona

Periskopi.com Lajme

Tre të rinjtë nga Hani i Elezit që të dielën u rrahën brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”, e kanë paraqitur sot rastin në Ministrinë e Brendshme në Shkup.

Ata janë shoqëruar nga deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Ne me sugjerimin e Muhamed Zekirit, treguam rastin ketu në polici si ka ndodhur ngjarja. Kemi dorëzuar të gjitha dokumentet dhe na kanë thënë të presim”, tha për gazetën LAJM, Egzon Kuka, nga Hani i Elezit, i cili të dielën u rrah brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”.

Për rrahjen e të rinjëve kosovarë janë ndaluar pesë persona, thotë deputeti Zekiri. “Prokuroria për pesë veta ka ngritur padi. Jo për sulm fizik, por për dhunë, që është padi penale dhe procesi gjyqësor do të fillojë së shpejti. Ata që e kanë bërë këtë dhunë se sulm ndaj djemve të Hani të Elezit do të marrin dënimin e merituar”, tha për gazetën LAJM, deputeti Muhamed Zekiri.

Por, të rinjtë e sulmuar nga Hani Elezit kanë ankesa edhe për sjelljen e pjestarëve të policisë maqedonase.

Deputeti Zekiri, thotë se, do të ndërmerren masa disiplinore ndaj policëve nëse kontrolli i brendshëm pranë MPB-së konstaton trajtim joadekuat me të rinjtë nga Kosova Egzon Kuka, Lindon Kuka dhe Metush Brava, të dielën u sulmuan barbarisht nga tizofëzët maqedonas “Komiti” vetëm pse u dëgjuan duke komunikuar në gjuhën shqipe në parkun e qytetit në Shkup.

“Komitët” edhe në të kaluarën kanë keqtrajtuar shqiptarët e pafajshëm ndërsa ndaj tyre instituconet asnjëherë nuk kanë marrë masa.

Arrestohen pesë persona për posedim të marihuanës

Periskopi.com Lajme

Pesë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi iu janë gjetur dhe konfiskuar sasi të ndryshme të marihuanës.

Sipas Policisë, në  Gjakovë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 4.27 gr. dhe një peshore  digjitale.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse, në fshatin Zazkok Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshe 1.64 gram, një grinder për bluarje të Marihuanës dhe një pako me letra për mbështjellje të Marihuanës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

E në pikë kalimin kufitar Vermicë, është arrestuar shtetasi i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrolles në veturën e tij është gjet dhe konfiskuar 5.2 gram marihuanë.

I dyshuari iu është dorëzuar njësisë së DHTN-së.

Po në këtë pikë kalimi, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetasi austriake, pasi që gjatë kontrolles në veturën e tij është gjet dhe konfiskuar 0.24 gram marihuanë.

I dyshuari iu është dorëzuar njësisë së DHTN-së. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Përleshje mes pesë personave në Prizren

Periskopi.com Lajme

Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes pesë të dyshuarve meshkuj në Prizren.

Dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i pestë për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk është intervistuar.