Tha se “homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal”, peshkopi grek në telashe

Periskopi.com Lajme

Një peshkop kontrovers në Greqi po hetohet për përdorimin e fjalëve të urrejtjes, pasi tha se homoseksualët lindin kur nëna shijon seksin anal.

Deklaratat e Peshkopit ortodoks, Neophytos Masouras, u bënë virale, ndërsa më pas ai tha se është hipokrite të vajtosh fëmijë që vriten nga një vrasës serial, duke patur parasysh shkallën e lartë të abortit.

Komentet shkaktuan polemika të mëdha në Morphou.Në një deklaratë këtë të enjte, Prokurori i Përgjithshëm Costas Clerides tha se ai kishte udhëzuar shefin e policisë që të ‘hetojë mundësinë e ndonjë vepre penale të kryer’ në lidhje me deklaratat e bëra nga peshkopi për ‘homoseksualët dhe çështjet e lidhura me të’.