CEO i Liverpool: ”Kam frikë se Fortnite mund t’i marrë tifozët e futbollit”

Periskopi.com Sporti

Një ndër figurat e larta në botën e futbollit flet për impaktin e Fortnite në sportin e tij.

Duket se Fortnite ka revolucionarizuar industrinë e argëtimit, duke u bërë një ndër platformat më të mëdha e më fitimprurëse të saj. Pas lajmit se Netflix i druhet konkurrencës së tj, si dhe koncertit të djeshëm të Marshmello, të zhvilluar në Pleasant Park, Fortnite tremb gjithashtu edhe botën e sportit.

Peter Moore, mbikqyrësi i zhvillimit të Xbox dhe Xbox 360, president i SEGA në Amerikë, si dhe ish-drejtor i EA Sports, u zgjodh në shkurt të 2017 si president i Liverpool FC. Vetë ai, në një intervistë me Arabian Business, flet për shqetësimin e tij mbi fansat e rinj të futbollit.

90 minuta janë një kohë shumë e gjatë për mashkullin tipik 20-30 vjeçar për të qëndruar ulur në kolltuk” thotë Moore. “Kur shikoj numrat e shikueshmërisë dhe pjesëmarrjes në stadium, si CEO i një klubi futbolli jam i shqetësuar, duke parë se duhet të jemi gati për të pritur gjeneratën e re. Jemi një industri e cila duhet të përdorë teknologjinë për të tërhequr të rinjtë, që ata të mos rriten pa dashurinë për futbollin. Duhet që përmbajtja jonë të jetë e përmbledhur në 60 deri në 90 sekonda, për t’i mbajtur ata të kënaqur“.

liverpool-fc-fans

Moore shton gjithashtu se Liverpool nuk konkurron vetëm me ekipet e tjerë të Premier League për fansa. Ndër të tjera, një ndër konkurrentët më të mëdhenj është një prej video-lojërave më popullore të momentit, Fortnite.

Nëse ne nuk përdorim teknologjinë në favorin tonë, rrezikojmë të humbasim fansat” thotë ai. “Këto kohë, vendoset shumë presion mbi kohën dhe dita zgjat vetëm 24 orë… sa nga këto do të harxhohen për Fortnite?

Gjatë intervistës, Moore vazhdoi të vendoste theksin mbi nevojën për përdorim efikas të teknologjisë për të tërhequr e mbajtur të mbërthyer audiencen dhe fansat e rinj. Ai tha se klubi po punon me IBMpër të optimizuar faqen dhe aplikacionet e tij për t’ju ofruar fansave përmbajtje të personalizuar.

Gjatë 2018, Liverpool FC pati afërsisht 500 milion reagime në rrjete sociale, duke qenë klubi i dytë në Angli dhe i pesti në botë. /Periskopi/