Zyrtare: Klubi shqiptar largon trajnerin pas dështimit në kualifikimet e Champions League (Foto)

Periskopi.com Sporti

Kukësi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me trajnerin Peter Pacult

Kukësi barazoi 0-0 të mërkurën me Valletan në ndeshjen parë në kuadër të kualifikimeve të Champions League dhe ky rezultat nuk i ka pëlqyer Presidentit të klubit Safet Gjicit, i cili ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin Pacult, transmeton Periskopi.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit shqiptar në Facebook.

FK Kukësi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me trainerin, Peter Pacult.
Dy palët nuk kanë rënë dakort për pretendimet financiare, kështu që klubi i Kukësit, e falenderon për punën e bërë dhe i uron suksese trainerit Peter Pakult, në karrieren e tij të mëtejshme.
Klubi dhe ekipi vijojnë me intensitet punën dhe stërvitjen për të kaluar në turin tjetër të Champions League, dhe nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trainer, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin,” thuhet në njoftimin e klubit./Periskopi/