Zogaj për përgjimet në PTK: Haki Abazi e Xhelal Sveçla, nuk lojnë vend pa i shti hundët

Periskopi.com Lajme

Njohës i rrethanave politike dhe dhe zë i njohur nga shoqëria civile, Petrit Zogaj, është përfshirë në debatin në lidhje me përgjimet në PTK. Ai ka thënë se nuk beson që Albin Kurti do të hynte në dhomën e përgjimeve në PTK, por sipas tij Haki Abazi e Xhelal Sveçla nuk lënë vend pa i futur hundët. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, zv. kryeministri i tij, Haki Abazi dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, është shprehur Thaci.

Pas këtyre deklaratave të Presidentit, Prokuroria ka lëvizur në këtë drejtim dhe e ka hapur rastin.

Mirëpo ky rast e ka shqetësuar jo vetëm opinion por edhe më gjerë.

Në këtë debat është përfshirë edhe Petrit Zogaj, njohës i rrethanave politike dhe dhe zë i njohur nga shoqëria civile, i cili ka thënë se Haki Abazi dhe Xhelal Svecla ka mundësi të kenë shkuar në PTK.

”Personalisht kurrë nuk besoj qe Albin Kurti ka hy ne dhomën e përgjimeve ne PTK, ama Haki Abazi e Xhelal Svecla, po patën mundësi, nuk lënë vend pa i shti hundët”, ka shkruar Zogaj.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje.

Zogaj: Kurti kënaqi partiakët e tij me shkarkimin e Veliut, por rrezikoi Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Analisti Petrit Zogaj, thotë se me shkarkimin e Agim Veliut, kryeministri Kurti ka ekzaltuar partiakët e tij, por ka rrezikuar mjaftueshëm qeverinë.

Ja pse Zogaj mendon kështu:

Po shihet qe KM Kurti eshte i rrethuar militantet keshilltare. E kerkesa e nje militanti mesatar ne LV ka qene qe Agim Veliu te mos behet minister fare, ose mundesisht kur t’i vije shansa te shkarkohet. Mirepo, kjo eshte kerkese e njerezve qe nuk kane pergjegjesi per qeverisjen dhe as cka mund te ndodhe pas nje vendimi te tille. KM nuk duhet te merrte vendime per plotesimin e deshirave te militanteve, e sidomos jo, kur e ka te qarte qe gjysma e kesaj qeverie perbehet nga LDK.

Nderkohe, per LDK, Agim Veliu eshte nenkryetar i saj. Ne ate kamp, Veliu shihet edhe si nje mbrojtes i rrept i ketij subjekti. Pra, njeri qe duhet te ishte ne qeveri gjithsesi.

Me kete shkarkim, Albini i paska ekzaltu partiaket, por e paska rreziku mjaftushem qeverine.

Zogaj për Elvis Hoxhën: Mund të jetë përkthyes i mirë librash, por jo këshilltar i kryeministrit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj emërimit të filozofit Elvis Hoxha si këshilltar i kryeministrit Kurti.

Zogaj ka thënë se Kurti i duhen këshilltar për politkëbërje dhe jo filozofë.

“Nje dallim elementar qe nje KM duhet me e be eshte ai qe, ne qeverisje duhen keshilltare per politikeberje, e jo filozofe institutesh e shkollash”, ka shkruar ai në Fb.

Tutje, ai ka përmendur një rast të filozofit të VV’së për të cilin Zogaj thotë së nuk i duhet një kryeministri.,

Shkrimi i tij i plotë:

Nje dallim elementar qe nje KM duhet me e be eshte ai qe, ne qeverisje duhen keshilltare per politikeberje, e jo filozofe institutesh e shkollash.

Albini e paska marre nje keshilltar (filozof kinse) ne kabinet, i cili, ne nje interviste para do kohe, e ndali fjalen qe ishte duke e thene dhe iu drejtu gazetarit me nje pyetje ‘he, si te duket kjo qe sapo e thashe.’ Ky lloj njeri s’ka cka i duhet nje KM. Eventualisht ky person mund te jete ndonje perkthyes i mire librash ose punetor universiteti, por asssi keshilltar i nje KM.

 

Zogaj: VV e padinjitetshme, nuk do bashkëpunim me LDK’në, s’e do Qeverinë e as zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka thënë se zyrtarët e Vetëvendosjes po paraqiten të padinjitetshëm, pasi nuk duan as bashkëpunim me LDK’në, as Qeveri e as zgjedhje.

Këto komente i bëri pas një intervistë të sontme të Besnik Bislimit të VV’së.

Ja reagimi i plotë:

E pashe nje pjese te intervistes se Besnik Bislimit (LV-se) ne T7, derisa fliste per publikimin e nje sondazhi qe kishte bere ai vet jave me pare, nderkohe qe negociatat per bashkeqeverisje me LDK po vazhdonin. Me thene te drejten me befasoi niveli krejtesisht i papergjegjshem qe ky profesor ekonomie tregonte. Medemek, gjakftofesia e tij se kinse publikomi i atij sondazhi nuk kishte te bente aspak me presion ndaj LDK, pra partnerit te mundeshem te tyre, ishte e lige. Perdite e me shume po duket qe LV, jo qe s’deshiron bashkeqeverisje, por don qe mundesisht te mbetet pune keshtu sic eshte: as qeveri, e as zgjedhje. Sa te padinjitetshem./PERISKOPI/

Zogaj: VV s’do të duhej të shkonte në Kuvend pa marrëveshje me LDK-në

Periskopi.com Lajme

Drejtuesi i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej të merrte pjesë në konstituimin e Kuvendit pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se mosarritja e një marrëveshje për ta formuar Qeverinë e re, është jashtëzakonshme e dëmshme për interesat e shtetit të Kosovës.

 

 

“Në bisedimet VV-LDK vërehet një lloj paaftësie për ta arritur një konsensus – një paaftësi e spektrit politik kur shteti i Kosovës përballet me shumë sfida”.

“Kosova nuk e ka luksin si Izraeli që të mos e formojë Qeverinë. Ky lloj komoditeti i subjekteve politike për ta stërzgjatur krijimin e Qeverisë është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm”.

“VV nuk është dashur ta sjellë një situatë të re në komplikimin e situatës që ka me LDK-në. Nuk do duhej që pa marrëveshje të shkonte në Kuvend për ta votuar kryetarin e Kuvendit”.

“Ishte ajo mosmarrëveshja për postin e presidentit, ndërkohë VV e vuri edhe një pengesë shtesë me kryetarin e Kuvendit dhe tash po pyet se si duhet të evitohet kjo?”.

“Parimisht do të duhej që VV të tërhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit. Nuk duhet tash të këmbëngulë që një gabim që e bëri në Kuvend ta vazhdojë si të tillë”.

“Për hir të koalicionit, Glauk Konjufca do të duhej të tërhiqej nga posti i kryekuvendarit dhe në këtë mënyrë LDK do të ketë më pak shans të ankohet për ndarjen e posteve qeveritare dhe të Kuvendit të Kosovës”.

Zogaj: VV s’mund ta shes më që koalicioni me LDK’në deshtoi shkaku i parimeve

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë përpjekjet e LDK’së dhe VV’së për të arritur marrëvshje, shkruan Periskopi.

Sipas Zogajt, LVV më nuk mund të shes më në publik që nuk bën koalicion me LDK’në dhe se dështoi shkaku i parimeve.

“LV kurre nuk do mund ta shes ne publik me qe nuk u be koalicioni me LDK ‘sepse ne deshtem parime nderkaq ata poste.’”, ka shkruar ai.

Tuje ai thotë se kalkulimet e VV’së për zgjedhje të ardhshme janë amatoreske.

Shkrimi i tij i plotë:

LV kurre nuk do mund ta shes ne publik me qe nuk u be koalicioni me LDK ‘sepse ne deshtem parime nderkaq ata poste.’ Gjate kesaj periudhe u pa qarte qe edhe LV donte poste. Prandaj, LV do te fajsohet per mos-krijimin e qeverise po aq sa edhe LDK, nese jo me shume per shkak qe eshte parti e pare. Cfaredo kalkulimi brenda LV per zgjedhjet e reja dhe per rezultat me te favorshem te ketij subjekti eshte krejtsisht amatoresk dhe shume i demshem. Amatoresk sepse nuk e ka te garantuar fitoren dhe do i duhej patjeter koalicion me dikend, dhe e demshme sepse po humbet nje vit duke u shtyr sikur te ishin adoleshente dhe rezultati do te mbetet i njejte nga ky qe kemi tash.

 

Zogaj: VV t’ia japë LDK’së presidentin dhe të vazhdohet tutje

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj ka shkruar se Vetëvendosje duhet që pa u vonuar më shumë t’ia japë LDK’së presidentin, ashtu siç po  e kërkon, transmeton Periskopi.

Zogaj ka shkruar në Facebook se publiku e ka të qartë kush është fajtor për zhagitje,  e kush për koalicion.

Ja reagimi i plotë:

U kuptua qe LDK si pjese e pazarit per bashkeqeverisje me LV po e kerkon postin e presidentit. Sikurse u kuptua ne publik qe LV s’po eshte e gatshme ta beje kete kompromise, me idene qe nuk behet pazare para kohe. Pra, ne publik po eshte e qarte kush eshte ‘fajtori,’ e kush jo per koalicionin. Tash, per shkak qe vendi duhet te kete qeveri sa me pare, LV do te duhej pa ndonje vonese tjeter t’ia plotesoj LDK-se kete kerkese edhe te vazhdohet tutje. Perndryshe, LV nuk mund te llogarise ne ndonje avantazh e as te ike nga pergjegjesite qe aktualisht ka./PERISKOPI/

SKANDAL: Gjykata Supreme kërkon vullnetarisht të kapet prej VV-së, nuk kuptoi as se për çka bëhej ankesa

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka vënë në pah edhe një shkelje që është bërë nga Gjykata Supreme teksa ka aprovuar kërkesën e Vetëvendosjes për numërim të votave të ardhura me vonesë nga Diaspora.

Përderisa këto vona nuk janë numëruar asnjëherë, Gjykata në vendim ka shkruar se duhet të bëhet ‘rinumërimi’ i tyre.

‘’Aq profesionalizem ka ne vendimin e Gjykates Supreme ne lidhje me votat nga diaspora, saqe as ankesen nuk e kane kuptu si duhet. E shkruajne ne vendim qe duhet rinumeruar votat, nderkohe qe nuk ka pasur fare numerim me heret.

Imagjinojeni keta qe nuk e kuptojne mire ankesen, po jane ne gjendje me e kuptu mire ligjin e frymen e tij’’, ka shkruar Zogaj në Facebook./PERISKOPI/

Zogaj për kërcënimin e Zybës: Kallxoni këtij kauboji që fituesi sillet ndryshe

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj e quan ‘kauboj’ Salih Zybën, pasi ky i fundit nënkuptoi se Shpend Ahmeti duhet të arratiset nga Kosova, sikurse Xhabir Zharku.

Zogaj thotë se fituesi duhet të sillet ndryshe.

‘’I erdhi dita Salih Zybes me perzan njerez prej Kosoves a? I kallxoni ketij kauboji qe fituesi sillet ndryshe, normal, nese mundet me e kuptu ndonje shpjegim te tille ai’’, ka shkruar Zogaj/Periskopi/

 

 

Zogaj: Pal Lekaj është një hajdut provincial

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar deklaratën skandaloze të ministrit Pal Lekaj rreth ambasadorit zviceran në Kosovë.

Zogaj e quan Lekajn hajdut provincial.

‘’Duhet t’a kuptojme Palin. Ky eshte nje hajdut provincial, qe ka qellu te jete edhe minister. Ambasadori zvicerian e ka sulmu sistemin ku Pali e ushtria profesionin e hajdutit. Cka pritet ndryshe, perpos qe hajduti te mbroj veten.’’, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Lekaj mbrëmë tha se po të ishte në vendimmarrje, qysh tash do ta çonte në shtëpi ambasadorin zviceran për deklaratën rreth  veteranëve të Kosovës.

Reagime të shumta ka pasur, madje po kërkohet edhe shkarkimi i Lekajt./PERISKOPI/

 

Zogaj: Nëse Haradinaj s’do ta kishte taksën, me çka do ta mbronte Kosovën

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka pyetur se me çka do ta mbronte Haradinaj Kosovën nëse s’do të ishte taksa.

Sipas Zogajt, vendosja e taksës ka qenë vendim qesharak, duke pyetur se pa të, çfarë plani rezervë ka kryeministri, trasmeton Periskopi.

Kujtojmë që Haradinaj nuk po zbrapset nga vendimi i tij përkundër presioneve të vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

Ja postimi i Zogajt në Facebook:

Taksa ka qene vendim qesharak prej propozuesve e deri tek besimtaret e saj tash. Nese taksa po e mbrone Kosoven nga nje marreveshje e demshme, po sikur te mos ishte kjo takse, me cka Haradinaj do ta mbronte Kosoven nga nje marreveshje e pafavorshme? Sepse sic e dime, taksa ka ardhe si ide ad-hoc, e jo veprim i menduar e strategjik. Pra, cka do te bente Haradinaj pa taksen, a kishte nje plan rezerve? Cila ka qene qasja strategjike e Haradinaj per Kosoven dhe dialogun e Brukselit? Konference nderkombetare? A eshte dikush qe dine me e shpjegu nje pozicion te qeverise Haradinaj, pa taksen ne tavoline, si mbrohet Kosova dhe si dilet fitues nga dialogu?

Nderkohe qe, mos te harrojme, eksportet serbe ne Kosove jane vetem 3% e eksporteve te ketij shteti. Pra, ekonomikisht, kurrfare demi te madhe nuk po i shkaktojme Serbise, a po, po i japim arme te forte per ta konsolidu raportin me shtetet tona partnere, duke u demtu ne si Kosove./Periskopi/

Zogaj: Ata që kundërshtonin fushatën e VV’së për bojkotim të produkteve serbe, sot po marrin vendime

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka folur për fushatën e vitit 2006 të Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotimin e produkteve serbe dhe kundërshtimin që po i bëhej fushatës në atë kohë, raporton Periskopi.

Sipas tij, aktorët e atëhershëm që kundërshtonin këtë fushatë, sot janë në pushtet dhe po marrin vendime si ky i fundit për tarifa shtesë ndaj produkteve serbe.

Ai ka shkruar se nuk mund të mos i shoh me ‘përbuzje’ e ‘mjerim’  këta njerëz që tani janë në pushtet e marrin vendime, për diçka që dikur kishin kundërshtuar.

Ai ka rrëfyer edhe për një përvojë të tij me një pronar restoranti teksa po vendoste posterat për bojkotimin e produkteve serbe.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Per bojkotin dhe tarifat ndaj produkteve serbe

Ne vitin 2006, LV pati inicuar nje fushate ndergjegjesuese per bojkotimin e produkteve serbe. Me sa e mbaje mend, ka qene fushata e pare qe kishte si target te zvogelohet konsumimi i produketeve qe vini nga Serbia. Me pati pelqy shume. E shihja si te vetmen mundesi qe personalisht t’i kunderpergjigjeshane ne kete menyre per ate qe Serbia kishte bere gjate luftes. Pra fushata ishte jashtezakonisht e mencur dhe shume civile.

Si pjese e LV ne ate kohe, kisha marre disa postera qe t’i shperndaja ne Malisheve. Hapesirat ku mundesha me i vendos ishin disa shtylla elektrike, te cilat ishin te mbushura me lloj-lloj reklamash bajate restorantesh, kengetaresh e partishe. Ne fakt, per shkak te posterave te shumte, te grisur e te demtuar, nuk ishte e qarte cili ishte posteri i fundit, e cilit i kishte kaluar afati i reklamimit. Nderkohe qe, posteret e LV per bojkot te produkteve serb nuk kishin afat skadence. Sidoqofte, i kisha vendos disa postera te tille ne ato shtylla, isha i vetmi qe i shperndaja. Nuk zgjati shume dhe nje pronare restoranti mu ofrua me nje ashpersi dhe me pyeti per posteret qe po shprendaja. I shpiegova se cili ishte qellimi dhe prita qe me miresjellje me thote qe vazhdo. Por meqe krejt rastesisht i kisha zene ‘rrugen’ disa postereve te tij, te restorantit qe perfaqesonte, me nje brutalitet mu drejtua duke me share me nane (literalisht) mu dhe LV qe ‘nese edhe njehere ndodhe qe posteret e LV i’a mbulonon posteret e restorantit te tij.’ Sigurisht pata nje lloj frike, sepse nuk e prisja nje reagim te tille. Pra, nuk funksionoi shpjegimi qe i dhashe, e qe i bije as fushate qe LV bente ne ate kohe. Ne ato vite, e gjithe politika ishte kunder LV dhe ckado qe ajo bente, perfshire edhe fushaten kunder produkteve serbe. Edhe reagimi i paedukat i personit ne fjale vinte nga ‘klima’ qe ne nivel vendi ishte. Mos ta refuzojme Serbine permes produkteve te saja.

Aktoret e atehershem qe kundershtonin fushaten, sot jane me pushtet dhe po marrin vendime, si ky i fundit per tarifa shtese ndaj produkteve serbe. Tash, kur e di qe te njejtit ishin me pushtet dhe me ashpersi te madhe kundershtonin nje fushate te tille, kur i shoh qe marrin vendime per tarifat (jashtezakonisht te ulta), nuk mundem te mos i shoh me perbuzje dhe mjerim.

Zogaj: Kosova nuk duhet të ketë ekip të unitetit në negociatat e Brukselit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj, në një shkrim të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka radhitur nëntë aryset se pse Kosova nuk duhet të ketë ekip të Unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë në Bruksel, raporton Periskopi.

Zogaj ka shkruar se Kosova tashmë ka 10 vjet shtet, dhe se Kushtetuta i përcakton qartë përgjegjësitë e secilit prej institucioneve dhe çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare.

Tutje, ai i ka bërë thirrje spektrit politik në vend që të mos i nënshtrohet presionit të presidentit Hashim Thaçi, për të cilin shkruan se si ishte bërë pjesë e negociatave në Bruksel, edhe pse ishte në opozitë.

Zogaj thotë se është në interes kombëtar që në këtë fazë të kemi një ekip shumë të përgatitur, por edhe një opozitë të kujdesshme, lidhur me marrëveshjen që do të dalë nga kjo fazë e dialogut.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Kosova nuk duhet te kete ekip te unitetit ne negociatat e Brukselit sepse:

Nuk eshte situata e vitit 2005/06, kur ishim ne administrim nderkombetar dhe nuk kishim institucione shteterore, pervec atyre administrative. Tashme kemi 10 vjet shtet.

Ne 2005/06 nuk kishim dokumente qeverisese, sot Kosova ka Kushtetute qe percakton qarte pergjegjesite e secilit institucion brenda vendit dhe cfaredo marreveshje nderkombetare, e me kete rast perfshine edhe marreveshjen eventuale me Serbine.

Nese eshte e vertete qe Kosova ka bere kompromise te mjaftueshme ne proces te Vjenes, dhe ato kompromise i ka inkuadru ne Kushtetute, qe i bije qe cfaredo qe te ndodhe ne dialogun e Brukselit, Kushtetuta nuk preket, pra nuk ka me kompromise tjera, atehere nuk ka kurrfare nevoje qe te kemi ekip te unitetit. Mos ju nenshtroni presionit te Presidentit Thaci, kur ky i fundit i referohet negociatave te Vjenes dhe se si PDK-ja edhe pse ne opozite, u be pjese e ekipit negociator. PDK dhe Thaci ne 2005/6, te vetmin mundesi per faktorizim e kishin nese do ishin pjese e ekipit negociator.

Nese mund t’i besojme Presidenti Thaci dhe Qeverise qe Marreveshja e ardhshme nuk e kalon Kushtetuten, ratifikimi i saj ne Kuvend nuk do te ishte problem sepse edhe partite opozitare kete po e kerkojne-respektimin e Kushtetutes qe kemi, pa ndryshime.

Nese qellimi i ekipit te unitetit eshte qe t’i kalojme pa probleme ndryshimet kushtetuese per akomodomin e autonomise, atehere, eshte pergjegjesi edhe e opozites nese nje gje e tille ndodhe.

Per shkak qe ekziston nje obsession i PDK-se, e kryesisht i Thacit e Veselit per ta pozicioniar LV anti-dialog ne cdo situate (anipse kjo e fundit eshte deklaruar pro dialogut me kushte) duke e pasur LDK ne ekip negociator amortizohet cfaredo reagimi per marreveshje te demshme eventualisht.

Sikurse ka nje obsesionim te LDK ta quan veten ‘parti institucionale,’ dhe keshtu te bashkangjitet ne cfaredo rrethanash agjendes se PDK-se, (jo vetem ne kete te dialogut). Per Kosoven dhe interesin nacional, nuk ka asgje me institucionale qe LDK te qendroj ne opozite dhe ta mbikeqyre procesin negociator shume kujdesshem.

Kemi pare qe Presidenti Thaci me krenari e pershkruan veten si nje negociator te shkathte, qe nuk i mungon pervoja, dija dhe guximi. Meqe i ka te gjitha keto, pse i duhet gjithe ky mobilizim dhe gjitheperfshirje? Nese del i fituar nga ky proces, le t’i merr te gjitha meritat i vetem.

Serbia nuk ka kriju nje ekip te tille. Per me teper, Presidenti Vucic ne shume raste ka thene qe ‘marreveshjen per Kosoven’ do ta hedhim ne referendum. Ne kete kuptim, edhe ne Kosove do te duhej me u pa referendumi si mjeti i konfirmimit per nje marreveshje me Serbine, e jo te kerkohet 2/3 ne Kuvend sepse keto 2/3 nuk eshte edhe aq veshtire te arrihen permes presionit.

Prandaj, eshte ne interes kombetar qe ne kete faze te negociatave te kemi nje ekip shume te pergatitun, (gje qe eshte i mundur te behet brenda koalicionit qeverises), por njekohesisht te kemi nje opozite shume te kujdesshme ne lidhje me marreveshjen qe do te vije./Periskopi

Analisti i njohur: Hashim Thaçi po tërhiqet nga Deklarata e Pavarësisë të vitit 2008

Periskopi.com Lajme

Analisti Petrit Zogaj, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili paralajmëroi se në fazën finale të dialogut me Serbinë nuk do të ketë vija të kuqe, raporton Periskopi.

Zogaj, ka përmendur disa nga çështjet kryesore, të cilat sipas tij duhet të jenë tema të diskutimeve që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, e për të cilat duhet të ketë vija të kuqe, nga Thaçi, i cili po përfaqëson Kosovën në këtë fazë të dialogut.

Sipas tij, në konferencën e sotme, Thaçi u tërhoq nga Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2008.

“Nese nuk ka vija te kuqe ne raport me Kushtetuten e Kosoves, nese nuk ka vija te kuqe per krimet e shtetit serb ne Kosove, nese nuk ka vija te kuqe per demet e luftes se fundit dhe nese nuk ka vija te kuqe per personat e zhdukur, po duket qe as shpallja e Pavaresise nuk eshte vije e kuqe. E ne kete konference, Hashim Thaci personalisht terhiqet nga deklarata e shkurtit 2008”, shkruan Zogaj në Facebook.

Tutje, ai thotë se tani radha u takon partive politike që të deklarohen nëse pajtohen apo jo me këtë gjë.

“Tash cka mbetet, eshte deklarimi i partive politike nese pajtohen me kete gje ose jo. Tek e fundit, Thaci eshte ne te drejten e tij qe te terhiqet nga shpallja e Pavaresise, ama vetem personalisht, e jo si perfaqesues i qytetareve te Kosoves”, përfundon Zogaj.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës në një konferencë me gazetarë që e mbajti sot ku po raportonte për fazën finale të dialogut me Serbinë, tha se nuk do të ketë vija të kuqë për asgjë në këtë fazë të dialogut.

Ai tha se marrëveshja e paqes me Serbinë do t’ia mundësojë Kosovës anëtarësimin në BE, NATO e OKB. Ndërsa tha se nëse Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi për paqe, rrezikon të përfundojë si Palestina e Qipro Veriore./Periskopi

 

 

Zogaj: Hashim Thaçi nuk duhet të merret seriozisht

Opinionisti Petrit Zogaj thotë se nuk është hera e parë që Hashim Thaçi del kundër deklaratave të ShBA-së dhe BE-së.

Periskopi.com Lajme

Thotë se këto dy të fundit ka vite që i kërkojnë të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, e që Thaçi heshtë.

Shkrimi i plotë:

Nuk eshte hera e pare qe Hashim Thaci del kunder kerkesave te ShBA-se dhe BE-se. Dy te fundit me vite te tera i kerkojne qe ta luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar, Thaci heshte. Me vite, ShBA dhe BE te kete rend e ligj ne kete vend, te kete zhvillim ekonomik, Thaci e ben te kunderten. Per afro dy vite, Hashim Thacit dhe kolegeve te tij, Biden, Kerry, Nuland dhe gjithe nomenklatura e BE-se i kerkojne qe te votoje demarkacionin dhe Asociacionin, ndersa Thaci ben pazate politike meskine. Prandaj, edhe kjo ndeshja e sotme e tij me ShBA-ne, NATO-n dhe BE-ne po duket brenda logjikes se nje refuzimi inatqor dhe aspak institucinal. Mbi te gjitha, eshte problematike me e marre seriozisht Presidentin, ka kohe qe s’merret seriozisht dhe mire behet. / Periskopi

Zogaj thotë e familja Dehari duhet çlirohet nga pengmarrja e Vetëvendosjes

Opinionisti Petrit Zogaj, ka thënë se e kupton dhimbjen e madhe të familjes Dehari, pas vdekjes së mistershme të të birit Astritit në burgun e Prizrenit, por se do të donte që ajo të mos rrethohej nga zyrtarët e Vetëvendosjes në secilën paraqitje publike.

Periskopi.com Lajme

“Rasti Astrit Dehari është rasti më i rëndë në vitet e fundit. Por unë nuk do të doja që familjarët e Astritit të ishin të rrethuar nga zyrtarë të Vetëvendosjes. Që të hiqet ideja se fëmiu biologjik është më pak i rëndësishëm se ai ideologjik dhe politik. Do të doja që ata të çliroheshin nga kjo pengmarrje që u ka bërë Vetëvendosja. Nuk besoj që një nënë dhe baba ndihet mirë me ata njerëz përreth dhe sigurisht janë nën presionin e partisë”.

Petrit Zogaj i godet kritikuesit për debatin me Edi Ramën

Pas debatit të zhvilluar ditën e enjte në Klan Kosova ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe analistëve politik, ku u zhvillua një debat i gjerë në rrjetet sociale se kush e fitoi debatin, ka reaguar edhe analisti politik, Petrit Zogaj.

Periskopi.com Lajme

Ai në një shënim në Facebook ka goditur të gjithë kritikuesit që u bënë opinionistëve nga Kosova, duke e postuar një thënje: “Turma është një kope e bindur që nuk mund të jetojë kurrë pa zotëri”.

Në debatin e shumëpërfolur me Edi Ramën ishin 6 opinionistë nga Kosova, ku pos Petrit Zogajt ishin edhe: Dardan Gashi, Ilir Mirena, Dastid Pallaska, Astrit Gashi e Krenar Gashi.

 

Zogaj thotë se Hashim Thaçi kërkoi falje për viktimat, Serbia jo

Analisti Petrit Zogaj ka shprehur qëndrimin e tij për deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të bëra në Serbi.

Periskopi.com Lajme

“Ne kemi kërkuar falje në cilësinë e Thaçit i cili ka shkuar në disa lokalitete ku ka viktima të popullsisë serbe por kjo nuk ja mohon faktin që ka shku dhe ka kërkuar falje”, ka thënë Zogaj.

“Ka kërkuar dënime të krimeve dhe asnjë lider serb nuk e ka bërë një gjë të tillë. Për Ramën është dashur të jetë e pranueshme si deklaratë me përmend një gjë të tillë në Beograd. Duhet me ja bë të çartë Ramës që Serbia është e pa-gatshme që të kërkojë falje”, tha ai.

Zogaj tha se cilido veprim i Edi Ramës që tenton me anashkalu shtetin e Kosovës, është antishqiptarizmi më i madh.