Salford City i yjeve të Manchesterit bën historinë: Arrin finalen e Wembleyt

Periskopi.com Sporti

Salford City ka arritur të fitojë gjysmëfinalen e parë të Ligës Kombëtare pasi e mposhti ekipin e Eastleigh pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo fitore bën që Salford City të shkojë në finalen e Wembleyt për t’u ndeshur të shtunën ndaj ekipit AFC Fylde, për të fituar kësisoj ngjitjen në League 2 ose në kategorinë e katërt angleze.

Ekipi i Salford Cityt është në pronësi të gjeneratës së artë [92] të Manchester United që kanë nga 10% të aksioneve. Është fjala për vëllezërit Neville, Nicky Butt, Paul Scholes, Ryan Giggs dhe David Beckham. Multimiliarderi Peter Lim i ka 40 për qind të tjera, shkruan Periskopi.

Ata e morën ekipin nga liga e shtatë angleze dhe tashmë janë afër që ta ngritin në ligën e katërt.

Ata kanë lojtarë të njohur në ekip si Chris Neal, Scot Wiseman, Liam Hogan, Adam Rooney, Dany Lloyd dhe me trajner legjendën Graham Alexander. /Periskopi

Ish mesfushori i Manchester Utd thumbon Xhakën: Ai është një lojtar i rremë

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Manchester United Phil Neville ka dhënë një deklaratë të ashpër në drejtim të mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka, duke e quajtur atë si lojtar “falsifikator”.

25-vjeçari Xhaka ka pasur dy sezone frustruese për Arsenalin pas transferimit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Mesfushori i lindur në Basel ka qenë çelësi kyç në progresin e Zvicrës në 1/8 final, pas fitores 2-1 ndaj Serbisë, e cila ishte vendimtare në kualifikimin e fazës eliminatore, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Xhaka me shokët e tij kanë humbur 1-0 nga Suedia – e vlefshme e fazës së çerekfinaleve.

“Ai i lejon lojtarët që të kalojnë lehtësisht kur ai është një mesfushor qendror. Ai është i rremë”, tha Neville.

Mesfushori zviceran nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm në mesfushën e Gunners.

25-vjeçari do të shpresojë që emërimi i Unai Emery në krye të Arsenalit do të nxisë një shtysë të re për të shkëlqyer në sezonin e ardhshëm./Periskopi/