Vdes legjenda e Milanit

Periskopi.com Sporti

Është shuar një tjetër legjendë e futbollit italian. Mediat italiane bëjnë të ditur se një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin për klube.

Prati e humbi jetën në moshën 73-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë karrierës së tij ai shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A, doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, ka fituar titull e Kupë, me Milanin ngriti European Cup, Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.

Vdes legjenda e futbollit italian

Periskopi.com Sporti

Ka vdekur legjenda e futbollit italian Pierino Prati.

Siç raportojnë mediat italiane, gjatë ditës së sotme ka vdekur ish-sulmuesi i Romës dhe Milanit Pierino Pirati.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga ish-shoku i skuadrës së tij Bruno Conti.

Pierino Prati - Wikipedia

“Pusho në pare Pierino” ka shkruar Conti në rrjetet sociale.

Ai veshi fanellën e AC Milan nga viti 1967 deri në 1973 duke fituar një kampionat, dy kupa italiane, dy kupa të Kupave, një Champions dhe një kupë ndërkontinentale. Pastaj u tranferua  në Romë ku luajti nga 1973 deri në 1977, duke lënë një kujtim të pashlyeshëm në zemrat e tifozëve të Giallorossi.