Pjanic flet për ndeshjet ndaj Real Madridit dhe ndaj ish- klubit

Periskopi.com Sporti

Miralem Pjanic ka deklaruar se përballja me Juventusin do të jetë mjaft e vështirë, si dhe ka shtuar se kartoni i kuq ndaj Gerrard Pique ishte i tepërt.

Mesfushori, i cili iu bashkua Barcelonës gjatë verës së kaluar nga Juventusi, do të rikthehet në “Alianz Stadium” më 28 tetor për t’u përballur me “Zonjën e Vjetër.”

“Ne po mendojmë për “El Clasicon”, ndeshjen tonë të radhës, pastaj do të kthehemi te Juventusi.”, tha Pjanic për faqen zyrtare të UEFA-së.

“Do të jetë e rëndësishme por edhe e vështirë, por ne jemi gati.”, shtoi ai.

Katalunasit do të jenë pa shërbimet e Gerrard Pique në ndeshjen e radhës në Champions League, pasi ai u ndëshkua me karton të kuq natën e kaluar.

“Mendoj se ishte i tepruar. Ishte lajmi i vetëm i keq, por duhet ta pranojmë.”, tha në fund reprezentuesi nga Bosnja.

Pjanici zyrtarizohet te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka firmosur me futbollistin boshnjak, Miralem Pjanic. Këtë klubi i madh spanjoll e ka bërë të ditur të hënën pasdite në faqen zyrtare.

Mesfushori do të firmos kontratë të vlefshme për katër vjet, deri në fund të edicionit 2023\2024. Klauzola e lirimit të tij do të jetë 400 milionë euro, ka njoftuar Barcelona.

Transferimi i tij i ka kushtuar Barcelonës plot 60 milionë euro, plus pesë milionë në bonuse.

Pjanic do të luajë për Juventusin deri në fund të edicionit aktual.