​GLSP prezanton pesë pikat që Qeveria duhet t’i ketë në dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar pesë pikat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se përfshirja e opozitës në këtë proces, është e domosdoshme.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një konferencë për media, tha se është përgjegjësi kushtetuese e Qeverisë së re dhe kryeministrin të prodhojë pajtueshmëri politike mes grupeve parlamentare.

Sipas tij, se dialogu është përgjegjësi shtetërore përpos kërkesës ndërkombëtare, andaj edhe normalizimi i plotë i këtyre marrëdhënieve nëpërmjet njohjes juridike të pa rezervë dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të plota, është dhe duhet të jetë qëllimi final i institucioneve të Republikës së Kosovës për kompletimin e shtetësisë së saj.

Kryeziu tha se si pikë e dytë të renditur nga GLSP-ja, ë shtë se pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështjet të dialogut, që është kriter i patejkalueshëm.

“Pajtueshmëria e gjerë politike mbi çështjet të dialogut është kriter i patejkalueshëm, pavarësisht fuqisë që Qeveria e Kosovës që ka në Kuvendin e Kosovës ajo duhet të insistojë në bashkëpunimin ndërpartiak dukë ofruar infrastrukturën e duhur për përfshirjen përmbajtjesore të opozitës parlamentare në procesin e dialogut……Prandaj Qeveria duhet të marrë parasysh nevojën për krijimin e një grupi punues gjithëpërfshirës në të cilën ftohen të gjithë përfaqësuesit e lartë të partive parlamentare dhe të marrin pjesë aktivisht në këtë grup, e veçanërisht duhet t’i jepet një vëmendje e veçantë pjesëmarrjes dhe përfshirjes të grupeve parlamentare opozitare. Ky grup duhet të jetë jof ormal për nga karakteri”, deklaroi Kryeziu.

Pikë e tretë e GLSP-së është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me shtetësinë e Kosovës dhe jo ta cenojë shtetësinë e saj.

“Rrjedhimisht territori i Republikës së Kosovës dhe monoetnizimi i institucioneve mbi çfarëdo baze nuk duhet asnjëherë të jetë subjekt apo objekt i diskutimit në dialog. Këto dy çështje duhet të përbëjnë bazën e vijave të kuqe në dialog”, tha Kryeziu.

Kryeziu shtoi se qeveria e re duhet të udhëhiqet nga tri parime kryesore, siç është parimi i sekuencializmit, parimi i reciprocitetit në dialog dhe ai i mirëbesimit.

Ndërsa si pikë e katërt e këtij dialogu është se pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar është në nivelin më të ulët që nga pavarësia dhe se kjo situatë ka prodhuar fenomenin e tërheqjes së njohjeve dhe me ç’rast qeveria e kaluar është ballafaquar me mënyrë të pasuksesshme dhe joserioze andaj edhe

Një çështje urgjente të cilën, sipas Kryeziut, duhet ta trajtojë qeveria e re, është pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, e cila është në nivelin më të ulët që nga pavarësia dhe se kjo situatë ka prodhuar fenomenin e tërheqjes së njohjeve. Ai shton se një situatë e tillë e faktorizon edhe më shumë rolin e Serbisë.

“Dialogu nuk po trajtohet më si përgjegjësi rajonale e Bashkimit Evropian, por si nevojë për angazhim ndërkombëtar që nga Samiti i Berlinit të prillit 2019, formati i dialogut iu është nënshtruar një ridizajnimi të formatit ….pra dialogu tashmë e ka tejkaluar formatin që e kemi njohur. Qeveria e re duhet ta ketë parasysh se përfshirja e një numri sa më të madh të akterëve në procesin e dialogut mund të jetë barrë për Kosovën”, u shpreh Kryeziu.

Gjatë kësaj konference për media, Kryeziu shtoi se ndonse një përfshirje e gjerë ndërkombëtare i jep shtysë shtesë këtij dialogu, ajo do të rezultojë në presion të shtuar mbi Kosovën sa i përket numrit dhe natyrës së kompromiseve të nevojshme për një marrëveshje./F.Gashi/

Kthehen në pikën zero 46 projektligje

Periskopi.com Lajme

Janë kthyer në pikën zero 46 projektligje, të cilat ndodheshin në procedurë shqyrtimi a miratimi në Kuvend, në ditën kur është shpërndarë legjislatura e gjashtë. Që të gjitha u janë kthyer sponsorizuesve, shkruan sot Koha Ditore.

Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit, ka treguar për numrin e projektligjeve që ishin në këtë institucion më 22 gusht, pas vendimmarrjes në të cilën datë vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Pas shpërndarjes se legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në procedurën e shqyrtimit në Kuvend kanë mbetur 46 projektligje, prej tyre: 30 projektligje të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 16 projektligje të propozuara nga komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit”, i ka thënë gazetës sekretari Krasniqi.

Në bazë të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit, projektligjet dhe çështjet e tjera të mbetura në procedurën e shqyrtimit në Kuvend, për t’u shqyrtuar në legjislaturën e ardhshme duhet të riprocedohen nga propozuesit, me përjashtim të peticioneve dhe ligjeve të miratuara nga Kuvendi e të dërguara për shpallje të presidentit. Për pasojë, procedura për të 46 projektligjet do të nisë nga fillimi, meqë ato u janë kthyer sponsorizuesve.

Kuvendi sot vazhdon seancën për gjenocidin

Periskopi.com Lajme

Seanca plenare, e ndërprerë më 16. 05. 2019, vazhdon me pikat e njëjta.

Ndryshe Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare më 16 maj kanë votuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i kishte 7 pika të rendit të ditës ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

 

 

Sot seanca për gjenocidin serb në Kosovë, ja pikat e rendit të ditës

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në një seancë pleanre ku do të shqyrtohet Propozim-Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Veç kësaj në mesin e pikave të rendit të ditës së seancës së sotme është edhe ajo për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb kryer ndaj shqiptarëve

Ja pikat e rendit të ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
    4. Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
    5. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
    6. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
    7. Caktimi i Ditës së Gjenocidit.

 

Të hënën mblidhet kryesia e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare duke filluar prej orës 11:00.

Po ashtu, do të vendoset për seancë.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:
  3. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  4. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  13. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  14. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  15. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  16. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së,
  17. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  18. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
  20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  21. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
  23. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
  24. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
  25. Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
  26. Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
  27. Caktimi i datës për vazhdimin e Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16 nëntor 2018:
  28. Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
  29. Përgatitjet për seancë plenare të radhë:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
Shqyrtimi i parë Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për gjykatat,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit Penal i Republikës së Kosovës nr. 06/L-074,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjin nr.2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

 

Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Periskopi.com Lajme

Sot me fillim nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.

Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare si dhe pikat për seancë të re plenare.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës është edhe votimi i propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e  drejtorit dhe ndarjen e granteve dhe subvencione.

Rendi i ditës:

  1. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:
  2. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  5. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  6. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  7. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  9. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  10. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
  11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
  12. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
  13. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018:
  14. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  15. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  16. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  17. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  20. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim
  21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

III. Pikat për seancë të re plenare:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

8 .Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

  1. Debat parlamentar për dialogun me Serbinë,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  5. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

 

Mbahet seanca e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të mbajtur seancat e lëna në gjysmë, gjithsej shtatë të tilla.

Pasi të përfundojnë seancat e lëna në gjysmë, Kuvendi do të nis një seancë të re me 16 pika të rendit të ditës.

Më poshtë rendi i ditës për punimet e sotme që do të nisin nga ora 10:00:

  1. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:
  2. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  5. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  6. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës për vitin 2017,
  7. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  9. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  10. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
  11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,
  12. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

​ II. Pika e përfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018:

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.  2004/32 për Familjen i Kosovës,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e  Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  7. Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim
  8. Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

III. Pikat për seancë të re plenare:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Interpelancë me ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

12 .Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

  1. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

 

Kuvendi sot mban seancë plenare

Periskopi.com Lajme

Sot me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë javën e kaluar, ka bërë të ditur se është marrë vendim se deputetët nuk mund të pushojnë pa përfunduar projektligjet që presin shqyrtim, e në veçanti ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Më pas, vazhdon seanca plenare, me pikat e papërfunduara më 6 korrik.