Cili piktor përfaqëson imazhin tonë mesjetar?

Periskopi.com Lajme

Në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë ka patur një pavijon të pikturës mesjetare.

Ky muze u hap në 26 prill 1980.

Aty kanë qenë ekspozuar punime me vlera të shekullit XII-XIV si dhe të piktorëve të shquar të shekullit XVI-XVIII si Onufrit, Nikollës së Onufrit, Onufër Qipriotit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut dhe vëllezërve Zografe.

Vend të vecantë në këtë muze zinte një ikonostas i shekullit të XVIII i gdhendur nën drejtimin e kryemjeshtrit Dhimitër.

Përdorëm kohën e shkuar të foljeve sepse nuk kemi informacione në ç’gjendje është ky muze sot.