Zbulohen çmimet e pikturave të Ramës në Berlin

Periskopi.com Lajme

Udhëtimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama në Berlin nuk kishte vetëm politikën si qëllim. Pas takimeve me kancelaren Merkel dhe anëtarëve të Bundestagut duket se kreu i qeverisë shqiptare do ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për qëllimet e tij artistike.

Në 12 shtator në kryeqendrën e Gjermanisë u hap “Berlin Art Week” një aktivitet që përfshin 110 galeri arti në dy hangarë të aeroportit historik “Tempelhof”. Ky është edicioni i dytë i panairit që mbahet në një aeroport të ndërtuar nga nazistët në aeroportin e kohës së luftës.

Pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe Edi Rama me punimet e tij në pikturë dhe në qeramikë. Mediat e huaja kanë zbuluar për herë të parë edhe çmimet me të cilat shet grafikat e tij kryeministri shqiptar. Sipas “Deutsche Welle”, Rama do ta hapë galerinë e tij në 15 shtator dhe për të ka bashkëpunuar ka zgjedhur një njohje të vjetër, artistin Anri Sala.

Ndërsa “Artnetnews” shkruan se kryeministri i Shqipërisë është një artist i vendosur që ta tregojë punën e tij në të gjithë botën. Galeria e tij me qendër në Berlin dhe Madrid, “Carlier|Gebauer” ka prezantuar një skulpturë qeramike që ngjan me disa pllaka prej lënde të butë të grumbulluara njëra mbi tjetrën, si dhe letër-muri me vizatime të vogla, me ngjyra të ndezura, mbi të cilat janë varur copa të vogla, amorfe qeramike.

Vetëm njëra nga këto grafika të Ramës e vitit 2018 kushton 3500 euro. Asnjëherë kryeministri shqiptar nuk ka folur sa ka fituar nga shitja e veprave të tij të artit. Vetëm në deklarimin e pasurisë së vitit 2018 Rama vuri shifrën e 3.8 milionë lekëve të reja si të ardhurave nga shitja e pikturave dhe librit “Kurban”. Nëse do t’ju qëndrojmë këtyre shifrave Rama shet në vit rreth 9 piktura. Bileta më e lirë për të hyrë në aktivitetin që mbahet në Berlin është 16 euro ndërsa më e shtrenjta 45 euro. Ajo që nuk dihet ende është nëse pjesëmarrja e Ramës si artist në këtë aktivitet është me ftesë apo ai ka paguar për të qenë pjesë e tij.

Gazeta shkruan se Rama merret me skulpturë gjatë fundjavave, por nënvizon se grafikat janë bërë gjatë kohës që ai ka qenë “në punë”. “Artnetnews” citon edhe një intervistë të Ramës dhënë për “The Guardian” në vitin 2016.

“Nuk mund të gjeja një mënyrë për t’u mbijetuar takimeve të gjata. Vizatimi më ndihmoi të dëgjoja. Vetëm shumë më vonë kam lexuar studime që treguan se shkarravitja përmirëson përqendrimin, ose ul stresin. Është një proces që është bërë plotësisht pjesë e imja. Dhe është shumë i frytshëm” – tha thënë Rama.

Një libër me përmbledhje të punëve të tij Rama nuk harroi t’ja dhuronte edhe Merkelit. Ndoshta për t’i prishur mendjen për çeljen e negociatave pasi libri me detyrat dhe reformat që duhet të plotësonte ka mbetur prej kohësh përgjysmë./lapsi

15 mijë euro vlera e pikturave të Kryeprokurorit të Shtetit

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar banesë me vlerë 120.000euro, një tjetër me vlerë 80.000 euro dhe parcelë me vlerë 53.200 euro.

Në Agjencinë Antikorrupsion kryeprokururi ka deklaruar pasuri të luajtshme e një veturë Opel Corsa me vlerë 8.000euro dhe 5 piktura me vlerë 15.000euro.

Para të kursyera ka deklaruar 13.243euro dhe 7.046 në llogarinë e bashkëshortes, kurse si para të gatshme 3000 euro të fëmijëve të tij.

Lumezi ka edhe borxhe nga një huamarrje me vlerë 29.000 euro.

Të hyrat vjetore të Lumezit vinë nga paga e tij si kryeprokuror me shumë prej 13.600euro, paga nga AAB me vlerë 3.456euro, shërbime intelektuale 1.760euro nga Buxheti i Kosovës, 289 euro mëditje dhe 8,4000 euro nga qiraja e banesës