Pingpong: Linor Çitaku zë vendin e pare në Lihtenshtajn

Periskopi.com Sporti

Më 1 mars me një atmosferë sportive është mbajtur kampionati individual i pingpongut për senior në Lihtenshtajn, ku ish-lojtari i KPP Prishtina, Linor Çitaku, zuri vendin e parë.

Ai tregoi formën e tij më të mirë duke shënuar të gjitha fitoret bindëse, ku në finale u ballafaqua me kampionin e Lihtenshtajnit, Asad Keucheyan, të cilin e mposhti me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur që ka mposhti kampionin e Lihtenshtajnit ku edhe tregoi për konkurrencën që pati në kampionatin kombëtar të Lihtenshtajnit.

“Për mua është kënaqësi që dola i pari në Kampionatin kombëtar 2020, ku edhe mposhta në finale kampionin e Lihtenshtajnit. Në këtë kampionat kishte konkurrencë të madhe meqë kishte lojtarë edhe nga shtetet fqinje përfshi këtu edhe nga Zvicra” u shpreh Çitaku.

Poashtu në kategorinë çifte meshkuj është bërë kampion së bashku me Asad Keucheyan.

Linor Çitaku para se zhvendosej në Vaduz të Litenshajnit, ku ka përfunduar studimet Master në Arkitekturë në Universitetin e Lihtenshajnit, ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës në pingpong. Ai është lojtar kyç në klubin e Pingpongut TTC Triesen.

Lajm fantastik nga Federata e Pingpongut të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Pjesëmarrës në CONNECT League do të jenë 4 shtetet fqinje të Kosovës, respektivisht, Mali i zi, Maqedonia e veriut dhe Shqipëria. Liga do të jetë e hapur për shtetet tjera që do i bashkëngjiten në të ardhmen, e do të organizohet në sistem vajtje-ardhje.

Liga do të zhvillohet për kategorinë e reja U16 dhe U18 në të dy gjinitë, ku secili shtet do të përfaqësohet me nga 8 lojtarë. Garat do të zhvillohet me 3 të fituara, sipas sistemi Corbillon Cup, pra me nga dy lojtarë, që mund të zhvillojnë nga dy individuale dhe një lojë në çifte.

Për të shprehur vlerësimin e njëkohësisht për të garantuar se do ta përkrahë fillimin e kësaj iniciative, Kosovën do ta vizitoj i udhëheqësi i federatës Evropiane të Pingpongut z. Ronald Kramer.

Kosovën në këtë kampionat do e përfaqësojnë:

· Junior M: Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti

· Junior F: Alma Mehmeti dhe Loresa Imeri

· Kadet M: Blendi Hajdari dhe Sylejman Çerkini

· Kadet F: Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani

· Trajner: Rifat Rifati, Jeton Azizi dhe Ridvan Hashani