Pjanic me postim emocionues: Ja si ia dha lamtumirën ‘Zonjës së Vjetër’

Periskopi.com Sporti

Miralem Pjanic i ka thënë lamtumirë Juventus-it në mënyrën më të keqe.

Pas eliminimit në 1/8-at e Champions League, mesfushori mund të përqendrohet 100% tek aventura e tij re me Barcelona-n.

Ish-ylli i Roma-s ka luajtur për 4 sezone me ngjyrat bardhezi pa arritur të festojë në Europë.

Pjanic i ka dhënë lamtumirën e tij Zonjës me një postim në Instagram:

“Kam sfiduar të kaluarën për të shtrënguar të tashmen, të paktën edhe për pak”.

“Sot rrugët tona ndahen, por çdo centimetër për të arritur deri këtu e kam bërë për të qenë pjesë e diçkaje të madhe, diçka që do të mbetet në zemrën time dhe do të më shoqërojë kudo”.

“Paç fat Juventus, gjithmonë deri në fund”, ka shkruar Pjanic.

Kombinimi Pjanic – Ronaldo, gol thjesht spektakolar

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual italian, Juventus, sonte po luan takimin e saj të radhës, ku për mysafir ka skuadrën e Sampdorias, shkruan Periskopi.

Krejt në fund të pjesës së parë, kur po vijonte minuta e fundit e lojës shtesë, pas një superasisti të Pjanic nga gjuajtja e lirë –  rrjetën e gjeti portugezi, Cristiano Ronaldo pas një goditje të fuqishme të topit.

Shihni supergolin me poshtë. /Periskopi