Tatuazh në vend intim, tifozja shqiptare zbulon kuptimin që ka (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Rike Roçi tërhoqi shumë vëmendje disa muaj më parë, teksa publikoi një foto ku dallohej një tatuazh në pjesët intime të trupit.

Ndërsa së fundmi e ftuar në “Top Channel” në emisionin “Shiko Kush Luan” Rike Roçi u pyet për këtë temë. Luana Vjollca i kërkoi të tregonte kuptimin e tatuazhit, ndërsa Rikja me sportivitet u përgjigj:

“Te cepi i bikinit dhe ka kuptim. Të kesh besim te vetja”, tha bukuroshja. Kujtojmë që Rike Roçi përveçse ish-banore në programin “Big Brother”, fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016”.

Ajo u shfaq në arenat franceze në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe u cilësua si një prej tifozeve më seksi të atij turneu.

151 nxënës u përjashtuan nga pjesa e parë e provimit të maturës sivjet

Periskopi.com Lajme

Maturantët e regjionit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore 2019 për pjesën e parë, përderisa dje këtij provimi i janë nënshtruar maturantët në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas ditës së fundit të provimit të Maturës Shtetërore dhe ka konstatuar se, në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha të cilat do ta dëmtonin procesin as në Pejë e Mitrovicë, por as në regjionet tjera.

Në bazë të raporteve të pranuara nga dy regjionet e fundit, të cilat sot kanë organizuar Testin e Maturës, gjatë kësaj dite, për shkak të mospërfilljes së rregullave, janë përjashtuar nga procesi 26 nxënës, të cilët do ta humbin këtë afat të testimit. Ndërsa, tre administrues do të përballen me masa disiplinore, si dhe ndaj dy drejtorëve të shkollave (në Pejë dhe Vushtrri), të cilët kanë penguar procesin dhe do të fillojnë procedurat e inspektimit.

Sipas raporteve të pranuara gjatë katër ditëve sa është mbajtur testi i Maturës, në të gjitha regjionet janë 151 maturantë, të cilët janë përjashtuar nga procesi dhe ata do ta humbin këtë afat të testimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës,  falënderon drejtoritë komunale të arsimit të komunave përkatëse, Policinë e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror.

Pjesa e dytë të Testit të Maturës, fillon më 19.06.2019 në regjionin e Prishtinës, më 20.06.2019 në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit, më 21.06.2019 në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe më 22.06.2019 në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.