Plagosje në rrugën e Gërmisë

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna armësh në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rrugës për në Gërmi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Nga vendi i ngjarjes ka ikur i plagosuri dhe personat e dyshuar që kanë kryer këtë akt.