Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë, ku dyshohet se u përfshi reperi Fero

Periskopi.com Lajme

Një person është plagosur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar të premten rreth orës 15:00 pas disa të shtënave me armë zjarri.

Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën, i plagosur nga arma e zjarrit.

I plagosuri M.E, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri- revole.

Personat e arrestuar janë Sh. C 20 vjeçar, L. K 22 vjeçar dhe Xh. B 43 vjeçar, të cilët ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt A.K 23 vjeçar, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

Image
Image

Një burrë në Mitrovicë plagos me armë zjarri ish-gruan e tij

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti kishte plagosur ish bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë-revole e llojit “Sig Saues”, me një karikator të  zbrazët, kal.7.65mm e dyshuar se është përdorur në raste, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy gëzhoja dhe dy predha.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

24 vjeçari plagos me armë shokun e tij në Kamenicë

Periskopi.com Lajme

Një plagosje aksidentale ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në fshatin Bllatë të komunës së Kamenicës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari M.E. aksidentalisht ka plagosur me armë shokun e tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar se sot në rrugën e fshatit Bllatë në Kamenicë, i dyshuari M.E., 24 vjeçar nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa kishte qenë në veturë me shokun e tij, të dëmtuarin Q.S., 20 vjeçar duke provuar revolen e llojit ‘’Ekol’’, aksidentalisht ka shtënë brenda veturës, me ç’rast edhe e ka plagosur të dëmtuarin, i cili për shkak të lëndimeve trupore është dërguar për tretman mjekësor, në Spitalin Regjional në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë”, njofton Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari,  pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila edhe ë4shtë sekuestruar nga Policia.

Në njoftim thuhet se i dyshuari për këtë rast është ndaluar.