Të shtëna me armë në një fshat të Pejës, plagosen dy persona

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Treboviq të Pejës – shkruan Periskopi.

Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore. Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është B. K. i lindur me 1964 i cili është arrestuar dhe se në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Mashkulli B.K me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtet për 48 orë./Periskopi.

 

 

Policia jep detaje të reja për plagosjen në Pejë

Periskopi.com Lajme

Policia ka dhënë detaje të reja për plagosjen që ka ndodhur orë më parë në stacionin e autobusëve në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova tha “I dyshuari që ka therrur me thikë dy viktima, njërin prej tyre të mitur është në arrati dhe Policia po punon maksimalisht në kapjen e tij”, njofton Klan Kosova.

Rugova po ashtu tregoi se dy viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.