Plani i diplomacisë serbe për heqjen e njohjeve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Serbia ka një plan konkret për të zbritur numrin e njohjeve të Kosovës. Por, pse është e rëndësishme për ta që numri të zbres nën 97?

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se synimi i Serbisë është që numri i shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të zbres nën 97, më pak se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

Për vendimet e disa shteteve për tërheqjen e njohjes së Kosovës – edhe pse MPJ e Kosovës i ka mohuar ato – Serbia thotë se ka dëshmi për t’i argumentuar.

Nga 117 shtet për të cilat Prishtina thotë se kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, Nigeria, Uganda dhe Mali kanë mohuar një gjë të tillë, derisa 14 shtete kanë tëhequr njohjet e tyre, raporton “TV Pink”, transmeton lajmi.net.

Madje, numri 97 konsiderohet si “magjik” për diplomacinë serbe.

Por, pse Serbia e konsideron të rëndësishme që numri të zbres nën 97 njohje të Kosovës.

“Në listën e tyre janë edhe shtetet që zyrtarisht thonë se kanë pezulluar vendimin për njohje, si Egjipti dhe Peruja. Shënimet e Prishtinës nga 117 shtete janë të lëkundura, objektivi ynë është që ai numër të zbres nën 98 sepse paraqet më pak se gjysmën e shteteve anëtare në Kombet e Bashkuara andaj kjo është e rëndësishme për votimin në organizata ndërkombëtare në mënyrë që mos të kalojnë”, deklaroi ai për “TV Pink”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Prishtina vazhdimisht ka provokuar me përpjekje të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare përfshirë INTERPOL-in, UNESCO-n dhe organizatën botërore të doganës.

“Ne arrijmë ta parandalojmë kur procedurat na lejojnë por është me rëndësi të themi se edhe votimi për INTERPOL ka dëshmuar se çështja e Kosovës është e gjallë dhe se nuk është e përcaktuar siç thonë në Prishtinë”, u shpreh ai.

Asambleja e Përgjithshme në OKB përbëhet nga 193 anëtarë dhe nëse numri i shteteve që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës është më i vogël se 100, kjo nënkupton se më tepër se gjysma e shteteve anëtare nuk e pranojnë shtetësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Marrë parasysh se synimi i madh i Prishtinës është të sigurojë ulëse në OKB, plani i diplomacisë serbe është në proces dhe planifikon të sigurojë pozicion sa më të mirë.