Valët e detit nxjerrin 60 milionë euro kokainë në plazhe

Periskopi.com Lajme

Javët e fundit, dallgët e detit kanë nxjerrë në brigjet franceze rreth 760 kg kokainë të ndara në pako, me vlerë rreth 60 milionë euro.

Pakot janë shfaqur në plazhe të ndryshme, jo shumë pranë, dhe policia ka nisur një hetim për të zbuluar origjinën.

Kokaina, sipas autoriteteve, ka pastërti shumë të veçantë, ndaj është e rrezikshme dhe për mbidozë, ndaj policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë sapo t’i gjejnë.

Policia liron disa plazhe publike në Ksamil, Durrës dhe Tale

Periskopi.com Lajme

Policia është angazhuar në operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhet e mbipopulluara.

Një ditë më parë policia liroi dhe vuri në dispozicion të pushuesve rreth 4000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Janë hequr nga policia rreth 960 shezlone, çadra e tavolina, duke iu kthyer hapësira e plazhit pushuesve dhe zona është hapur për pushuesit.

Ndërsa sot aksioni po zhvillohet në Durrës ku janë hapur 3500 metra katrorë hapësirë e lirë për pushuesit dhe po ndiqen penalisht shtatë persona për pushtim hapësire publike dhe fshehje të ardhurave.

Në funksion të këtij aksioni është vënë në ndjekje penale drejtori i taksave në Bashkinë e Durrësit. Pas një aksioni në Tale të Lezhës, po ndiqen penalisht edhe drejtori i taksave të bashkisë së Lezhës për shpërdorim detyre./TCh

 

Sipas zhytësit Ismajl Kasumi, kjo është arsyeja kryesore pse po mbyten pushuesit nëpër plazhe

Periskopi.com Lajme

Edhe këtë verë sikurse viteve të mëparshme, plazhet shqiptare janë kthyer në vende të tragjedisë për një numër të pushuesve kosovarë.

Vetëm gjatë muajit qershor, tre pushues e kanë humbur jetën në bregdetin shqiptar, duke alarmuar mungesën e sigurisë në plazhet shqiptare.

Arsyeja se pse po ndodhin humbjet e jetëve në bregdetin shqiptar, për zhytësin e njohur kosovar, Ismajl Kasumi, lidhet kryesisht me pakujdesinë e pushuesve.

Ai ka theksuar se problem i madh në krejt bregdetin shqiptar është mungesa e shpëtimtarëve, të cilët sipas tij, do të ndikonin në parandalimin e humbjes së këtyre jetëve.

“Disa herë e kam prezantuar këtë problem, madje është për befasi se sa shumë investime bëhen atje në aspekte tjera, derisa në anën tjetër nuk kemi shpëtimtar”, ka shtuar Kasumi.

Ai një porosi të veçantë e ka dhënë për prindërit që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm me fëmijët e tyre gjatë kohës që janë afër ujit, duke e pasur sipas tij, tërë fokusin tek të vegjlit.

“Nuk duhet prindërit të habiten me lojëra të ndryshme, e fëmijët t’i harrojnë, por që fokusin e vazhdueshëm ta kenë te ata”, tha Kasumi.

Ai ka thënë se tash e disa vite më parë e përsëritë nevojën që fëmijët nëpër shkolla ta kenë si lëndë obligative mësimin e notit, si preventivë në parandalimin e këtyre fatkeqësive që po ndodhin me pushuesit kosovarë në bregdet.

Bllokohen 3 plazhe në Vlorë, çlirohet 20% e hapësirës publike në plazhin e Velipojës

Periskopi.com Lajme

Mungesa e rojeve bregdetare dhe mungesa e kufijve ujorë për sigurinë për pushuesit çoi në bllokimin e tri plazheve në Vlorë, ku këtë të premte nisi një aksion kontrolli në të gjithë vijën bregdetare.

Ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës, duke bërë të mundur sekuestrimin deri tani të gjithsej 1.625 shezllonëve dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës, shkruan sot Koha Ditore.

Si rezultat, është rivënë në dispozicion 20% e hapësirë publike në plazhin e Velipojës.

E premtja e gjeti bregdetin e Shëngjinit me kulla vrojtimi, flamuj jeshilë dhe bova që bëjnë ndarjen e zonës së lundrimit nga ajo e notimit ku në 2 kilometra të zonës së populluar të plazhit janë vendosur 7 kulla vrojtimi të pajisura me vrojtues të kualifikuar, si dhe me të gjithë elementet e sigurisë.

Bashkia e Vlorës është e para që reagon kështu në lidhje me sigurinë e pushuesve pas të paktën 5 rasteve të mbytjeve që janë regjistruar këtë sezon turistik në plazhet e Shqipërisë edhe për shkak të mungesës së vrojtuesve dhe kushteve të tjera. Aksioni i Bashkisë Vlorë do të shtrihet nga plazhi i Ri deri në Orikum. Ai vjen dy ditë pasi ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u dërgoi një letër kryetarëve të bashkive në zonat bregdetare për të marrë masa ndaj subjekteve abuzuese.