​Bibla e shtypur në pllaka metalike para 565 viteve

Periskopi.com Lajme

Johannes Gutenberg në vitin 1455, shtyp librin e parë Biblën me pllaka metalike.

Më parë librat kopjoheshin me dorë apo shtypeshin me pllaka të gdhendura druri – procese që kërkonin muaj apo vite për të botuar një libër.

Johann Gutenberg shpiku një makinë shtypi që revolucionarizoi përhapjen e dijeve; ai u nxit nga qëllimi për shpalljen sa më gjerë e me shpejt të ideve për reformimin e Kishës.

Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Periskopi.com Lajme

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës mëngjesin e sotëm është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet zbuluan këtë pllakë në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi popullin mik të Amerikës.

“Kosova kujton cdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjejmë me Amerikën dhe këtë ditë do e kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtatori të çdo viti. Para se të fillojmë punën do i nderojmë ata që ranë në sulmet e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”, tha Haradinaj.

Pas zbulimit të pllakës memorialë Haradinaj dhe Kossnet si dhe personalitete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe.

Ndryshe, rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 shtator 2001.

Presidenti përuron pllakat “Bazë e UÇK”-së

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e pllakave “Bazë e UÇK”-së në shtëpitë e Hasan Tahirit dhe Idriz Nurakut në Plluzhinë të Skenderajt.

Ai ka thënë se kjo është një zonë e rezistencës së jashtëzakonshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se përderisa respektohen këto vlera dhe respektohen familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, atëherë vendi është në rrugë të sigurt.

“Sot, mesazhi im është si mik i juaji, si bashkëluftëtar i juaji në vitet më të rënda për kombin, por edhe më krenaret për vendin tonë, qëndroni siç keni qenë gjithmonë të bashkuar edhe në luftë, edhe në paqe, edhe më tutje. Vetëm të bashkuar arritëm që të kemi sukses”, tha ai.

Duke iu drejtuar familjeve Tahiri dhe Nuraku në Plluzhinë të Skenderajt, Thaçi theksoi se shteti i Kosovës, në mënyrë institucionale po respekton dhe nderon rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë trevë, në fshatin Plluzhinë, Ticë, Likoc dhe gjithë këtë hapësirë, që ishte bërthama e masovizimit të Ushtrisë Çlirimtare për tërë Kosovën.

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se këtu erdhën për t’u shpërndarë në gjithë Kosovën veprimtarët më të mirë të kombit. Këtu erdhi edhe Fehmiu, edhe Xheva, edhe komandant Kumanova dhe shumë e shumë komandantë tjerë që ranë në istikamet e lirisë, për t’u shpërndarë më pas anekënd Kosovës, për të zgjeruar frontin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe nuk ishte e rastësishme pse erdhën këtu fillimisht. Erdhën, sepse këtu kishte filluar lufta. Këtu nuk kishte më Serbi, por kishte organizim. Këtu ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjet më të larta për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës dhe për familjet e dëshmorëve.

“Kanë ra shumë heronj, shumë dëshmorë. Sot dhe çdoherë kur vijmë këtu dhe në çdo derë që trokasim dhe hyjmë, hyjmë në shtëpitë që kanë qenë shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetëm ai mobilizim i përgjithshëm bëri që ne të fitojmë”, ka thënë ai.

Përmes përurimit të pllakave “Bazë e UÇK”-së në shtëpitë e Hasan Tahirit dhe Idriz Nurakut në Plluzhinë të Skenderajt, presidenti Thaçi ka thënë se po kujtojnë dhe nderojnë rezistencën e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Familjarët e viktimave nuk i lënë zyrtarët e Mitrovicës të vënë lule në pllakën e të vrarëve

Periskopi.com Lajme

Në Mitrovicë është shënuar përvjetori i masakrës në Lagjen e Kovaçve, ku rreth 30 civilë shqiptarë u vranë nga ushtria serbe para shtëpive të tyre.

Në 20-vjetorin e masakrës, familjarët e viktimave nuk kanë lejuar zyrtarët komunalë të vendosin kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore, raporton KTV.

Familjarët kanë thënë se janë të indinjuar dhe të zhgënjyer se si po përkujtohen më të dashurit e tyre në 20-vjetorin e vdekjes.

Për më tepër, sipas tyre Komuna e Mitrovicës nuk realizoi premtimin që të ndërtohet një obilesk në shenjë përkujtimi për ta.

Megjithatë, lule te pllaka përkujtimore arriti të vendos Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës së të Zhdukurve.

 

Zbulohet pllaka, Kosova prej sot me Ministri të Mbrojtjes

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot në në mëngjes zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, në hyrje të kësaj ministrie, duke i dhënë fund edhe simbolikisht epokës kur kjo ministri quhej “Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Rrustem Berisha, që ka drejtuar Ministrinë e FSK-së që nga shtatori i vitit 2017, që nga sot sot do të jetë Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

“Sot është ditë e veçantë për ministrinë tonë, FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Berisha pas zbulimit të pllakës, në deklaratën e parë të tij si Ministër i Mbrojtjes.

“Transicioni i FSK-së do të jetë gradual dhe është paraparë një plan 10 vjeçar”, shtoi ai.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministria e FSK-së është shndërruar në Ministri të Mbrojtjes muajin e kaluar kur Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet me të cilat i FSK u transformua në ushtri por duke e ruajtur emërtimin e vet të mëhershëm.