Gjest i ndyrë në Pejë, heq pllakën pse mban emrin e një meshtari katolik (Video)

Periskopi.com Lajme

Një banor i fshatit Buqan të Pejës ka larguar dhunshëm një pllakë që mbante emërtimin e një rruge të fshati me emrin e një meshtari katolik – raporton Periskopi.

Me t’u shpërndarë në rrjete sociale, videoja është bërë virale.

Në disa ueb faqe që kanë shpërndarë videon bëhet e ditur se pllakata është larguar nga radikalisti islamik, Armend Gashi. Ndërsa, pllakata mbante emrin e heroit kombëtar Luigj Palaj, i cili i përkiste fesë katolike.


Meshtar At Luigj Palak kishte rënë dëshmor gjatë kryerjes së detyrës së shenjtë për njerëzimin.

“Radikalisti islamik Armend Gashi, nga fshati Buqan i Pejes, largon pllakaten qe mban emrin e heroit kombëtar Luigj Palaj, për të vetmen arsye që i përket fesë katolike. Nuk është hera e pare që katolikët dhe agnostikët nga kjo trevë (Gllogjani, Nepolja, Lugagjija, Kosoriqi e Buqani) kanë probleme me këtë djalë dhe grupin e tij ekstremist radikal islamist dhe turkofil”, shkruan në Facebook faqja që ka shpërndarë videon.

Banori i cili heq pllakatën, dëgjohet edhe duke folur në video – teksa thotë se e ka shqetësuar shumë emërtimi i kësaj rruge.

Luigj Palaj për deri sa ishte në shërbim si meshtar në kishën katolike në Gllogjan, Pejë (Kosovë), gjatë kohës së Luftës së Parë Ballkanike për shkaqe humane ra në kundërshtim me doktrinën serbe.

Sipas historisë, përderisa doktrina ishte në kulmin e zbatimit të konvertimeve të shqiptarëve në ortodoksë të kishës sllave dhe po i afrohej hapësirës që mbulonte kisha e Glloganit dhe tashmë zbatuesit e doktrinës nuk ndaleshin vetëm me konvertimet e dhunshme të myslimanëve nën flamurin e knjaz Nikollës, Palaj fillon kundërshtimin e tij të drejtpërdrejtë ndaj këtyre konvertimeve dhe bërësve të tyre.

Kështu më 7 mars të vitit 1913 në Janash afër Gjakovës, Palaj së bashku me pesëdhjetë e pesë bashkëkombës të tij në rugën Gjakovë-Pejë masakrohen nga zbatuesit e doktrinës.