26-vjeçari në Peqin u ekzekutua me 27 plumba

Periskopi.com Lajme

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 26-vjeçarit, Andi Zylyfi një ditë më parë në Peqin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i maskuar ka qëlluar me 27 plumba në drejtim të 26-vjeçarit.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash Zylyfi, për pasojë humbi jetën.

 

U plagos me gjashtë plumba në lokal, vdes në spital biznesmeni shqiptar

Periskopi.com Lajme

Vdes në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plgëve të marra. 

Në atentatin e të dielës (4 gusht) ai mori  6 plumba në gjoks. Të plagosur në sulmin me armë mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe nje person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj.

Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

“Në momentin e konfliktit të tre personat,kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz” raporton gazetari Edi Ruçi.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit.Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

 

Si nëpër filma: Familjen kosovare në Istog e sulmojnë me armë derisa po vozisnin

Periskopi.com Lajme

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij kombi ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë ndonjë predhë e fishekut të armës dyshohet se ka goditur dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit.

Në automjet së bashku me viktimën ka qenë bashkëshortja e tij me tre fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë të xhamave të thyer.

Për shkak të shqetësimit tre fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Trubohovc të Istogut.

Thaçi: Uroj që plumbat e luftës të kenë depërtuar në trupat e armiqve tanë (Video)

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin ‘Personale’ që do të transmetohet të shtunën mbrëma ka folur për përjetimet në frontin e luftës si dhe për tema të tjera e procese nëpër të cilat po kalon Kosova.

Thaçi uron që plumbat gjatë betejës me Serbinë, të kenë depërtuar në trupat e armiqve, duke marrë parasysh gjenocidin që kanë kryer serbët në Kosovë.

‘’Në luftë nuk hyhet vetëm me vra, por me fitu betejën dhe ne e fituam. Por ballafaqime të armatosura ne kemi pasur dhe si drejtim se ku kanë përfunduar sulmet tona, apo plumbat tonë drejtuar kundër armikut, uroj që të kenë përfunduar në trupat e tyre, ta them lirisht pas atyre masakrave e gjenocidit që kryen në Kosovë’’;, thotë Presidenti.

Ai tutje ka folur edhe për raportin me komandantin Adem Jashari si dhe konferencën e Ramëbujesë e ndarjen e Mitrovicës.

‘Veprimet e mëvonshme të disa zyrtarëve ndërkombetarë dhe KFOR’it e kanë përkeqësuar gjendjen në Mitrovicë. ‘’, shton Thaçi./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/dukagjinipersonale/videos/329738294590393/

 

24-vjeçari nga Podujeva rrëfen për atentatin e mbrëmshëm ndaj tij në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Adnan Potera arriti t’u ikte tre plumbave që goditën veturën e tij, gjatë kohës sa ajo ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sibovc të Komunës së Podujevës. 24-vjeçari e familja e tij sot gjatë ditës kanë dhënë rrëfimin e tyre. Ata besojnë se dikush kishte dashur ta vriste Adnanin, por thonë se nuk dinë më shumë.

Vetura e Adnan Poterës mbrëmë u godit me tre plumba, gjatë kohës sa ky i fundit ishte duke vozitur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sibovc të Komunës së Podujevës, rreth orës 22:30, e 24-vjeçari nga ky tentim -atentat arriti të shpëtonte me pak lëndime.

Menjëherë pas rastit dolën në vend të ngjarjes Policia e Kosovës, këta të fundit morën edhe automjetin për ekzaminim, ndërkaq momentalisht nuk kanë asnjë të dyshuar e po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Adnan Potera e familja e tij kanë dhënë rrëfimin për këtë rast. Ata thonë se djali kishte pasur probleme më herët e mbrëmë dikush  kishte tentuar që ta vriste.

Adnan Potera sot gjatë ditës dha deklaratën e tij  në polici. Vetëm një natë më parë, derisa po kthehej nga Podujeva, vetura e tij u qëllua me tre plumba gjatë kohës sa ishte në lëvizje, nga persona që ishin në një veturë tjetër. Këta të fundit 24-vjeçari nuk arriti që t’i identifikonte.

Mirëpo, ajo se çka ndodhi mbrëmë, që sipas tij kishte qëllimin që ta linte të vdekur e ka tronditur këtë të fundit.

Duke folur për Express, Adnan Potera tregon prapavijën e asaj se çka ndodhi një natë më parë, e se si sipas tij kishte arritur të i shpëtonte plumbave.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 jam kanë me veturë tu shku për Podujevë kam pas muzikë duke dëgjuar duke shku rrugës e kam dëgjuar një plumb që ka kërsit në dritare, mbrapa e kam çel derën jam ul poshtë prej aty ja kanë nis me qit edhe tre a katër në karrigë temën”, thotë ai.

Potera po thotë se qëllimi i kushdo që mund të ketë gjuajtur në drejtim të tij, kishte qëllim që ta vriste.

“E ka pas qëllimin veç me më vra edhe për çka nuk e di plumbi mbrapa ka kërsit mos me pas çel derën unë sot isha i vramë, shumë shpejt ka ndodh gjithçka”, rrëfen ai tutje.

Adnan Potera po pranon gjithashtu se ka pasur probleme më parë me ligjin, por se shton se momentalisht nuk ka të tilla. Ai nuk i lidh rastet e mëparshme me atë që i ndodhi mbrëmë. Goditjen me plumba drejt veturës së tij e quan atentat që mund të jetë bërë nga ndonjë person i panjohur.

24-vjeçari është i martuar e ka edhe një fëmijë, teksa shprehet i shqetësuar se mos një gjë e tillë mund të i përsëritet e të rrezikojë edhe anëtarë tjerë të familjes së tij.

 

Policia bastisë një shtëpi në Lipjan, gjen armë e plumba

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës dje gjatë ora 18:00 ka bastisur shtëpinë e një banori të fshatit Shalë të Lipjanit.

Në shtëpi atij i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz e tipit “Ecol”, tetë fishek të kalibrit 9mm, 195 fishekë të kalibrit 7.62mm, 27 fishek të kalibrit 6.5mm dhe pesë karikator të zbrazët të armës AK-47.

I dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rafal plumbash ndaj shtyllës elektrike, rreth 2000 familje mbetën pa rrymë në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

KEDS-i njofton se një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Nadakovc të Vushtrrisë, më 29 dhjetor, ku persona të pandërgjegjshëm kanë gjuajtur me armë në një shtyllë metalike të tensionit të lartë.

Ata kanë shkrepur rreth 15 plumba, gjysma nga të cilët kanë përfunduar në kabllot e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër në një tabelë për tregim të rrezikut, të cilën duket se e kanë përdorur si tabelë qitjeje, thuhet në komunikatë.

Si pasojë e gjithë kësaj, për një kohë rreth 2000 familje të asaj ane kanë mbetur pa energji elektrike, pasi ishte goditur largpërçuesi Maxhunaj. Fatmirësisht kishte kapacitete të lira dhe mundësi të lidhjes së konsumatorëve në largpërçuesin tjetër, atë të Nadakovcit.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur tek sot ta identifikojnë prishjen dhe ta sanojnë menjëherë ata.

KEDS apelon te të gjithë qytetarët të kenë kujdes ndaj akteve të tilla dhe të lajmërojnë menjëherë ekipet e KEDS-it dhe organet e rendit.

Ndërkohë, njoftohet se furnizimi me energji elektrike në vend është stabil dhe pa ndërprerje, me përjashtim të Istogut, ku si pasojë e erërave të forta ka pasur prishje, për sanimin e të cilave tashmë kanë dalë në terren ekipet përkatëse.

 

 

Detaje nga masakra në Elbasan: 18 plumba makinës ku u vranë tre persona

Periskopi.com Lajme

Të tjera detaje dalin në dritë nga masakra që ndodhi në Elbasan, ku tre persona u vranë me breshëri automatiku. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për vrasje profesioniste.

Neës 24 raporton se makina ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21:15 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Për pasojë në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, xhaxha e nip, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Tre viktimat kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri. Po ashtu bëhet e ditur se shtetasi turk jetonte në Rumani, ndërsa Endrit Alibej kishte shumë kohë që nuk ishte kthyer në vendlindjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë, shkruan lapsi.al

Një person arrestohet me 250 plumba në valixhe në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të valixhes të të dyshuarit, zyrtarët e doganës kanë gjetur 250 fishekë të pistoletës me gaz.

Policia ka njoftuar se në cilësi të provave materiale ka konfiskuar municionin e gjetur, ndërsa i dyshuari është intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

 

Dogana e Kosovës ndalon sasi të plumbave të kalibrit 9mm

Periskopi.com Lajme

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se oficerët Doganor kanë kapur një sasi të konsiderueshme të fishekëve gjatë tentim kontrabandës në pikë kalimin Kufitar – Aeroport.

“Sot zyrtarët doganorë në Aeroportin e Prishtinës kanë ndaluar një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania. Personi në fjalë  ka kaluar nëpër  kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta , është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, njofton Dogana e Kosovës.

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin dhe plumbat ku edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.

 

 

 

Qëllohet me breshëri plumbash makina e biznesmenit shqiptar

Periskopi.com Lajme

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër. Makina e biznesmenit dhe një aktivist i njohur në radhët e PD Pjerin Kaçi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë. Sapo është ulur nga makina dhe ka qenë duke u ngjitur në një lokal persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në makinën e biznesmenit dhe anëtarit të PD Pjerin Kaçi.

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.

Pas kësaj ngjarje autorët janë larguar me shpejtësi. Policia ka mbërritur në vendngjarje pasditen e 18 tetorit por ende nuk ka arritur në identifikimin e autorëve. Ndërkohë kjo ngjarje nuk është bërë me dije nga policia e Shkodrës edhe pse është një atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.

Pas kësaj ngjarje kemi arritur të sigurojmë fotografi të makinës e cila është qëlluar me armë zjarri.I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur për shkak se nuk ka konflikte me kend ndërsa ka dyshime se mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si aktivist i njohur në radhët e PD.

 

Shqiptarin e qëllojnë me breshëri plumbash në Itali

Periskopi.com Lajme

Një seri të shtënash janë dëgjuar orët e kësaj mbrëmjeje në qytetin e Spezias në Itali.

Plumbat mësohet se i janë drejtuar një shtetasi shqiptar i cili është plagosur në këmbë sipas raportimeve të medias lokale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendrën e mirënjohur të Canaletto-s. Shqiptari ndodhej në një bar kur disa të shtëna janë lëshuar në drejtim të tij.

Media lokale nuk e jep ende identitetin e të plagosurit por thekson se ka marrë disa plumba në këmbë, ndërkohë që policia tashmë ka nisur kërkimet për të kapur dhe arrestuar personin që qëlloi ndaj shqiptarit.

Kush ishte 53-vjeçari që u ekzekutua sot me 15 plumba në Shkodër

Periskopi.com Lajme

Fatbardh Lici është vrarë mëngjesin e sotëm teksa pinte kafen e mëngjesit nga persona të paidentifikuar. Por viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë por edhe për shkak të lidhjeve familjare.

53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg. Kulla u arrestua pak ditë më parë në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte në Greqi me një pasaportë të falsifikuar. Ndaj Kullës pak muaj më parë u bë një atentat me eksploziv ku mbeti i plagosur. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. BW