Jakup Krasniqi i thur vargje edhe Skënderbeut (Foto)

Periskopi.com Lajme

Jakup Krasniqi është i njohur për vargjet poetike të tij. Këtë herë, ka zgjedhur figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu për të i kushtuar ca rreshta.

Ja çka shkruan:

Shkoi më lavdinë
Prapa la namin
Dhe shqiptarinë!

Jakup Krasniqi shkruan një poezi të shkurtër por të thellë për situatën aktuale politike

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Nismës, dhe ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi njihet për vargjet që i thur. Kësaj radhe ai ka marrë mundin të shkruaj një poezi, për të cilën thotë se përmban fjalë të shkurta për ata që nuk lexojnë gjatë. Por për kë e ka fjalën?

Vlerësojeni vetë dhe lexojeni poezinë e tij të thellë.

Ja poezia:

Të thëna shkurt, për ata që s’lexojnë gjatë!
JO TË TJERA DUHET TË PRISNI
Ka JO dhe PO
Që kurrizfortët kërkojnë
Ka PO dhe JO
Që plastelinëbutet gjurmojnë!
Ju zgjidhni vet
Ke doni e meritoni
Që t’ju përfaqësoi
Në rrugën e shtet-ndërtimit!
JO-ja
E thënë shqip
Gjenocidit dhe armikut
Kurrë s’i thuhet mikut!
PO-ja
Që i thuhet mikut
Asnjëherë
S’i thuhet armikut!
Kurriz butët
Kurrë se dinë
Kur thuhet njëra
E kur thuhet tjetra!
JO të tjera
Presin të dëgjojnë armiqtë!


Ja edhe postimi në Facebook:

Këshilltarja e kryeministrit revoltohet kundër Evropës, publikon një poezi të para 20 viteve

Periskopi.com Lajme

Albena Reshitaj, ish-ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe tani këshilltare e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për një ‘zgjim gjithëpopullor’ siç e quan ajo.

Reshitaj ka shpërndarë një status në Facebook’un e saj personal, ku me anë të një poezie të shkruar para 20 viteve, flet për zhgënjimin për arritjen e paqes me anë të mjetëve paqësore, kështu duke bërë thirrje për ‘zgjim gjithëpopullor’ nga qytetarët e Kosovës.

Kjo thirrje e Reshitaj lidhet me veprimet e fundit ku Kosovës ju është treguar lajmi se as këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave, duke e shtyrë kështu pë vitin 2020.

Postimi i plotë i Reshitaj:

Të dashur miq, po e ndaj me u një poezi timen te shkruar para 20 viteve dhe të botuar në vitin 2000 në librin tim “Anijet e Fatit” . Kjo poezi lindi si një kushtrim pas një zhgënjimi që nuk arrinim me mjete paqësore të fitonim atë që meritonim si popull. Kjo poezi me ngjall ndjenja të një thirrjeje zgjimi gjithëpopullor edhe sot.

Nënkryetari dhe poeti i PDK’së publikon poezinë e re – përmend agjentët e SHIK’ut

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti  i cili kohë pas kohe i përkushtohet edhe krijimtarisë letrare, së fundmi ka sjell një poezi të titulluar ‘Ik’.

 

Poezia e plotë:

Rexhep Hoti – Ik!

Dua të çohem prej këtij vendi,
S’dua ta trishtoj me vetminë time;
Gjethet nuk ledhatohen në luhatje prej erës,
Zhaurima e mban qetësinë,
Vyshkja ka ndaluar prej stinës
Fryma qiellore është ngrirë
Në brengën time!

Si të bëj tutje drejt dimrit me pabesinë tënde!
Nuk e duron as prekjen e fjalës në gjoks;
Pasqyra e Borëbardhës ta ndrittë shpirtin!
Ti shpejton të hedhësh make up me shqetësim,
Si të ishte ajo cipë e bukurisë,
Ndëshkimi im!

Largohem me vetminë e harrimit!
Nuk më vjen nga prapa as malli i kujtimeve;
S’ka qortime prej teje
Vetëm dy shkronja i shoh të më përcjellin,
Si agjentë të ShIK-ut,
Më formësohen para syve me përçmim:
Ik!

Eci nëpër vjeshtë i mbështjell me gëzofin e pikëllimit!
E hidhur me përcjellë ajo këngë
Me kitarë, me qeshje me lot;
S’e dinë akoma poetët,
Magjinë që ti ke në gjoks;
Fjalët i ke lënë pa kohë kur të kanë prekur nga epshi
E kërshëria ime s’ është më
As e gjallë, as e vdekur!
Më vjen si një barrë e padëshiruar e vajzës,
Mërzinë ma mbjellë në kokë!

Prishtinë, tetor, 2018

 

Kush vuan nga ankthi i vdekjes i sygjerohet të lexojë këtë poezi të Holland

Periskopi.com Lajme

Vdekja nuk është asgjë.

Thjesht kam kaluar në anën tjetër:

është sikur të jem fshehur në dhomën përbri.

Unë jam gjithmonë unë dhe ti je gjithmonë ti.

Ajo që ishim më parë përnjëri-tjetrin, jemi ende.

Thirrmë me emrin që më ke thirrur gjithmonë, që e ke të njohur;

folmë me të njëjtën dashuri që më ke folur gjithmonë.

Mos ndrysho tonin e zërit, mos merr pamje solemne apo të trishtë.

Vazhdo të qeshësh me atë që na bënte të qeshnim,

me ato gjëra të vogla që aq shumë na pëlqenin

kur ishim bashkë.

Lutu, buzëqesh, më mendo!

Emri im të jetë gjithmonë fjala e njohur e dikurshme:

thuaje pa gjurmën më të vogël të hijes a trishtimit.

Jeta jonë ruan gjithë domethënien që ka patur gjithmonë:

është e njëjta si më parë, ka një vazhdimësi që nuk këputet.

Pse duhet të jem jashtë mendimeve të tua dhe mendjes tënde, vetëm sepse jam jashtë pamjes tënde?

Nuk jam larg, jam në anën tjetër, mu mbrapa qoshes.

Rri e qetë, gjithçka shkon mirë.

Do ta rigjesh zemrën time,

do të gjesh butësinë e pastër.

Fshiji lotët dhe mos qaj, nëse më do:

buzëqeshja jote është paqja ime.

Henry Scott Holland (1847-1918) ishte një teolog dhe shkrimtar britanik, Profesor në Universitetin e Oksfordit.