Dy të burgosur arratisën nga burgu përmes një vrime 55 cm

Periskopi.com Lajme

Policia amerikane ka publikuar imazhe që tregojnë se si dy të dyshuar për vrasje realizuan një arratisje të habitshme nga burgu në Kaliforni.

Santos Samuel Fonseca, 21 vjeç, dhe Jonathan Salazar, 20 vjeç, u zvarritën përmes një vrime 55 cm, të cilën e prenë në një tavan tualeti në burgun në qytetin e Salinas, në jug të San Franciskos.

Santos Samuel Fonseca (L) and Jonathan Salazar (R), the murder suspects who escaped from a jail in Monterey County

Zyra e sherifit lokal tha që burrat kishin shfrytëzuar një vend pa mbikëqyrje.

Të dy ishin në pritje të gjykimit për akuza të veçanta vrasjeje kur u arratisën të dielën.

“Ne jemi të zhgënjyer që ka njerëz të akuzuar për vrasje që nuk janë më në burgun tonë,” tha Jonathan Thornburg, një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Monterey.

Autoritetet po kërkojnë të arratisurit, të cilët konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.

A picture showing a hole in the ceiling of a jail's toilet, where two suspects climbed through

The maintenance area where two suspects crawled through

The hatch through which the suspects escaped

 

Vrau 7 vetë dhe plagosi 22 të tjerë, ky është autori që terrorizoi Teksasin

Periskopi.com Lajme

Policia amerikane ka arrestuar dhe publikuar fotografinë e njeriut, të akuzuar për vrasjen e 7 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve në Teksas këtë fundjavë.

Seth Ator, 36 vjeç, u qëllua dhe u vra nga policia në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa, Texas, të shtunën pasdite.

Autoritetet kanë thënë se ende nuk e kanë një motiv për ngjarjen e rëndë, por shtuan se ai do të kishte vrarë më shumë njerëz, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Viktimat e agresorit janë të moshave nga 15 deri në 57 vjeç, përcjell bw.

Procesverbali në internet i gjykatës tregon se i dyshuari ishte arrestuar në vitin 2001 për një vepër kundërvajtëse që nuk do ta pengonte atë me ligj nga blerja e armëve të zjarrit në Teksas.

Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë.

Policia amerikane me lutje të pazakontë ndaj kriminelëve

Periskopi.com Lajme

“Ju lutem mos kryeni krime gjatë ditëve të ardhshme”. Kjo ka qenë kërkesa e pazakontë e policisë së Warrensburgut, drejtuar kriminelëve.

Policia bëri deklaratën në një postim në Facebook. Zona e Misurit është goditur nga i ftohti arktik.

Temperaturat arrijnë shumë nën zero gradë, ndaj policia u kërkoi njerëzve që të shmangin kryerjen e krimeve.

“Po ju kërkojmë një favor, të paktën për ditët e ardhshme. A mund ta mbani kriminalitetin në minimum? Është me të vërtetë ftohtë jashtë, kështu që bëjini vetës dhe neve një favor duke qëndruar brenda. Jini të mirë me njëri-tjetrin”, thuhet në postimin në Facebook.