Plagosja në Pejë, arrestohet edhe personi i katërt

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës- Hetuesit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 17.09.2019, kanë arritur që ta arrestojnë edhe personin e katërt të dyshuar të rastit të plagosjes.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Kujtojmë se së fundmi policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë si të dyshuar për përfshirjen në këtë rast.