Rrahu të dashurën, arrestohet një person në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan, një person është arrestuar pasiqë ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

“Është arrestuar I dyshuari për shkak të një mosmarrëveshjeje e ka kanosur dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën femër, me të cilën ishte në lidhje dashurie”, njofton Policia në raportin ditor.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Periskopi/

 

Skenderaj: Përleshje në qendrën e votimit

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në Skenderaj ka arritur intervenuar për ta parandaluar një konflikt, në një qendër votimi, në të cilin ishin përfshirë tre persona.

Gazetarja e RTV Dukagjinit, në një lidhje direkte nga Prekazi i Epërm ka raportuar për rastin, duke u bazuar në atë që i ka treguar menagjeri i qendrës së vendvotimit, Jashar Jashari.

Siç raportohet, një përleshje mes dy personave dhe më pas përfshirjes së një të treti ka ndodhur për shkak të një fjalosjeje.

Gazetarja tregon se incidenti kishte filluar pasi që njëri person kishte ndihmuar një të afërm për të votuar ndërsa ka hyrë një person i tretë me arsyen se ai person nuk po ndihmonte tjetrin por po i impononte votën për një parti të caktuar.

Ndërhyrja e pjesëtarëve të policisë që ishin prezentë në qendrën e vendvotimit ka ndikuar që përleshja të mos eskalojë dhe situata i është rikthyer normalitetit.