Avokatja e njohur: U bënë katër policë kundër një qytetari, nuk duhej të kishte dhunë fizike

Periskopi.com Lajme

Ngjarja e mbrëmshme për të cilën raportoi Periskopi, ka zgjuar reagime të mëdha në mbarë vendin. Katër policë shihen teksa ushtrojnë dhunë fizike mbi një burrë dhe në sy të fëmijëve. Krejt kjo ndodhi si pasojë e mos mbajtjes së maskës nga i dyshuari B.S.

Policia e Kosovës në një deklaratë për Periskopin thotë se i dyshuari ka ofenduar, kërcënuar e më pas ka ngritur edhe dorë mbi zyrtarët që mbanin uniformën blu. Ky veprim i të dyshuarit ka bërë që situata të del jashtë kontrollit dhe të mbërrij deri në dhunë fizike.

Dhunën e shprehur nga zyrtarët e policisë, nuk e arsyeton asesi avokatja e njohur, Fehmije Gashi- Bytyqi.

Avokatja thotë se megjithëse qytetarët e Kosovës janë të obliguar ta respektojnë dhe zbatojnë ligjin anti Covid, në këtë rast veprimi i zyrtarëve të Policisë është keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

‘’Përkundër faktit që qytetarët e Kosovës janë të obliguar ta zbatojnë ligjin antiCovid, veprimi i mbrëmshëm i Policisë në drejtim të arrestimit të një qytetari në prezencë të publikut gruas dhe fëmijëve, konsideroj se është shkelje dhe keqpërdorim i autoritetit zyrtar që ua ka dhënë ligji vet Policisë së Kosovës’’.

Tutje, Gashi-Bytyqi nuk pajtohet me deklaratën e PK-së ku thonë se: ‘’ …në një moment ai (i dyshuari) ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarëve policor ku të njëjtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin’’.

Avokatja me të parë videon, deklaron se nuk ka pasë proporcion mes policëve dhe të dyshuarit.

‘’Përkundër faktit se PK është prononcuar se është përdorur dhuna në përpjestim siç e ka përdorur ai (i dyshuari) ndaj policëve edhe policët ndaj tij, kjo nuk qëndron sepse numri i policëve ka qenë 4 me 1 dhe ata janë të trajnuar e të shkolluar se si duhet të gjejnë mënyra për të ardh deri te arrestimi i një personi. Numri s’ka qenë në proporcion shembull 1 me 1 ose 1 me dy por 4 me 1’’, thotë ajo.

Sipas Gashi-Bytyqit, ndaj katër policëve duhet të fillojnë hetimet në bazë të procedurave në kuadër të ligjit të Policisë së Kosovës meqenëse sipas saj,  që të katërt kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

‘’Pika e parë konsideroj se vet konflikti që është nxitë deri në atë moment ka qenë i vrazhdë edhe forca nuk ka qenë në përpjestim. Me aq sa lexova, personi ka qenë i arrestuar për pengim të kryerjes së punës të zyrtarëve, konsideroj se tash edhe policët që e kanë kryer këtë veprim duhet që të ju nënshtrohen procedurave në kuadër të ligjit të PK-së’’, përfundon avokatja për Periskopin.

Kujtojmë se në korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Qeveria ka vendosur që kush nuk respekton masat e vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19 do të dënohet me gjobë nga 35 deri në 500 euro./PERISKOPI/Z.R/

 

Policia e Kosovës nuk lejoi skuadrën serbe të kalojë kufirin për të zhvilluar ndeshje ilegale në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Skuadra serbe Maçva nga Bogatiçi nuk ka mundur të futet dje në territorin e Republikës së Kosovës dhe të zhvillojë ndeshjen me Trepçën fantome në Zveçan, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit.

Autoritetet e Kosovës, ndalojnë klubin ilegal nga Serbia që të futet në Kosovë, duke iu treguar se këtu është shtet.

“Sipas vendimit të autoriteteve ekzekutive në Prishtinë, Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollistëve dhe stafit profesional të klubit tonë, iu ndalohet hyrja në të ashtuquajturën Republika e Kosovës”, shkruan mes të tjera në reagimin e klubit serb.

Klubi serb konfirmon se janë marr vesh që me ekipin rival të luajnë në një termin tjetër (të mërkurën) dhe në stadiumin e klubit Bane në Rashkë.

Policia i gjen të hapura lokalet e masazheve, arreston 35 persona

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion të gjerë policor, nga i cili 35 persona janë vënë në pranga.

Ky urdhër operativ ishte i hartuar më herët, ndërsa sot u zbatua.

“Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës”, ka njoftuar Policia.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

Me qëllim të vazhdimit të implementimit të urdhrit operativ, marrjes së masave preventive në zbatim të vendimeve të Qeverisë së RKS-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së, Policia e Kosovës mbrëmë me 20.05.2020 në tri rajone të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren), ka realizuar planin operativ “kontrolli-20.05.2020”.

Bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.

Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Vlen të potencohet se në këtë operacion të gjerë policor kanë marrë pjesë njësi të profileve të ndryshme policore, përfshirë edhe inspektorkompetent nga niveli qendror dhe ai lokal.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Pas raportimit të Periskopit, suspendohet polici që kërkoi ‘t’i fuste drenicakët në kopsht zoologjik’

Periskopi.com Lajme

Periskopi para pak çastesh ka raportuar për një një pjesëtar të policisë së Kosovës, me emrin Besnik Demiri, i cili ishte bërë viral duke ofenduar Drenicën.

Por, ky postim atij i ka kushtuar me suspendim nga puna.

Kështu ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe polici Demiri kishte shkruar se ‘Drenica do të duhej të rrethohej në tela për të përftuar një kopsht zoologjik në Kosovë’./Periskopi/

 

BE dhuron 8 mijë maska për Policinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, në këtë situatë pandemie në kuadër të projektit “Mbështetje reformës së Policisë së Kosovës”, pranoi një donacion prej 8 mijë maskave mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Policia e Kosovës me këtë rast ka shprehur falënderime për Riccardo Serri, zëvendës shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke thënë se donacioni për zyrtarët policorë është mjaft i nevojshëm dhe i mirëpritur.

Hapi lokalin në kohën e koronavirusit, arrestohet një person në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Prizren, pasi nuk ka vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Dhunohet një grua në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një grua raportohet se është dhunuar në Podujevë

Sipas njoftimit për media nga Policia, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjuajti me armë në mes të qytetit, Policia arreston llapjanin

Periskopi.com Lajme

Një burrë të mërkurën rreth orës 23:08 është ankuar se në rrugën ‘’Xhemajl Mustafa’’ në Podujevë nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë më armë zjarri.

Një veturë dhe muret e një objekti janë dëmtuar si pasojë e predhave të armës së zjarrit.

Policia e rajonit të Podujevës, ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar 9 gëzhgoja të fishekëve dhe kanë gjetur një fishek të pa shkrepur.

Lidhur me rastin është arrestuar një person. Më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.\Periskopi\

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Periskopi.com Lajme

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur në lagjen ”Arbëria” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri .

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Lidhur me këtë rast aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”- tha Ahmeti. /Periskopi/

Ish i dashuri e kërcënon vushtrriasen: Do ju dërgoj fotografitë intime familjarëve tuaj

Periskopi.com Lajme
Një femër në Vushtrri ka raportuar se e ka kërcënuar ish i dashuri i saj se do ua dërgoj ca fotografi dhe video familjarëve të saj.

Për këtë është arrestuar i dyshuari, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.

“Vushtrri 07.03.2020-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj me të cilin kishte qenë në lidhje i dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte kërcënuar se përmes rrjetit social do t’ia publikojë dhe t’ua dërgojë disa foto dhe incizime familjarëve të saj të cilat i kishte bërë derisa kishte qenë me të në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari të cilit i është konfiskuar telefoni, pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Peirskopi/

Merreshin me prostitucion, dy të arrestuar në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një mashkull dhe një femër janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se janë marrë me prostitucion.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngacmoi seksualisht dy femra, Policia arreston një person në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy femra.

“Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë, 05.03.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Një burrë gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Periskopi.com Lajme

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima e gjinisë mashkullore në banesën e tij është gjetur pa shenja jete.

Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

Përmes Viberit, i riu nga Gjilani mashtron qytetarët duke u prezantuar si polic

Periskopi.com Lajme

Një rast mjaft interesant i mashtrimit është raportuar dje të ketë ndodhur në Gjilan.

Prokuroria në raportin 24 orësh ka treguar se një person i mitur, në aplikacionin e komunikimit, “Viber” ,e ka vendosur shenjën e një polici, duke komunikuar në këtë cilësi me qytetarë.

Rasti është duke u hetuar për veprën penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’, të KPRK-së.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.

Një person në Prishtinë ia shti flakën shtëpisë së tij

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Lebanë të Prishtinës, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij ku jetonte i vetëm.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 13:30.

“I dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij ku jeton i vetëm. Zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

 

Babai nga Gjakova thotë se vajza i është zhdukur, kërkon ndihmën e Policisë

Periskopi.com Lajme

Një baba nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, mëngjesin e së martës.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Policia e ka hapur rastin si “Person i zhdukur”.

 

Policia jep detaje të reja për rrahjen e djeshme ndaj gazetarit të RTK-së

Periskopi.com Lajme

Në mbrëmjen e djeshme është raportuar se gazetari i RTK-së, Altin Ahmeti është rrahur nga pesë persona në një kafiteri të Prishtinës.

Për këtë rast të djeshëm ka dhënë detaje Policia e Kosovës, të cilët u njoftuan nga viktima për këtë sulm, të cilët tutje thonë se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull K/Shqiptar  gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Djali rrah babanë në Graçanicë

Periskopi.com Lajme

Një rast i dhunës në familje është regjistruar të dielën në fshatin Uglar të Graçanicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në fshatin Uglar të Graçanicës në ora 15:55, ka arrestuar një person për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, i dyshuari i nacionalitetit serb, pas një mosmarrëveshjeje dhe nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij, i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

 

 

Prishtinë: Organizonte lojëra të fatit në bodrumin e shtëpisë – arrestohet

Periskopi.com Lajme

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.

I njëjti pasi në bodrumin e një shtëpie që e kishte në pronësi bënte zhvillimin e lojërave të fatit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një bodrum të një shtëpie kishte në pronësi një lokal në të cilin zhvilloheshin lojëra të fatit. Në atë lokal nga njësitë policore është hasë një punëtorë dhe tre klient duke luajtur lojëra të fatit. Me urdhër verbal të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali, si dëshmi materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, një monitor, një printer, një telefon celular dhe para të gatshme në vlerë rreth 130 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari – pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Në Drenas arrestohen katër persona për rrahje

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gllanasellë të Drenasit katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21.30, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt.