Këta janë serbët që po kërkohen nga Policia e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës vazhdimisht informon qytetarët lidhur me operacionet policore, arrestimin personave për vepra të ndryshme penale, por edhe kërkon ndihmë për kapjen e personave që iu fshehën organeve të drejtësisë.

Policia së fundmi ka shpallur në kërkim një person nga Peja, i cili po kërkohet për dy vepra penale.

Vëhet fjalë për Luan Muhamet Lajqin nga Decani, i cili po kërkohet për vrasje në tentativë dhe vetëgjyqësi.

“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në këtë komunikatë të lëshuar nga Drejtoria Rajonale në Pejë.

Por, në faqen zyrtare të Policisë, vazhdojnë të mbesin edhe disa persona tjerë që ende nuk janë kapur.

Këta persona janë të nacionalitetit serb, ku Policia kërkon nga të gjithë ata që kanë njohuri për vendodhjen e tyre të telefonojnë në numrat zyrtar apo në stacionin më të afërt policor.

Në listën e të kërkuarve publik janë Dusan Jovanovic, Ratomir Bozovic, Branislav Rakic, Petri Salihu, Korab Zogjani, dhe së fundmi Luan Lajqi.

Ndërsa, vlenë të përmendet që të kërkuarit e Policisë që ishin përfshirë në disa grabitje të armatosura, ka arritur që më sukses ti arrestoj për një kohë të shkurtë.

Bëhet fjalë për grupin e grabitësve, Kastriot Shalen, Leutrim Latifin e Ridvan Ademi,.

Ata janë përfshirë në disa grabitje të armatosura, ku cak i kishin bankat, pikat e shitjes së naftës e marketet.

I fundit që është arrestuar nga ky grup është Ridvan Ademi, që ishte kapur në Bruksel, falë bashkëpunimit të mirë të Kosovës me Policinë atje.

Ndërsa, Drejtoria Rojonale e Pejës, ka njoftuar se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, në mënyrë që të marrin ndihmën e qytetarëve, me qëllim, sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)