Gati ushtria me 10 mijë trupa për të mbrojtur kufijtë e BE-së

Periskopi.com Lajme

Komisioni Evropian do të propozojë në shtator shtimin e 10 mijë trupave të Fronteks për të ruajtur më mirë kufiijtë e jashtëm të BE-së.  Këtë e deklaroi kreu i Komisionit Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurtz në Vjenë. Sipas Juncker, shtetet anëtare kanë rënë dakord për një ruajtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe atje do të përqendrohen edhe përpjekjet e Presidencës austriake.

Kujtojmë që policë të Frontex janë vendosur edhe në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Për më tepër, Presidenca austriake do t’i kushtojë vëmendje të veçantë stabilitetit në vendet jashtme të BE-së përmes “qasjes europiane” të Ballkanit Perëndimor.

Veç forcimit të kufijve Parlamenti Europian miratoi të enjten projektin për krijimin e të ashtuquajturit Sistem të Autorizimit dhe Informimit për Udhëtimin Europian. Prej vitit 2021, shqiptarëve dhe qytetarëve të shteteve që lëvizin pa viza në zonën Shengen do t’u duhet të marrin një autorizim për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Aplikimi online do të kushtojë 7 euro dhe do t’u paraqitet autoriteteve kufitare në hapësirën Schengen.