Maskat, probleme për policinë: Si do të zbulohen kriminelët?

Periskopi.com Lajme

Veshja e maskave mbrojtëse do të bëhet një normë e re, por edhe një problem i madh për kriminologët, shkruan CNN.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se njerëzit do të ndjeheshin më të rehatshëm duke dalë nga izolimi nëse ata mbanin maska.

“Si pjesë e heqjes së izolimit dhe kufizimeve, unë mendoj se mbulimi i fytyrës do të jetë i dobishëm,” tha ai, duke argumentuar se maskat do të ndihmojnë që njerëzit të japin besimin për t’u rikthyer në punë.

Sidoqoftë, perspektiva e një shoqërie të re në të cilën do të vishen maska ​​në publik krijon probleme për sigurinë dhe kriminologët.

Një kriminolog nga Universiteti Kingston afër Londrës, Francis Dodsworth, tha që një normalitet i tillë do të krijonte probleme të mëdha për ta.

“Kjo mund të hapë mundësi për ata që duan të mbulojnë fytyrat e tyre për një arsye penale. Ata mund ta bëjnë këtë tani pa shumë dilema,” paralajmëroi ai.

Ai dha një shembull të një arrestimi të kohëve të fundit në Spanjë.

“Ministria e Brendshme atje tha se një terrorist i ISIS ishte arrestuar muajin e kaluar në Almeria, një qytet jugor, ku ai kishte ikur nga Siria. Ai tha në një deklaratë se kishte rregulluar pamjen e tij nën pandeminë duke veshur një maskë”, tha kriminologu.

Ekspertët paralajmërojnë se veshja e maskave do të ndërlikojë hetimet e krimit, dhe njohja e fytyrave do të jetë e vështirë.

Francis Dodsworth paralajmëroi gjithashtu se është ende e paqartë se si maskat në fytyrë do të ndikojnë në algoritmin e programeve që punojnë në kërkimin e fytyrës.

Shkroi në Facebook se ‘Parlamenti duhet të digjet”, arrestohet pejani

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, meqenëse i njëjti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervistimin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas  që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raport.

Policia ndalon 44 persona që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës brenda 24-orëve të fundit ka ndaluar 44 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në 26 raste janë hasur 44 persona që dyshohen për veprën: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, më 15 prill në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Këto masa do të vlejnë deri më 4 maj, porse do të shqyrtohen në varësi të rezultateve, jo më vonë se data 30 prill.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 703 raste të të infektuarve me koronavirus, 19 pacientë kanë vdekur, ndërsa 162 janë shëruar.

Policia arreston pesë persona, dyshohet se shkaktuan rrezik përmes zjarrvënies

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për shkak se shkaktuan rrezik të përgjithshëm përmes zjarrvënies. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe vetëm njëri prej tyre është nën moshën 18-vjecare.

Gjithashtu, policia gjatë këtij aksioni ka sekuestruar edhe një armë automatike të tipit ‘Thomson’.

Policia e Kosovës njofton se personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarrvënie). Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia gjeni si në vijim me iniciale: R. P. 17 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, E. P. 18 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, R. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, A. P. 19 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe G. P. 20 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,

Përderisa, të lartëpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020. Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore. Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Drejtoria e Policisë lëshon urdhëresë për policët: Ndalohen postimet dhe komentet në rrjetet sociale

Periskopi.com Lajme

Një urdhëresë e lëshuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

Burimet e IndeksOnline brenda këtij institucioni kanë thënë se urdhëresa është lëshuar nga kreu i policisë pasi kishte informacione se policë të ndryshëm kishin komentuar nëpër rrjete sociale për raste të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën politike dhe me pandeminë.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka urdhëruar që të merren masa ndaj secilit zyrtarë policor që shkelë këtë urdhëresë.

 

Me këtë vprim, krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Urdhëresa u është dërguar të gjitha drejtorive, stacioneve dhe zyrtarëve policor në nivel vendi.

Rikujtojmë se një urdhëresë e tillë ishte lëshuar edhe në të kaluarën ku pjesëtarët e policisë e kishin të ndaluar rreptësishtë të postojnë fotografi në rrejtët sociale me uniformen e policisë./IndeksOnline/

​Policia në SHBA gjen kufomat e 17 personave

Periskopi.com Lajme

Për shkak të njoftimeve se një person i vdekur u gjet në një shtëpi pleqsh, policia gjeti 17 trupa në morgun e institucionit në New Jersey këtë javë.

Sipas CNN, asnjë trup nuk u gjet në shtëpinë e pleqve, por kur u shfaq policia, punonjësit kërkuan ndihmë në trajtimin e mëtutjeshëm të kufomave të vendosura në morg, i cili ka vend për vetëm katër të vdekur.

“Stafi padyshim kishte shumë punë dhe me siguri nuk kishte numër të mjaftueshëm,” tha shefi i policisë në Andover, qyteti ku ndodhet shtëpia e pleqve.

Si rezultat, 13 trupa u transferuan në një strukturë mjekësore, dhe nuk dihet ende nëse dikush nga grupi i 17 të vdekurve në mesin e përdoruesve të shtëpisë kanë vdekur nga COVID-19.

Dy zyrtarë policorë në veri rezultojnë pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Numri i zyratrëve policor në Mitrovicën e Veriut sot ka shkuar në pesë të infektuar me koronavirus.

IndeksOnline mëson se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar dy pjesëtar të Policisë në veri pozitiv në testin e Covid-19.

Po ashtu, IndeksOnline mëson se polici i prekur me koronavirus është Mirkovic Nebojsa, kurse më parë kishte rezultuar pozitiv edhe kolegu i tij Dusan Vukomonovic.

Dyshohet se këta dy zyrtarë policor në Mitrovicën e Veriut janë  infektuar nga kolegët e tij.

Vendosen tualetet mobile në pika kontrolluese për policët në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot janë vendosur tauletet online si dhe shtëpiza në pika kontrolluese për policët e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se disa shërbime, sikur kjo, nuk bëhen online duke falenderuar kompaninë që I ka siguruar këto shtëpiza, shkruan IndeksOnline.

 

Njoftimi:

Sepse disa shërbime nuk bëhen online…

Komuna e Prishtinës ka siguruar tualetet mobile si dhe shtëpizat në pikat kontrolluese, për më të mirët tanë – .

Thank you for your service!

P.S. Falemnderit TOIFOR

Policia arreston 81 persona për shkelje të ‘orës policore’

Periskopi.com Lajme

Të premten janë iniciuar gjithsej 31 raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë dhe si rezultat, 81 perona janë arrestuar.

Komunat në të cilat ka pasur më së shumti arrestime janë Prishtina dhe Gjakova. Në kryeqytet janë iniciuar 13 raste, ku janë arrestuar 35 persona.

Ndërsa në Gjakovë janë iniciuar 9 raste, ku janë arrestuar 31 persona.

Autoritetet përkatëse kanë vendosur orë policore e cila fillon nga ora 17:00 dhe përfundon në ora 06:00 të mëngjesit. Ky vendim është marrë si masë preventive kundër përhapjes së Coronavirusit.

 

​Arrestohen dy shqiptarë dhe një serbe në veri

Periskopi.com Lajme

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar nga policia sonte rreth orës 21:45, derisa po udhëtonin me automjetin e tyre në veri të Mitrovicës.

KosovaPress-i mëson se në automjetin e tyre policia ka gjetur një pistoletë të markës TT, ndërsa dyshohet se edhe automjeti është me origjinë të dyshimtë.

Burimet e KP kanë bërë të ditur po ashtu se të dy personat e gjinisë mashkullore janë shqiptarë nga jugu i Mitrovicës, ndërsa personi i tretë, femër, është e nacionalitetit serb nga qyteti Cacak i Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Sipas tij, policia gjatë kontrollit të një veture ka gjetur një armë dhe dy palë targa të automjetit të njëjtë, me ç’rast ka arrestuar tre persona.

“Arma është konfiskuar, ndërsa automjeti është dërguar për verifikim. Jemi në procedurë dhe mbetet që prokurori të vendos për rastin” ka thënë për KosovaPress majori Hoti. /

Prej ditës së nesërme, policët e Kosovës punojnë nga 12 orë

Periskopi.com Lajme

61 është numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, që nga data 13 mars e deri më sot.

Si shkak i kësaj, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash të njëpasnjëshme në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij virusi.

 

 

Ndër vendimet që mori së fundi është edhe vendosja e një orari për qarkullim të veturave dhe qytetarëve.

Por pas këtij vendimi, ndryshime pati edhe në funksionimin e Policisë së Kosovës.

Indeksonline merr vesh se që nga dita e nesërme, pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të punojnë jo nga tetë orë, por nga 12 orë, vetëm e vetëm që të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve.

Pra orar i punës do të funksionojë kësisoj nga ora 08:00 deri në ora 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00, për të pasuar pas me koordinimet e tjera sa i përket ndërrimeve.

Që nga orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës sot veçse filloi të jetë prezentë thuajse në çdo rrugë e lagje në mënyrë që të kontrollojë mbarëvajtjen e këtij vendimi si dhe të informojë qytetarët nga afër se duhet respektuar në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në luftimin e këtij virusi COVID-19.

Përpos mjekëve, infermierëve, policët janë ata që po qëndrojnë më së afërmi në përballjen e shtetit me këtë pandemi e cila ka shqetësuar mbarë botën.

Se deri kur do të zgjasë e gjithë kjo situatë e krijuar nga ky virus nuk dihet, por sipas zyrtarëve shtetërore është thënë se dy javët e ardhshme do të jenë edhe më të rrezikshme sa i përket mundësisë së rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus, duke uruar që e gjithë kjo të përfundojë mirë dhe të mos ketë viktima./

 

Arrestohen katër persona në qendrën e azilit – rrahën rojën

Periskopi.com Lajme

Policia ka arrestuar në Lipjan katër të dyshuar meshkuj, tre prej tyre shtetas të Marokut dhe njëri i Sirisë.

Të dyshuarit kanë rrahur punëtorin e sigurimit të qendrës së azilit në Magure.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, tre nga ta shtetas të Marokut dhe një shtetas i Sirisë, të cilët në qendrën e azilit e kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit të qendrës viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Qalaj: Policia po punon me orare të zakonshme, janë liruar vetëm pjesëtarët me sëmundje të rënda

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në implementimin e masave të Qeverisë, lidhur me parandalimin e Coronavirusit. Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka folur për masat dhe implementimin e tyre.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është ka liruar nga detyra pjesëtarët të cilët janë me sëmundje të rënda, kurse pjesa tjetër është duke punuar në orare të zakonshme.  Qalaj ka thënë se vetëm pjesëtarët e Policisë të cilët vijnë nga vendet e karantinuara Vitia, Klina, Malisheva që punojnë në Prishtinë, janë urdhëruar  të lajmërohen në stacionet e këtyre qyteteve.

“Momentalisht nuk është gjendja aq dramatike në vend, sa të kalojmë  në orar 12 orësh ose të bëjmë ndonjë plan operativ tjetër,  me një ndryshim të vetëm për policët që jetojnë në Viti, Klinë, Malishevë e që vendin e punës e kanë në Prishtinë,  ne kemi lëshuar një urdhër që ata t’i lajmërohet stacionit policor në atë lokacion dhe të ndihmojnë në menaxhimin e situatës në atë vend.  Personeli  i uniformuar është duke punuar në mënyrë normale. Natyrisht që edhe ne kemi bërë disa veprime p.sh policët që i kemi me sëmundje të rënda i kemi liruar sa të kalon kjo situatë, meqë unë kam deklaruar disa herë që i kemi disa kolegë që vuajnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës. Në këtë situatë kemi vlerësuar se ata duhet të jenë në shtëpi, në mënyrë që të mos infektohen dhe të mos kemi pasoja shumë serioze. Po ashtu kemi bërë identifikimin e disa vendeve të punës sa i përket stafit civil  që nuk janë  sensitive dhe mund të punojmë pa ato vende dhe i kemi liruar që nga sot.”, tha Qalaj.

Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për paqartësitë që u krijuan ditëve të kaluar lidhur me bizneset që nuk duhet të punojnë.

“Po Policia e Kosovës punon 24 orë 7 ditë në javë dhe kemi më shumë personel se sa që kanë inspektoratet e ndryshme dhe në shumicën e rasteve bëjmë përpjekje që të mbështesim inspektoratet,  që ta kryejnë detyrën sa më mirë.  Por kemi raste kur patrullat tona vërejnë lokale të ndryshme që punojnë dhe që nga qeveria u është ndaluar. Ne bëjmë përpjekje që sa më shumë të jemi bashkërisht me inspektorët por, prapë po e them që Kosova ka mjaftë kateteri,  lokale dhe është e vështirë për inspektoratin ta mbulojë e vetme. Policia për shkak të numrit, aktiviteteve që zhvillon, për shkak të shpërndarjes ka mundësi më shumë që të bëjë identifikimin e shkelësve të vendimit të qeverisë.”, tha Qalaj.

Ai ka thënë se kanë kërkuar sqarime shtesë lidhur me këtë vendim.

“Kur është dhënë vendimi fillestar i qeverisë dhe më vonë ne kemi kërkuar sqarime shtesë meqë në situata të tilla nuk është e lehtë që të implementohet sepse sado që qeveria dhe një grup ministror prapë në terren do të dalë diçka që kërkon sqarim shtesë dhe ka ndodhur që ne të intervenojmë në një Call center duke menduar që nuk janë të lejuar të punojnë. U kemi kërkuar falje. Po ashtu kemi pasur disa furra të cilat kanë shërbyer kafe përveç që kanë shitur bukë ose kanë ngrënë aty brenda e që nuk lejohet me vendimin e qeverisë. Pra është dashur një sqarim shtesë se ata kanë të drejtë të shesin por nuk kanë të drejtë të shërbejnë. Pra,  nëse një qebaptore, shesin ndonjë kafe ata mund ta japin kafen qytetari dhe qytetari të vazhdojë jashtë dhe jo të ulet në lokal.”, ka shtuar Qalaj.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim që njëri nga prindërit të lirohet nga puna, përveç pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë dhe atyre të shëndetësisë. Qalaj ka treguar se në Polici ka raste kur dy policë janë bashkëshort ose njëri nga bashkëshortët punon në polici e tjetri në shëndetësi. Ai ka thënë se Policia e ka gjetur mënyrën e zbatimin të këtij vendimi.

“Kjo është e rëndësishme meqë kemi numër të madh të kolegëve që punojnë në policinë e Kosovës dhe ne kemi bërë një zgjidhje që të ua përshtatim orarin e punës që njëri prind të punojë paradite, tjetri pasdite në mënyrë që njëri nga prindërit të jetë në kujdesin fëmijëve .  Apo në rastet kur njëri nga prindërit  është punonjës i Policisë e tjetri i shërbimeve shëndetësore, ne u kemi dhënë përparësi  orarit të punës të shërbimeve shëndetësore dhe e kemi përshtatur orarin e punës.”, tha ai.

Qalaj ka treguar se deri më tani janë dezinfektuar shumica e stacioneve policore, por ende nuk ka filluar dezinfektimi i makinave të tyre.

“Në shumicën e objekteve të Policisë së Kosovës është kryer dezinfektimi, janë edhe disa në proces, meqë kemi numër të madh të pikave. Të gjitha pikat kufitare janë dezinfektuar. Makinat jo ende.”, tha Qalaj.

Qalaj ka treguar se  që nga dita e parë që është vërejtur që ky virus është rrezik për rajonin Policia e Kosovës ka dalë në mbështetje të institucioneve shëndetësore.

“Fillimisht në pikat kufitare në identifikimin e personave që kanë kaluara nga pikat e rrezikshme, apo vendet që kanë kaluar tranzit dhe pasi ka bërë identifikimin e tyre i ka shoqëruar te kolegët nga shërbimet shëndetësore për të kryer shërbimet mjekësore, në bazë të kërkesave që kanë qenë. Pas asaj varësisht nga rezultatet që kanë dalë nga kontrollet mjekësore edhe ne kemi pasur angazhime të ndryshme. Ju e dini që më vonë pas kontrolleve mjekësore disa pacientë u diagnostifikuan me këtë virus dhe ne u desh që t’i izolojmë disa loakcione në nivel vendi. Detyra kryesore e Policisë ka qenë që ato lokacione të bëhen të mbyllura që mos të ketë frekuenitim të njerëzve, as për të hyrë dhe as për të dalë, përveç shërbimeve emergjente dhe kerreve zyrtare dhe disa shërbimeve që janë të lejuara nga Qeveria e Kosovës.”, tha Qalaj.

Ai ka falënderuar qytetarët e zonave të karantinuara për bashkëpunimin.

“Ne  i falenderojmë të gjithë qytetarët që i kanë zbatuar mjaft mirë vendimet e Qeverisë dhe kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës. Mund të them që vendimi është respketuar mjaft mirë. Natyrisht që qytetarët kanë nevoja të ndryshme për furnzimin. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha komisionet qeveritare me të gjitha komunat në mënyrë që ta implementojmë vendimin e qeverisë dhe banorët të furnizohen me gjërat elementare për jetë. “, shtoi Qalaj.

Drejtori Qalaj ka folur edhe për punën e Policisë në kufij.

“Detyra e Policisë është që fillimisht të kontrollojë dokumentacionin e secilit qytetarëve që hyjnë në pikat kufitare pas mbylljes së kufirit dhe lejimin e qytetarëve të Kosovës dhe ndalimin e qytetarëve të huaj,dhe mallrave. Policia e Kosovës ka filluar implementimin. Fillimisht ka qenë një fluks më i madh i qytetarëve sepse qytetarët ka qëlluar të jenë në vende të ndryshme të botës qoftë tranzit qoftë duke jetuar dhe ata kanë filluar të kthehen në drejtime të ndryshme për Kosovë. Policia e Kosovës pas kontrollimit të dokumentacionit i udhëzon të shkojnë të te pika ku bëhet kontrolle mjekësore dhe pastaj është detyrë e shërbimeve mjekësore më tej.”, tha ai.

Ai ka thënë se edhe hyrja e mallrave po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

“Kemi hyrje të mallrave vazhdimisht. Nuk ka probleme përveç që ne jemi të obliguar të udhëzojmë shoferët se si të sillen.”, theksoi Qalaj.

Xhaxhai e gjen të vdekur nipin në banesë në veri të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur një person të vdekur.

Rasti ka ndodhur të hënën në Mitrovicën e Veriut, ku xhaxhai e ka gjetur nipin e vdekur në banesë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me kërkesë të familjarëve pasi viktima kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune trupi i pajetë i tij iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili rekomandon që rasti të shkoj në procedurë të rregullt.

Policia greke përdor gaz lotsjellës kundër emigrantëve në kufi

Periskopi.com Lajme

Policia kufitare greke përdori sot në mëngjes gaz lotsjellës  për qindra migrantë që po përpiqeshin të hynin nga Turqia, ndërsa autoritetet e Athinës po vazhdonin me planet për të dëbuar migrantët që mbërrinin në ishujt e Egjeut.

Raportet treguan se policia përdori gaz lotsjellës në kufi, një ngjarje e zakonshme që kur javën e kaluar Turqia ndaloi bllokimin e migrantëve për të arritur në Greqi dhe Europë.

Megjithatë gazi lotsjellës hidhej dhe nga ana tjetër. Nuk ishte e qartë se kush gjuajti.

Sipas burimeve greke, rreth 12 500 migrantë u mblodhën përtej kufirit, në rajonin Evros në verilindje.

Ndërkohë, marina greke dërgoi një anije në Lesbos, për të marrë në bord migrantët e sapoardhur, deri në transferimin e tyre në një kamp të mbyllur në kontinent.

Policia jep detaje për rrahjen në Prishtinë, arrestohen disa persona

Periskopi.com Lajme

Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në lagjen ‘Dardania’ Prishtinë, saktësisht tek vendi i quajtur ‘Te Ora’.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia ka marrë një njoftim se në ora 17:26 ka ndodhur një rrahje në lagjen Dardania. Me të u njoftuar, policia ka shkuar shpejtë dhe ka arrestuar disa persona.  Rasti ende është duke u hetuar.”, ka thënë Krasniqi.

Policia e Kosovës suspendon komandantin e stacionit të Zubin Potokut dhe përgjegjësin e dhomës së dëshmive

Periskopi.com Lajme

Inspektoriati Policor i Kosovës ka suspenduar përgjegjësin policor për ‘Dhomën e dëshmive” dhe komandantin e Stacionit Policor të Zubin Potokut.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Policia e Kosovës të cilët në zbatim të Planit Vjetor të Punës kanë inspektuar Drejtorinë Rajonale Policore në Mitrovicë të Veriut, konkretisht Stacionin Policor në Zubin Potok.

Në ‘Dhomën e dëshmive” të SP Zubin Potok, gjatë inspektimeve nga komisioni inspektues, në përbërje prej pesë anëtarëve të autorizuar nga DRP Mitrovicë Veri, janë hasur parregullsi.

Komisioni inspektues, ka informuar Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe të njëjtit kanë marrë masat disiplinore për suspendimin e dy të dyshuarve për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan lajmi.net

Ky është njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, në zbatim të Planit Vjetor të Punës, pos të tjerave realizon edhe inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Më 27.02.2020, ka filluar realizimi i inspektimit në Drejtorinë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Veri, konkretisht në Stacionin Policor (SP) Zubin Potok.

Në ‘Dhomën e dëshmive” të SP Zubin Potok, gjatë inspektimeve nga komisioni inspektues, në përbërje prej pesë anëtarëve të autorizuar nga DRP Mitrovicë Veri, janë hasur parregullsi.

Komisioni inspektues, bazuar në të gjeturat e deritanishme, ka vlerësuar se ka elemente të mundshme të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe menjëherë përmes mekanizmave zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra.

Njësitet policore në bashkëpunim me IPK-në, me autorizim të prokurorit kompetent, sot me datën 28.02.2020 kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’. Kurse, inspektimi i detajuara i ‘Dhomës së dëshmive’ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në nxjerrjen e konstatimeve të sakta dhe të plota lidhur me rastin.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojë të kryejë inspektime dhe hetime lidhur me rastin, për të cilin do t’iu mbajë të informuar. /

Reshjet e borës, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak të reshurave të borës.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve t’i përshtaten kushteve atmosferike dhe të kenë kujdes në vozitje.

“Apel për kujdes gjatë vozitjes! Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, për mirëmbajtjen e rrugëve për shtatë regjione janë të angazhuara nga dy kompani, pra për secilin regjion nga dy kompani.

Ndërsa për autostrada janë veçantë të angazhuara tri kompani, të cilat janë në dispozicion ashtu siç është paraparë me kontratë, për hedhjen e kripës e mirëmbajtje të rrugëve.

E rëndë në Gjilan: Tre persona dhunojnë një femër, policia i arreston

Periskopi.com Lajme

Një rast i rëndë dhunimi ka ndodhur në Gjilan.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se ka arrestuar tre persona në lidhje me rastin.

Ata, sipas policisë dyshohet se kanë dhunuar viktimën e gjinisë femërore.

Në lidhje me rastin nuk janë dhënë detaje të tjera, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

AKK-ja dhe Policia nënshkruajnë memorandum për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara

Periskopi.com Lajme

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës sot ka nënshkruar memorandum me Policinë e Kosovës për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara te subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

Ky dokument i rëndësishëm parasheh bashkëpunimin në mes të palëve në fusha të ndryshme, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e aktiviteteve, trajnimin dhe vetëdijesimin e të tjera.

Por, një nga pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara (apo siç njihet gjerësisht në gjuhën angleze si “dawn raids”) te subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

Kjo nënkupton që zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kërkojnë një autorizim nga gjykata kompetente për të hyrë pa paralajmërim ose leje të veçantë në selinë dhe pronat e subjekteve të dyshuara, si dhe mund të kërkojnë asistencë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në raste specifike.