Gjuriq: Numër rekord i votuesve në serb në zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Politikani serb, Marko Gjuriq, ka thënë për mediet serbe se dalja e banorëve serb të Kosovës në zgjedhje ka qenë më e madhja ndonjëherë.

“Ne kemi mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Mitrovica, Shtërpca, Graçanica janë vendet ku serbët kanë votuar bindshëm më shumë se shqiptarët”, ka thënë Gjuriq për Pink.

Pastaj kryesuesi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Gjuriq, ka thënë se kjo ka ndodhur përkundër faktit se persona të caktuar janë munduar të pengojnë serbët që të dalin në këto zjgedhje nacionale në Kosovë.

“Ka pasur një tendencë që të priten krahët e serbëve në Kosovë. Një fushatë ka ndodhur kundër Listës Serbe, por serbët kanë treguar fuqi dhe nuk janë frikësuar”

Ndryshe politikanët serb që nuk i takojnë Listës serbe, janë ankuar vazhdimisht që kanë pasur kërcënime të shumta dhe shantazhe. Njëri ndër ta, Nenad Rashiq, është ankuar vazhdimisht se po linqohet pasi kishte dalë kundër Listës Serbe.

Politikani serb: E drejta ndërkombëtare lejon që Kosova t’i jepet Rusisë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i një partie politike në Serbi ka deklaruar se “e drejta ndërkombëtare lejon që një pjesë e një territori sovran t’i jepet shtetit tjetër sovran, nëse kjo nuk bëhet dhunshëm, përkatësisht pa pëlqimin e përfaqësuesve të territorit që jepet”.

Kështu në fakt ka deklaruar kryetari i partisë Zdrava Serbia (Serbia e shëndetshme), Millan Stamatoviq, i cili angazhohet që Kosova t’i jepet në qeverisje Rusisë, e citon agjencia e lajmeve të Beogradit, Beta, transmeton Koha.net.

“Këtë e kanë konfirmuar qysh më 2017, me rastin e interesimit të (presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës) Donald Trumpit që të blejë nga Danimarka Grenlandën, edhe ekspertët amerikanë, profesorët e të drejtës nga Universiteti Duke në SHBA, Joseph Blocher dhe Mitu Gulati”, thuhet në deklaratën me shkrim të këtij farë politikanit serb, Stamatoviq.

Sipas tij, Serbia u dashka sa më parë të nisë procesin për të parandaluar “skenarin e aktit të kryer që po na e bën gati NATO, dhe kështu do të lehtësohej në mënyrë të veçantë edhe jeta e serbëve dhe e jo shqiptarëve në territorin e Kosovës, veçmas nëse kihet parasysh pozita ndërkombëtare dhe ndikimi i Rusisë në botë si dhe hovi ekonomik i saj gjatë dekadave të fundit”, sikur i pëlqen të ëndërrojë ky politikan serb, të cilit shihet qartë se i është ndalur ora e historisë dhe e kujton Kosovën si koloni të Serbisë para se të çlirohej dhe të shpallej shtet i pavarur, sovran, tashmë i njohur nga 116 vende të botës, ndër to edhe ato më të fuqishmet.

 

Politikani serb mezi pret që BE t’ia heqë vizat kosovarëve

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ministri për Inovacion e Teknologji, Nenad Popoviq, ka shfaqur sot shpresën (dhe dëshirën) që Evropa t’ua hapë dyert shqiptarëve që ata, të gjithë, të largohen nga Kosova, transmeton Koha.net.

“Zvicra është përplot me shqiptarë, Austria është përplot me shqiptarë, Evropa është përplot me shqiptarë. Unë shpresoj se Evropa do t’ua hapë dyert ashtu që të shkojnë të gjithë, nëse munden, nga Kosova”, citon FoNet të ketë thënë Popoviq.

Ky konstatim i tij u prit me duartrokitje të mëdha në një tubim në Beograd kushtuar 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

 

Britania: Ky politikan serb po i rrezikon raportet Sarajevë-Londër

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe në Sarajevë njoftoi sot se presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, me përhapjen e gënjeshtrave dhe akuzave të pabaza për politikën e këtij vendi, po rrezikon marrëdhëniet me Londrën.

“Është zhgënjyese që Dodik vendosi të paraqesë Britaninë e Madhe si një lloj kërcënimi ndaj Republikës Serbe. Fabrikimi i kërcënimeve të rreme mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbledhur poenët zgjedhorë, por rrezikon marrëdhëniet afatgjata me Britaninë e Madhe”, tha ambasada britanike në një deklaratë.