Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, shënon hat-trick dhe e dërgon Portugalinë në finale

Periskopi.com Sporti

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ishte heroi i Portugalisë, të enjten mbrëma, duke e dërguar skuadrën e tij në finale të Ligës së Kombeve duke shënuar hat-trick, në fitoren 3-1 kundër Zvicrës.

Ylli i Juventusit realizoi fillimisht golin e parë në minutën e 25-të, me anë të një goditje të jashtëzakonshme nga gjuajtja e lirë, shkruan Periskopi.

Në një natë ku shkëlqeu edhe Xherdan Shaqiri për Zvicrën, pesë herë “Topi i Artë” rrëmbeu vëmendjen, duke arritur në kuotën e 88 golave me Kombëtaren.

Derisa rezultati ishte 1-1, pas golit të barazimit nga Ricardo Rodriguez në minutën e 57-të, Ronaldo shënoi golin e epërsisë së dytë për reprezentacionin e tij dy minuta para fundit.

 

Krejt në fund, në kohën shtesë, ai kompletoi hat-trickun duke shënuar një gol tjetër brilant pas një depërtimi nga krahu i majtë, derisa gjeti cakun me anë të një goditje të fuqishme.

Shikoni golin në videon e mëposhtme.

Finalja zhvillohet të dielën, derisa Portugalia tani e pret fituesin e ndeshjes Angli-Holandë. /Periskopi.com/