Portieri Visar Bekaj në Hoffenheim?

Periskopi.com Sporti

Portieri kosovar Visar Bekaj, është larguar nga Prishtina pas disa vitesh, duke kërkuar një aventurë të re.

Bekaj dëshiron të vazhdojë karrierën jashtë Kosovës, ku ofertat nuk kanë munguar.

Ai është në negociata me klubin gjermane Hoffenheim dhe thotë se marrëveshja është afër.

“Ende nuk kam nënshkruar kontratë, por jemi afër marrëveshjes”, tha Bekaj për Indeksonline.

Hoffenheimi bën gara në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë.