Chelsea ia vjedh Liverpoolit portierin

Periskopi.com Sporti

Skuadra londineze, Chelsea tashmë është favoriti kryesor në garë për portierin brazilian të Romës, Alisson Baker

Thibaut Courtois është shumë pranë largimit nga Chelsea dhe kalimit në Real Madrid për 35 milionë euro.

Kjo ka bërë që skuadra londineze të vihet pas portierit të Romës, Alisson, i cili po kërkohet edhe nga rivali i Premierligës, Liverpool.

Sipas Goal.com, skuadra e trajnerit Maurizio Sarri tashmë është favorite për brazilianin, për të cilin do të ofrojë 82 milionë euro, 12 më shumë se sa Liverpool.