Njihuni me tranferin e ri të Barçës: Ky është zëvendësuesi i legjendës Iniesta

Periskopi.com Sporti

Si të zëvendësohet një legjendë si Andres Iniesta? Bracelona po e zgjidhë rebusin më shpejtë se sa e ka menduar realisht.

Ata po tentojnë të transferojnë mesfushorin e Gremios Arthur për 40 milionë euro.

Banor i Goianias, Arthur lëvizi drejt Porto Alegres në moshës 14-vjeçare. Paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në atë që njihet si kupa libertadores ka bërë që braziliani të jetë si target i skuadrës katalunase, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

Ndërkohë që statistikat thonë se Arthur ka kontribuar në një ndihmë të vetme ndaj fitores së Gremios në kupën e libertadores, ai thotë “Unë jam një lojtar i cili dua që topi të jetë pranë këmbëve të mia, dhe të organizojë lojën”.

“Si një mesfushor mbrojtës, unë kam kontakt shumë me topin. Por si një playmaker Renato më tërheq brenda zonës, për të shënuar gola. Unë gjithashtu nxitem që t’i ndihmojë sulmuesve dhe krahëve sulmues”, u shpreh Arthur.

Barcelona është duke insistuar në mënyrë konstante që të transferojë mesfushorin brazilian.

Vetëm 21-vjeçar, fëmija nga Goiania duhet të sigurojë që koka e tij të mbetet në vendin e duhur nëse ai do të ketë sukses nën regjimin e Enersto Valverde në një nga klubet më të mëdha të futbollit botëror./Periskopi/   

Iniesta Arthur

Embed only Arthur Barcelone