Prokurori amerikan William Barr thotë se postimet e Trumpit ma bëjnë të pamundur punën

Periskopi.com Lajme

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, tha se presidenti Donald Trump, e nënvlerëson atë me postimet e tij në Twitter, duke ia bërë “të pamundur të kryejë punën”.

Komentet vijnë në kohën kur Departamenti amerikan i Drejtësisë po përballet me kritika të ashpra për trajtimin e një rasti që përfshin Roger Stonte – ish-këshilltarin e dënuar të presidentit.

Prokurori i përgjithshëm është akuzuar për përkulje ndaj presionit presidencial.

Komentet e Barrit tani janë një shenjë e rrallë e përplasjes me presidentin.

“Mendoj se është koha të ndalojë të postojë në Twitter për rastet penale të Departamentit të Drejtësisë”, tha Barr për ABC News.

“Unë nuk mund ta kryej punën time këtu në departament me komente të vazhdueshme që më nënvlerësojnë”, tha Barr, përcjell rel.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senatin amerikan, Mitch McConnell, tha se presidenti duhet t’i dëgjojë këshillat e prokurorit Barr.

Në SHBA ka pasur zemërim këtë javë kur Departamenti i Drejtësisë ka thënë se planifikon të zvogëlojë kohën e dënimit me burg që do ta kërkojë për Stone – mik i presidentit.

Stone është shpallur fajtor në muajin nëntor për pengimin e hetimeve që ka kryer Dhoma e Përfaqësuesve rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

Prokurorët federalë kanë rekomanduar që Stone të përballet me shtatë deri në nëntë vjet burgim.
Trump ka shprehur menjëherë kundërshtimin e tij në Twitter, duke thënë se “kjo është një situatë e tmerrshme dhe shumë e padrejtë”.

Departamenti i Drejtësisë më pas e ka hedhur poshtë rekomandimin nga prokurorët, duke nxitur dyshime nëse Barr ka ndërhyrë në mbështetje të Stone.

Për rrjedhojë, katër prokurorë janë larguar nga puna.

Facebook bashkëpunoi me Reutersin për verifikim të postimeve

Periskopi.com Tech & Auto

Gjiganti Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me agjencinë e lajmeve, Reuters për të verifikuar materialet e publikuara në këtë rrjet social, përfshirë edhe aplikacionin tjetër, Instagram.

Nën presion për luftim të lajmeve të rreme para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka nisur një pilot-program amerikan nga dhjetori i vitit të kaluar për të vërejtur më shpejt dezinformatën.

Ky veprim ka ardhur pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se hapësirat e rrjeteve sociale janë shfrytëzuar në fushatën ruse me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Moska në anën tjetër mohon këto pretendime, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se ka krijuar një department të ri për të verifikuar fotografitë, videot, titujt dhe materialet tjera që publikohen në Facebook për audiencën amerikane në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

Përveç Reutersit, Facebook bashkëpunon edhe me agjenci tjera informative siç janë Associated Press dhe Agence France-Presse.

 

 

 

 

Facebook nuk do t’i kontrollojë postimet e politikanëve edhe nëse ato përmbajnë informacione të rreme

Periskopi.com Tech & Auto

Sipas një postimi të bërë nga presidenti i Facebook për çështje globale dhe të komunikimit, dhe ish-zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe Nick Clegg, Facebook nuk do t’i kontrollojë postimet e bëra nga politikanët edhe nëse nëse ato përmbajnë informacion të rreme.

Sipas Clegg, postet e politikanëve duhet të lirohen nga kontrollimi i palëve të treta, sepse ato janë jetike për interesin publik.

Facebook planifikonte të bënte një njoftim të ngjashëm përpara zgjedhjeve të vitit 2020, duke marrë parasysh reagimet që mori për rolin e saj në zgjedhjet presidenciale 2016.

 

 

Përdorimi i të dhënave, Facebook heton një tjetër kompani

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook” pezulloi bashkëpunimin me një kompani analitike amerikane, ndërsa heton dyshimet për grumbullimin dhe përdorimit e të dhënave të përdoruesve.

Kompania “Crimson Hexagon”, me bazë në Boston, thotë se i ofron konsumatorëve informacion, ndërsa ka kontratë me agjenci qeveritare në të gjithë botën.

“Facebook” tha se po heton nëse disa nga këto marrëveshje ishin bërë në shkelje të politikave të kompanisë për mbikëqyrjen. Sipas rrjetit social, ende nuk ka gjetur prova për keqpërdorim të dhënash apo për marrjen e tyre në mënyrë të gabuara. Megjithë komunikatën diplomatike të “Facebook”, madiat amerikane shkruajnë se kompania e Mark Zuckerberg dyshon se Crimson Hexagon i jep të dhëna organizmave qeveritare, një shkelje e hapur e politikave të “Facebook”.

Sipas gazetës së Wall Street, kontratat e Crimson Hexagon përfshijnë analizimin e të dhënave publike të “Facebook” për klientë të ndryshëm, përfshirë një OJF ruse me lidhje me Kremlinin. Pas skandalit dhe në përpjekje për të distancuar sa më shumë me kompaninë në telashe Cambrigde Analitika, përmes postimeve në internet dhe duke shmangur pyetjet nga mediat, zyrtarë të Crimson Hexagon thanë se ata përdorin vetëm të dhënat publike për punën e tyre.

 

Hoxha nuk i ndal fyerjet për festivalin në Prizren, thotë se s’ka bërë thirrje për sulm terrorist

Periskopi.com Lajme

Pasi e ka sulmuar një festival në qytet duke e quajtur lopë një këngëtar që ka kënduar, Besim Berisha, imam në Xhaminë Suzi Zerrini, i ka fshirë postimet.

Ai ka thënë se nuk ka bërë thirrje për terrorizëm, por megjithatë nuk i ka ndalur fyerjet për festivalin, duke folur si ndonjë autoritet që ka për mandat ta ndalë zhurmën në qytet dhe t’i edukojë të rinjtë

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Hoxhës, i cili duket se është frikësuar që ka përdorur aktet terroriste që mund t’i bëjë dikush ndaj organizatorëve të festivalit.

SQARIM

Me kete posim e informoje xhematin te cilin e perfaqesoje, te gjithe besimtaret musliman te komunes se Prizrenit, se i kam fshi dy postimet e fundit nga Facebook, per shkak te mirekuptimit dhe respektit per nje mik timin qe me keshillon dhe kritikon kohe pas kohe per postimet dhe komentet e mia ne fb!

Por, ne te njejten kohe, po ju siguroje qe:

1) Besim Berisha, kurre nuk ka ba ftese per akte teroriste, edhe ne KKSB si anetare i se ciles jam dhe perfaqesoje KBI Prizren, disa here me rradhe e kam cek dhe potencu, para ish-kryetarit Muja dhe kryetarit te tanishem Haskuka, para te gjithe te pranishmeve, qe te kemi kujdes me festivalet verore( rreth zerit ps ores 00:00) ne qyetet se po nxisin urrejtje dhe me se paku na kemi deshire me ndodh ndonje akt terorist!

2) Ju garantoje dhe siguroje, qe ne postimet e mia kam marre per baze edhe shqetesime e qytetareve te cilet i perfaqesoje. Ne jemi ne kontakt me njerz non-stop, dhe kemi kerkesa qe te ndermarrin diqka per parandalim apo stopim te zhurmes pas mesnates.

3) Kerkoj falje publikisht per ofendimin qe ia kam ba atij tipi qe folke (sepse ska kendu).

4) Te jeni ne dijeni qe, Ismet Kryeziu (po ia permendi emrin pasiqe ai me ka permend mua ne postimin e tij ne fb) me njef mua shume ama shume mire, disa here me nga disa dite rradhe kam marre pjese ne ceremonite fetare te familjareve te tij. Ai i din qendrimet e mia rreth kultures dhe tradites ne pergjothsi dhe une i di qendrimet e tija rreth fese Islame! E di qe bajagi ‘ateist’ eshte!

5) Xhemati im i dashur, ju me njihni me mire dhe i dini reagimet e mia per ceshtje te ndryshme qe kane te bejne me qytetaret e Prizrenit. Une jam i drejteperdrejte dhe nuk paguhem nga askush, perpos se nga ju! Ata qe thithin fonde ne emer te proklamimit te ‘demokracise’ le te mendohen per te ardhurat e tyre!

6) Xhemati im i respektuar, ne cilin liber shkrun qe ‘muzika’ e shfrenuar dhe degjeneruar deri ne 04:00 te mengjesit eshre Kulture??? Cili babe dhe nane, ka qef dhe e lejon femijen e tij me qendru jashte shtepise deri ne mengjes?? Ne nje vend ku mundesia per perdorim te droges eshre e larte?? Mundesia e prostitucionit eshre ne kulminacion??

7) Qytetar te besimit Islame te Komunes se Prizrenit, u jam falenderues per perkrahje morale dhe per kete arsye e kam ndie nevojen me ba kete sqarim per ju!!

I juaji,

Besim Berisha.