Pamje nga momenti i nokautimit të boksierit rus nga Joshua

Periskopi.com Lajme

Anthony Joshua ka nokautuar në raundin e shtatë boksierin rus, Aleksander Povetkin.

Boksieri rus është shtrirë përtokë pas një goditje të fuqishme të Joshuas, pas të cilës më nuk ka mundur që të qëndroj në këmbë e tij.

Me këtë fitore, Joshua dëshmohet edhe një herë si një prej boksierëve të pasfidueshëm në mesin e boksierëve botërorë. /Periskopi/

Joshua gjunjëzon boksierin rus në mënyrën e tij të zakonshme

Periskopi.com Sporti

Kampioni i boksit në pesha të rënda Anthony Joshua, ka nokautuar boksierin rus Alexander Povetkin.

Në raundin e shtatë, me një të rënë të fuqishme, Joshua ka shtrirë për tokë rusin Povetkin, i cili dorëzoi ndeshjen duke mos provuar më që ta sfidojë Joshuan, shkruan Periskopi.

Shumë parashikime thonin se Povetkin do të ishte rrezik për Joshuan, megjithatë e tëra përfundoi në mënyrën e zakonshme për Joshuan: me nokaut.

Povetkin, megjithatë, ka arritur që të lansojë disa goditje të fuqishme drejt Joshuas, por të cilat me përvojën dhe përgatitjen e tij, Joshua i ka përballuar shumë lehtë. /Periskopi/

 

 

Meçi Joshua-Povetkin, ja ku mund ta ndiqni live

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua, kampion i  botës në boks,  sonte do të ballafaqohet me boksierit rus të peshave të rënda,  Alexander Povetkin.

Dy boksierët do të zhvillojnë meçin në stadiumin Wembley të Londës,  rreth orës 23:00.

Meçi do të shfaqet në Sky News, transmeton Periskopi.

Ndërkohë që mundësia për ta shikuar meçin është edhe përmes internetit.

Në dy linqet e mëposhtme, të interesuarit do të mund të ndjekin këtë përballje aq të fuqishme:

KLIKO VIDEON 1

KLIKO VIDEON 2

 

:

Reagimi i Joshuas dy orë para meçit, duke qeshur thotë: I gatshëm për t’u rrahur

Periskopi.com Sporti

Boksieri numër një në botë, Anthony Joshua do të ndeshet sonte me rusin Alexander Povetkin në Londër.

Meçi i peshave të rënda pritet të jetë jo i lehtë për Joshuan marrë parasysh statistikat pozitive të boksierit rus.

Joshua, para pak momentesh, kur kanë mbetur më pak se dy orë nga koha e meçit, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“I gatshëm për t’u rrahur”, ka shkruar Joshua në fotografinë ku shihet duke qeshur.

Joshua është bërë i famshëm në momentin kur e ka mundur boksierin e madh Klitschko me nokaut, duke marrë primatin në boks.

Megjithatë, ai po kritikohet shpesh se po eviton luftrat me boksier të rrezikshëm siç është Tyson Fury dhe Deontay Ëilder. /Periskopi/

 

Ja ku mund ta ndiqni sonte meçin Joshua – Povetkin (Video)

Periskopi.com Sporti

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua sonte do të ballafaqohet me boksierit rus të peshave të rënda,  Alexander Povetkin.

Dy boksierët do të zhvillojnë meçin në stadiumin Wembley të Londës,  rreth orës 23:00.

Meçi do të shfaqet në Sky News, transmeton Periskopi.

Megjithatë, të gjithë të interesuarit për ta shikuar këtë përballje aq të fuqishme përmes internetit, mund të kyçen në linkun e mëposhtëm:

KLIKO VIDEON

 

 

Statistikat e frikshme të rusit Povetkin i cili sonte sfidon kampionin Joshua

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin do të ndeshen sonte në stadiumin Wembley në Londër.

Meçi mes Joshuas dhe Povetkin është një tjetër përplasje e rëndësishme e peshave të rënda.

Britaniku mbron titujt e tij WBA Super, IBF, WBO dhe IBO në duelin e sotëm në Londër.

Ky ballafaqim pritet të fillojë nga ora 23:00, mirëpo mund të ketë paksa vonesa për shkak të takimeve paraprake.

Anthony Joshua, nuk njeh humbje deri më tani, pasi në fituar 21 duele, prej të cilave 20  me nokautë, kurse Aleksander Povetkin ka zhvilluar 34 ballafaqime, ku numëron vetëm një humbje.

Ai ka arritur 24 fitore me nokautë.

Kampioni i botës në boks Joshua sonte rrahet me rusin Povetkin (Detajet)

Periskopi.com Sporti

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua do të boksoj sonte kundër boksierit rus të peshave të rënda Alexander Povetkin.

Povetkin është sfiduesi i radhës i Joshuas për titullin WBA, e po ashtu britaniku Joshua do t’i mbrojë edhe titujt WBA Super, IBF, WBO dhe IBF. Dy boksierët do të nisin meçin rreth orës 23:00, shkruan Periskopi.

Meçi do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londës. Hera e fundit që Joshua ka boksuar në këtë stadium ishte kur e kishte mundur Kliçkon në prill të vitit 2017.

Meçi do të shfaqe në Sky News. /Periskopi/

Joshua kapet keq me bokserin amerikan të peshave të rënda Miller

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua u konfrontua me bokserin e peshave të rënda amerikanin Jarrell Miller në një konferencë shtypi.

Në konferencë u bë e ditur se meqi ndërmjet Joshuas dhe rusit Povetkin do të zhvillohet në shtator, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Në praninë e mediave ishte edhe Miller të cilit iu dha shanca për të replikuar me Joshuan.

Joshua iu drejtua amerikanit të peshave të rënda me këto fjalë: “Mbylleni gojën dhe largohuni nga skena”.

“Mbylleni gojën, bushtër e vogël! Eja këtu më vonë – ju nuk keni fare respekt”.

Më parë është folur se “Big Baby” pseudonimi i Miller mund të ndeshet me Joshuan.

Dhe në mënyrë të qartë shihej se ai dëshiron të ndeshet me të sa më shpejtë që është e mundur.

30-vjeçari është i pamposhtur sikur Joshua, me 21 fitore, ndërsa 18 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Ai gjithashtu ka një barazim kundrejt Joey Dawejko./Periskopi/

Dikush e sulmon Antony Joshuan gjatë matjes me Povetkinin (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin janë takuar për herë të parë përpara ndeshjes së tyre të peshave të rënda në Wembley.

Por vëmendja më e madhe u bë kur një njëri i tretë ndërhyri derisa dy boksierët po fotografoheshin njëri me tjetrin.

Jarrell Miller, i njohur si “Big Baby” u fut në skenë dhe filloi të përballët me kampionin e peshave të rënda.

Miller renditet i treti në IBF dhe WBA dhe është i pamposhtur në 22 luftimet e tij të fundit, gjë që e bën atë një mundësi të qëndrueshme për të qenë kundërshtari i Joshuas në Amerikë.