Liga më atraktive në botë, Premier Liga me ‘Festival golash’ deri më tani

Periskopi.com Sporti

Premier Liga angleze e njohur ndryshe edhe si liga më atraktive në botë është afër që të thyejë rekord për më së shumti gola të shënuara për një periudhë të shkurtër.

Gjatë 46 ndeshjeve të luajtura, janë shënuar gjithsej 171 gola me një mesatare prej 3.72 golash për lojë. Nëse do vazhdojë kjo seri e mrekullueshme me gola, të gjitha ekipet në Angli në top ligë në fund të edicionit mund të arrijnë në shifrën e 1,414 golave.

Edicioni 2020/21 për momentin ka mesataren më të lartë të golave të shënuara në histori të Premier Ligës dhe nëse ekipet vazhdojnë kështu, do ta kalojnë shifrën e golave të edicionit 2018/19, ku u shënuan gjithsej 1,072 gola me një mesatare prej 2.82 gola për ndeshje.

Edhe edicionet e kaluara ishin të ngjashme me atë të vitit 2018/19, ku 2.81 gola për ndeshje u shënuan në edicionin 2011/12, dhe me një koeficient të njëjtë prej 2.80 gola të shënuar në edicionet 2010/11, 2012/13 dhe 2016-17.

Vikendi që lamë pas u përcjell me dy super ndeshje me mori golash, ku ekipi i Chelsea-s barazoi me Southamptoni-n me rezultat 3:3 dhe ndeshja tjetër mes Tottenham dhe West Ham United që po ashtu u mbyll me rezultat të barabartë 3:3.

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Për shkak të normave të reja për mbylljen e pubeve në orën 22, të marra nga qeveria angleze për të ulur numrin e infektimeve me Coronavorus, Premier League ka lajmëruar ndryshimin e orareve të ndeshjeve në program të hënën mes Fulham-it dhe Aston Villa-s, dhe mes Liverpool-it dhe Arsenal-it.

E para, e parashikuar fillimisht në orën 19, do të luhet në 17:45. Ndërsa e dyta do të fillojë në orën 20 dhe jo në 21:15 siç ishte parashikuar.

Edhe ndeshjet që do të luhen në fundjavën e 3-4 tetorit do të luhen më herët nga sa ishte parashikuar.

Shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premierligë, lë prapa yjet e Liverpool

Periskopi.com Sporti

Kevin De Bruyne u shpall futbollisti më i mirë i sezonit 2019-20 në Premier League. Sulmuesi i Manchester City-t përjetoi një sezon fantastik dhe realizoi përformanca shumë të mira.

Ai la pas vetes yjet e Liverpoolit si Henderson, Mane dhe Trent Alexander-Arnold që ishin rivalët e tij kryesorë. Një ngushëllim i vogël për belgun që përjetoi eliminimin e turpshëm nga Champions League mbrëmjen e djeshme ndaj Lyon-it.

Trajneri Pep Guardiola tani nuk mund të qahet më se futbollistët e tij nuk fitojnë çmime individuale. Trofeu i rrëmbyer nga De Bruyne e tregon qartë se një aludim i tillë bie poshtë.

Premierliga konfirmon zero raste pozitive me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Pas çdo ndeshje, së paku dy herë në javë, futbollistët në Premierligë testohen për COVID-19.

Derisa javën e kaluar doli një pozitiv duke mos u zbuluar lojtar apo staf teknik i cilës skuadër, këtë herë të gjitha ekipet janë të pastra.

 

 

Premierliga ka konfirmuar se pas testimeve të 1,973 lojtarëve dhe stafit të klubeve nga 29 qershor deri me 5 korrik, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Kështu, Premierliga mund të vazhdojë t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura për ta mbyllur sa më parë sezonin.

Këto janë uniformat e reja të 6 klubve të mëdha të Premier Ligës për sezonin 2020/21

Periskopi.com Sporti

Premier League po shkon drejtë përfundimit të këtij sezoni, pasi kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar.

Klubet kanë filluar t’i bëjnë transferimet e para për sezonin e ri, ndërsa në internet po shfaqen imazhet e fanellave të klubeve kryesore.

FootyHeadlines si gjithmonë, edhe në këtë verë ka filluar zbulimin e fanellave të klubeve të Premier League.

Shihni fotografitë.

 

 

Ky do të jetë topi i sezonit të ardhshëm në Premier League

Periskopi.com Sporti
Topi i sezonit të ardhshëm të Premierligës do të jetë shumë ndryshe nga ai i sezoneve paraprak.

 

Nike ka bërë publike topin e ri të dizajnuar posaqërisht për ligën angleze.

Ai do të jetë i bardhë dhe vetëm shënjimet do të jenë me ngjyrë të zezë.

Nga Aston Villa te Aston Villa: Premierliga rifilloi sonte pas 100 ditësh

Periskopi.com Sporti

Premier League rikthehet dhe e bën pas plot 100 ditësh!

Ishte 9 marsi i këtij viti kur ndeshja e fundit që u luajt përpara se dyert e stadiumeve të mbylleshin dhe sinjali të fikej: luhej Leicester-Aston Villa 4-o.

Pas më shumë se 3 muajsh, rikthehet magjia e kampionatit më të bukur në botë, sërish me Aston Villa në fushë, që këtë herë pret në “Villa Park” Sheffield United. Në mbrëmje do të jetë radha e Manchester City-Arsenal, një supersfidë që do t’i japë edhe më shumë shkëlqim një kampionati që na kishte humbur sytë, për shkak të pandemisë globale…

Sakaq, ra në sy gjesti i futbollistëve të Aston Villa dhe Sheffield, por edhe arbitrit kryesor, në shenjë proteste kundër racizmit duke u ulur në njërin gju nën sloganin #BlackLivesMatter.

Kjo është ndeshja hapëse në Premier Ligë pas pandemisë

Periskopi.com Sporti

Ligat më të forta Evropiane janë rikthyer pas pauzës afro tremujore, për shkak të pandemisë koronavirus.

Kështu, njëra prej ligave më të forta, Premierliga angleze, do të rikthehet nesër, me datë 17.

Ndeshja e hapse e vazhdimit të kampionatit do të jetë ajo në mes të Aston Villas dhe Sheffield Unitedi.

Ky takim nisë nga ora 19:00 dhe do të jetë dueli i parë në Premierligë pas më shumë se 3 muajve pezullim shkak i koronavirusit.

Në të njëjtën ditë, por nga ora 21:15 do të luhet derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit.Kjo përballje luhet në ‘Etihad Stadium’ në Manchester.

Golashënuesit më të mirë në Premierë Ligë: 10 futbollistë në garë për Këpucën e Artë

Periskopi.com Sporti

Pritjes në futbollin anglez është duke i ardhur fundi, Liga Premier kthehet të mërkurën pas një pauze afro tremujore si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Natyrisht se ndjesia do të jetë tjetër, pasi që stadiumet do të jenë të zbrazëta, mirëpo një gjë që nuk ndryshon është gara për golashënuesin më të mirë.

Më poshtë jua sjellim listën e konkurrentëve për Këpucën e Artë në Ligën Premier:

Leicester City, 19 gola, 117 minuta për gol

Arsenal, 17 gola, 136 minuta për gol

Liverpool, 16 gola, 140 minuta për gol

Manchester City, 16 gola, 88 minuta për gol

Southampton, 15 gola, 134 minuta për gol

Liverpool, 14 gola, 149 minuta për gol

Manchester United, 14 gola, 134 minuta për gol

Nën emrat e përmendur ndodhen edhe tre lojtarë me nga 13 gola të shënuar, të cilët megjithatë mbeten në garë: Raul Jimenez (Wolverhampton Wanderers), Tammy Abraham (Chelsea) dhe Dominic Calvert-Lewin (Everton).

Një rast i ri me koronavirus në Premierligë

Periskopi.com Sporti

Faqja zyrtare e Premierligës ka njoftuar se të hënën dhe të martën janë bërë 1213 testime të lojtarët dhe stafi i skuadrave për COVID-19, ku një person ka dalë pozitiv.

“Premierliga mund të konfirmojë sot se të hënën më 8 qershor dhe të martën më 9 qershor 1213 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të skuadrave janë testuar për COVID-19, dhe një prej tyre është pozitiv”, përcjell lajmi.net.

Testimet në Premierligë janë duke vazhduar vazhdimisht, derisa po punohet në rifillimin e sezonit.

Këto testime kanë filluar nga 17-18 maji, dhe deri më tani janë kryer shtatë raunde testimesh.

Futbolli anglez rifillon me një ndeshje të madhe, ky është kalendari zyrtar i ndeshjeve

Periskopi.com Sporti

Në Angli nxitojnë të nisin e Premier League do të rifillojë zyrtarisht në datën 17 qershor. Tani është gati edhe kalendari, zyrtarizuar nga FA e hartuar deri në 2 korrik, ose më saktë për tre javë plus rikuperimet. Do të nisë në orën 19 me sfidën mes Aston Villa e Sheffield United, por duhet pritur vetëm pak orë për të shijuar përballjen e parë të madhe: Man City-Arsenal.

Të premten në datën 19 do të jetë radha e Tottenham të Mourinho kundër Manchester United, ndërsa Liverpool kryesues do të luajë në datën 21 derbin me Everton, ndeshja e parë post koronavirus për të besuarit e Klopp, që, nëse City nuk fiton, me një sukses të tyre mund të festojnë titullin.

Përplasja direkte mes Reds e Citizens është në program në 2 korrik, ndërsa ndeshja e madhe mes të besuarve të Guardiola e Chelsea do të luhet në 25 qershor. Ndeshjet e tjera do të komunikohen dhe përcaktohen në kalendar më pas.

E mërkurë 17 qershor rikuperimet:
Aston Villa-Sheffield United (ora 19)
Manchester City-Arsenal (ora 21.15)

E premte 19 qershor Java 30:
Norwich City-Southampton (19)
Tottenham-Manchester United (21-15)

E shtunë 20 qershor:
Watford-Leicester (13)
Brighton-Arsenal (16)
West Ham-Wolves (18:30)
Bournemouth-Crystal Palace (20:45)

E dielë 21 qershor:
Newcastle-Sheffield United (15)
Aston Villa-Chelsea (17:15)
Everton-Liverpool (20)

E hënë 22 qershor:
Man City-Burnley (21)

RINIS EDHE FA CUP
Football Association ka komunikuar edhe datat provizore për rifillimin e FA Cup, që duhet të nisë nga cerekfinalet pas ndalesës për shkak të pandemisë. Ndeshjet e vlefshme për këtë turn janë programuar të shtunën 27 e të dielën 28 qershor, ndërsa për gjysëmfinalet duhet pritur fundjava e 18 e 19 korrikut. Finalja është fiksuar për ditën e parë të gushtit. Ky është programi i ndeshjeve nga cerekfinalet: Sheffield United-Arsenal, Newcastle United-Manchester City, Norwich City-Manchester United e Leicester City-Chelsea.

Kur sjellja brutale e Ramosit kundër Salah, bëri që ylli i Liverpoolit ta shokonte Real Madridin duke refuzuar ta takonte Ramosin

Periskopi.com Sporti

Kur ylli i Premier Ligës, Harvey Elliott kishte shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev me babanë e tij, në të cilën ishin ndeshur Liverpool kundër Real Madridit, ishte pyetur nëse donte ta takonte Sergio Ramosin, por ai kishte thënë se nuk do që ta takojë atë, për një arsye mjaft interesante madje.

“Jo, është mirë, faleminderit. Nuk më pëlqen ai pas asaj që bëri me Mo Salah”, ishte përgjigjur Eliot.

Ramos, i njohur për përdorimin e ‘arteve të errëta’ në ndeshje – në finalen e Champions League 2018 –  kishte bërë që egjiptiani në minutën e 28’të të largohej i lënduar nga ndeshja, madje la fushën duke qarë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë,  kujtojmë që Ramos është fitues i katërfisht i Ligës së Kampionëve, plus një herë fitues i Kupës së Botës dhe fitues të Kampionatit Evropian me Spanjën.

Shihni videon më poshtë./Periskop.com/

Harrojeni Liverpoolin e Manchester Unitedin, një tjetër klub i Premier Ligës po ‘çmendet’ pas Wernerit

Periskopi.com Sporti

Mediumi prestigjioz gjerman, ‘Bild’, bën të ditur se drejtuesit e klubit anglez, Chelsea, kanë autorizuar mbrojtësin e klubit, gjermanin, Antonio Rudiger që të angazhohet për ta bindur bashkëlojtarin e kombëtares së tij, yllin e skuadrës nga Bundesliga, Timo Werner, t’i bashkohet ekipit të Lampardit.

Werner, 24 vjeç, tashmë ka shënuar 30 gola në 38 paraqitje për skuadrën e Bundesligës, shkruan Periskopi.

Ndërsa, kujtojmë se sulmuesi i Leipzigut po kërkohet me ngulm nga skuadrat angleze, si Manchester United dhe Liverpool e Chelsea. /Periskopi.com

 

Super lajm nga Premier Liga, asnjë rast pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Pasi aprovimit të Qeverisë së Britanisë së Madhe se Premierliga mund të rifillojë gjatë qershorit, së fundmi vjen edhe një tjetër lajm i mirë për ligën angleze.

Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se nga 1130 të testuar për Covid-19 në Premierligë, asnjë rezultat nuk erdhi pozitiv.

Të testuarit ishin lojtarët, trajnerët dhe stafi i skuadrave.

Kështu, Premierliga merr edhe një dritë të gjelbër për të ndjekur planin për rifillimin e sezonit, për të cilin tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga Premierliga.

 

Premier Liga me një lajm të madh për tifozët

Periskopi.com Sporti

Pas një ndalese të detyruar dymujore, kampionatet kryesore europiane do të rifillojnë. Bundesliga ia ka kaluar të gjithëve me një muaj, duke parë se Seria A do të kthehem më 20 qershor dhe pak ditë më përpara do të jetë radha e La Liga-s dhe Premier League.

Ndeshjet e mbetura do të luhen me dyer të mbyllura, por mbetet për t’u kutpar se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, në Angli kanë besim se në sezonin 2020/21 tifozët do të kthehen në stadium.

Këtë e ka thënë drejtori ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, për Sky Sports:

“Askush nuk e di se për sa kohë ndeshjet do të luhen pa tifozë dhe është e drejtë që të merren masa sigurie. Gjithsesi, Premier League ëshhtë optimiste në lidhje me faktin se skuadrat do t’i shohin përsëri tifozët e tyre në stadium”

Çuditë në futbollin e sivjetmë: Liverpooli 25 pikë diferencë, Lazio më e mirë se Juve, Atalanta 70 gola

Periskopi.com Sporti

Lufta kundër koronavirusit ka ndërprerë një prej sezoneve më të jashtëzakonshme në futbollin evropian ku po ndodhnin befasi të jashtëzakonshme në 5 ligat më të forta të botës.

Në Angli, befasia më e madhe e kishte emrin Liverpool. Natyrisht, Liverpooli i vitit të kaluar arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve, por nuk pritej një dominim kaq i madh në Premier Ligë.

Skuadra e Jurgen Klopp i kishte 25 pikë para vendit të Manchester Cityt në renditjen tabelare dhe çështja e kampionit tashmë ishte çështje e kryer.

Befasi tjetër në Angli ishte edhe Leicester City që pritej të shkonte në Champions League, duke qenë tetë pikë mbi Manchester Unitedin e vendit të pestë.

Ndërkohë që në kategorinë e dytë, Championship, po e bënte namin Leeds United-i i Marcelo Bielsas, skuadër e cila renditet e para dhe pritej të kthehej në Premier Ligë pas gjashtëmbëdhjetë vitesh.

Në Gjermani, befaisa më e madhe mund të konsiderohet Werder Bremeni, skuadra elitare gjermane e cila ka pak gjasa për të mbijetuar kur kanë mbetur vetëm edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar. Ekipi i Rashicës fitoi ndeshjen e fundit, por i duhen edhe fitore të tjera që të paktën të sigurojë vendin e 16 në të cilën do të luante ndeshje barazhi me ekipin e tretë të Bundesliga II.

Për dallim nga Bundesliga, Seria A e Italisë po prodhonte një prej sezoneve më të nxehta në histori.

Kampioni i tetëfishtë rresht, Juventus, këtë sezon po përballej me një kundërshtar shumë më të vështirë në luftën për titull: Lazion. Lazio e kishte vetëm një pikë më pak, por dhjetë gola më shumë të shënuar, e një gol më pak të pranuar. Pra, Lazio ishte në superformë dhe kishte mbrojtje më të mirë e sulm shumë më të mirë se Juventusi.

E megjithatë, befasia nuk përfundon këtu në Itali. Atalanta po prodhonte futbollin larg më të bukur nga të gjitha ekipet e tjera derisa po luftonte për një vend që çonte në Champion League. Ky ekip për 25 ndeshje të zhvilluar i shënoi plot 70 gola, ose 20 më shumë se Juventusi e 42 gola më shumë se Milani.

Taktikat e këtij ekipi pa lojtarë të famshëm mbeten ende misterioze për analistët e futbollit por pritet të kenë ndikim madhor në sportin popullor në vitet në vijim.

Në Spanjë, befasinë po e bënin Real Sociedadi i Adnan Januzajt dhe Getafe-ja, ekipe që po renditen më mirë se sa Atletico Madridi i Diego Pablo Simeones.

Të dyja këto ekipe po luftonin për një vend në Ligën e Kampionëve, ashtu siç po luftonin edhe Sevilla, Atletico dhe pjesërisht Valencia.

Gara për titull, sidoqoftë, mbetet e ‘monopolizuar’ nga Barcelona dhe Real Madridi. /Periskopi

E turpshme: Futbollisti i Premier Ligës akuzohet se përdhunoi një grua së bashku me katër shokët e tij

Periskopi.com Sporti

Një ngjarje e turpshme ka tronditur botën e futbollit në Angli. Një futbollist i Premier Ligës është akuzuar për “përdhunim në grup” nga një grua, e cila thotë se pija e saj ishte helmuar gjatë një feste në kohën e izolimit për shkak të koronavirusit.

Viktima, identiteti i së cilës nuk mund të zbulohet për shkaqe ligjore, pretendon se në pijen e saj është hedhur drogë. Ajo gjithashtu frikësohet se është sulmuar nga një numër shokësh i futbollistit në një banesë të marrë me qira.

Gruaja u ankua në policia një ditë pas kësaj ngjarje, shkruan “Daily Star”. Detektivët e kanë në pyetje atë dhe ajo është kontrolluar nga stafi mjekësor i forenzikës dhe doktorët. Policia nuk ka treguar nëse futbollisti, identiteti i të cilit është i panjohur, është marrë në pyetje apo jo, gjithsesi kjo ngjarje pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Sinjale pozitive për rinisjen e Premier Ligës, vetëm 0,2% raste pozitive me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Pas sinjaleve pozitive nga Spanja dhe Italia ku kampionatet pritet të rifillojnë në gjysmën e parë të qershorit edhe nga Premier League vinë sinjale inkuarajuese për rikthimin e normalitetit dhe rinisjes për të çuar deri në fund këtë sezon. Sëfundmi në elitën e futbollit anglez janë kryer 996 testime për koronavirusin, testime që kanë përfshirë futbollistë dhe stafe teknike të 20 klubeve të Premier League.

Nga këto, pozitivë kanë rezultuar vetëm dy persona të cilët tashmë do të karantonohen për shtatë ditë.

 

 

Ky është një lajm shumë i mirë pasi përqindja e pozitivitetit në botën e futbollit anglez është vetëm 0.2%.

Ndaj, në mesin e qershorit Premier League pritet të rifillojë dhe të mundësojë përfundimin e kampionatit mes normalitetit të ri. Klubet këtë javë janë lejuar të stërviten në grup dhe çdo gjë duket në rrugën të mbarë, fatmirësisht.

Aktualisht në Premiership janë zhvilluar 29 raunde me Liverpoolin që kryeson bindshëm me plotë 25 pikë avantazh ndaj Manchester City-t që ka zhvilluar një ndeshje më pak.

The Reds për të rikthyer titullin kampion në Anfield Road që mungon prej plot 3 dekadash kanë nevojë për vetëm 2 fitore në 9 javët e fundit.

Konfirmohet se cilit klub i takon njëri nga dy futbollistët e Premier Ligës që dolën pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Mbrëmjen e kaluar janë publikuar rezultatet e testeve për koronavirus që iu janë bërë lojtarëve të Premier Ligës angleze, ku prej 996 të testuarëve prej tyre dy ishin pozitiv, shkruan Periskopi.

Kështu sot mësohet se njëri nga lojtarët i takon klubit të Bournemouth. Këtë e ka vërtetuar vet klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se një lojtar i infektuar është nga skuadra jonë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Bournemouth.

Ndërsa për rastin tjetër, nuk dihet ende asgjë.\Periskopi

Premierliga kërkon nga qeveria që ekipet të nisin stërvitjet normalisht

Periskopi.com Sporti

Premierliga ka vendosur që të bëjë një kërkesë ndaj qeverisë angleze, ku kërkon që duke nisur nga java e ardhshme, klubet të rinisin stërvitjet normalisht, në mënyrë që rifillimi i kampionatit të përshpejtohet.

Synimi i ligës angleze të futbollit është që Premierliga të rikthehet në mesin e muajit qershor, konkretisht në datën 12.

Sipas tabloidit “The Times”, liga e futbollit është në pritje të protokollit të masave për rinisjen e stërvitjes normalisht në të gjitha klubet, që do të prezantohet ditën e mërkurë në datën 27 maj dhe pas aprovimit seancat do të zhvillohen normalisht duke nisur nga data 28 maj.

Protokolli do të shpjegojë se si stërvitja mund të rinisë normalisht me kontakte në lojë mes lojtarëve, në mënyrën më të sigurt të mundshme që futbollistët apo stafet e klubeve mos të rrezikojnë infektimin me COVID-19.

Në momentin që qeveria angleze do të prezantojë protokoll, ai do të shqyrtohet edhe nga konsulenti mjekësor i Premierliges, Mark Gillett si dhe drejtori Richard Garlick.

Më pas do të kërkohet edhe aprovimi i të gjithë lojtarëve, të cilët do të duhet ta firmosin këtë protokoll.

Data për rikthimin e futbollit në Angli është përcaktuar 12 qershori, teksa në Premierlige janë për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje.