Alarm nga Premier Liga, drejtuesit tregojnë se a do të ndërpriten garat

Periskopi.com Sporti

Premier Liga ka konfirmuar se gjatë dy testimeve të fundit që janë bërë në skuadrat e tyre, kanë rezultuar 36 persona pozitiv, transmeton Periskopi. 

Në testim u nënshtruan 2593 futbollistë dhe anëtarë të stafit dhe drejtuesit e Premier Ligës thanë se nuk janë duke planifikuar ndërprerjen e ndeshjeve.

Kurse, javën e kaluar kishte rekord rastesh në këtë ligë, ku u regjistruan 40 gjithsej.

 

Premierliga afër pezullimit: 40 raste të reja me Covid19

Periskopi.com Sporti

Futbolli anglez është duke pasur përsëri probleme të mëdha nga pandemia Covid19, shkruan Periskopi.

Në raudin e fundit të testimeve që kanë bërë skuadrat e Premier Ligës, 40 raste kanë dalë pozitivë me koronavirus në mesin e të cilëve ka futbollistë dhe anëtarë të stafit.

Ky është numri më i lartë që është regjistruar në këtë garë, prej se kanë filluar testimet.

Kujtojmë se, deri tani janë shtyrë tri ndeshje. /Periskopi

Merret vendimi: Të gjitha ndeshjet e Premierligës do të zhvillohen pa tifozë

Periskopi.com Sporti

Futbolli anglez është duke kaluar përsëri në një situatë të vështirë, kjo shkaku i rasteve të shumta me Covic19, dhe për këtë arsye pas pezullimit deri tash të dy ndeshjeve është marrë vendim që tifozët nuk do të lejohen në tribuna, transmeton Periskopi.

Mediat në Angli raportojnë se të gjitha ndeshjet në Premierligë nga sot do të zhvillohen pa tifozë.

 

Nga 2 mijë tifozë që muajin e kaluar i lejuan ta shikoni një ndeshje të skuadrës së zemrës, nga sot as këta pak tifozë nuk mund t’i shohim në tribuan.

 

Premier League drejt pezullimit nga pandemia

Periskopi.com Sporti

Mbrëmë u shty Everton-Manchester City, por në vijim mund të pezullohen të gjitha ndeshjet nga pandemia. Premier League nuk njeh ndalesa dhe shpesh është bërë shembull për faktin se luhet edhe gjatë festave të fundvitit pa ndalesë, por kësaj here nuk ia del dot.

Sipas mediave angleze, po mendohet që për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në radhët e klubeve, sezoni të ndalet për dy javë në muajn janar, që t’u japë kohë lojtarëve të infektuar të kthehen si dhe të izolohen skuadrat për të evituar që të bëhen përsëri vatra.

Gjatë testimeve të fundit, 18 persona mes lojtarëve dhe stafit të klubeve në Premier League rezultuan pozitivë, në atë që ishte shifra rekord që kur testimet u bënë të detyrueshme në muajin gusht.

Top 20 blerjet më të mëdha në histori të Premierligës

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka fituar konkurrencën me Thierry Henryn dhe Eric Cantonan për tu kurorëzuar si transferimin më i mirë ndonjëherë në Ligën Premier.

Ronaldo doli i pari në mes të 20 marrëveshjeve më të mëdha të Ligës Premier, sipas emisionit të Sky Sports News për transferime.

Ai ishte një nga katër lojtarët e Manchester United në top 10 së bashku me Eric Cantonan, Roy Keanen dhe Wayne Rooneyn.

Manchester United nënshkroi me Ronaldon nga Sporting Lisbonës për 12 milionë funte në gusht të vitit 2003.

Gjatë gjashtë sezoneve në Old Trafford, ai fitoi tetë trofe duke përfshirë tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Gjatë karrierës së tij, ai ka shënuar më shumë se 750 gola, ka fituar 30 trofe të mëdhenj, pesë Topa të Artë dhe dy çmime si lojtari më i mirë i FIFA-s.

Thierry Henry doli i dyti edhe pse shumë do të thonë se ai kishte më shumë ndikim në Ligën Premier sesa Ronaldo.

 

Arsenali e bleu atë në verën e vitit 1999 për 11 milionë funte nga Juventusi. Gjatë tetë sezoneve në Highbury, ai u bë i pamposhtur, ndërsa fitoi dy tituj dhe theu rekordin e golave të klubit.

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, i cili shënoi një nga golat më të famshëm të Ligës Premier në vitin 2012 është i 19 në listë.

Disa emra të yjeve që u lanë jashtë listës në mënyrë të diskutueshme janë mbrojtësit e Manchester United, Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic.

Petr Cech ishte portieri i vetëm në listë.

Kampionët e Ligës Premier, Liverpool përfaqësohen nga Mohammed Salah (11) dhe Virgil van Dijk (14).

Lista me 20 të mirët

Cristiano Ronaldo

Thierry Henry

Eric Cantona

Frank Lampard

Roy Keane

Didier Drogba

Sol Campbell

Wayne Rooney

Vincent Kompany

Alan Shearer

Mohamed Salah

N’Golo Kante

Dennis Bergkamp

Virgil van Dijk

Gianfranco Zola

David Silva

Patrick Vieira

Eden Hazard

Sergio Aguero

Petr Cech


 

Masa të rrepta antiCovid në Angli, ky është vendimi për Premier Ligën

Periskopi.com Sporti

Premier League dhe sportet e tjera elitare mund të vazhdojnë të jenë aktive me dyer të mbyllura gjatë një bllokimi të ri kombëtar për katër javë në Angli.

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar kufizime të reja për vendin që do të fillojnë të enjten dhe do të zgjasin deri në 2 Dhjetor për të luftuar koronavirusin dhe për të shmangur mbingarkesën e NHS.

“Ndryshimet do të thotë që njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur,” shkroi sekretari i kulturës në Twitter, Oliver Dowden.

“Por kur kjo nuk është e mundur, udhëtimi në një vend pune do të lejohet – p.sh. kjo përfshin sport elitar (por jo shterues) që luhet pas dyerve të mbyllura.

”Gjatë një konference për shtyp për të njoftuar masat, Johnson dha gishtin e madh dhe tha“Po në Premier League” kur u pyet nëse futbolli i nivelit të lartë do të vazhdojë.

Premier League u ndërpre në mars përpara bllokimit të parë kombëtar dhe është luajtur pa tifozë që kur u rifillua në qershor.

Caktohet data e rikthimit të tifozëve në Premierligë

Periskopi.com Sporti

Premierliga bëhet gati për rikthimin e tifozëve në stadiume.

1 tetori mund të jetë dita e madhe e rikthimit të tifozëve në stadiume.

Lajmi që qarkullon prej javësh në mediat angleze është konfirmuar nga Sekretari i Sportit Nigel Huddelstone i cili u shpreh së fundi se vetëm në fillimin e muajit tetor mund të nisë mbushja e pjesshme e stadiumeve me tifozë në Premier League.

“1 tetori është synimi jonë kryesor. Nëse shikoni disa nga njoftimet tona, disa janë shtyrë në kohë, disa i kemi kthyer pas, por kjo është përfundimtare. Do të isha i habitur nëse kjo datë do të ndryshohej”, deklaroi Sekretari i Sportit Huddelstone.

Përfundon PL, Man Utd e Chelsea sigurojnë vendet në top katërshe

Periskopi.com Sporti

Premierliga angleze sot e zhvilloi xhiron e saj të fundit, në kuadër të së cilës u takuan Leicester City dhe kampioni i 18-fisht anglez Manchester Unitedit, shkruan Periskopi.

Takimi i sotëm për këto dy skuadra përbënte finale në vete. Kjo pasi përmes kësaj ndeshje u vulos se cila nga dy klubet, Leicester City apo ‘Djajtë e Kuq’ do të marrin pjesë në garën më prestigjioze evropiane, Ligen e Kampionëve.

Ishte goli i Bruno Fernandesit nga penalltia dhe ai i Lingardit në minutat e fundit të lojës shtesë, që ua siguroi ‘Djajve’ një vend në top katërshe, kështu duke ia dhënë goditjen e fundit ambicies së Leicesterit për Champions League.

Kurse sa i përket Leicesterit, kjo skuadër me rënditjen e saj tabelare në Premierligë (5) ia ka siguruar vetës pjesëmarrjen ne Europaligë.

Në anën tjetër edhe skuadra e Lampard kërkoi fitore në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, atë edhe e gjeti.

‘Blutë’ arritën të fitonin me rezultat 2:0. /Periskopi

Pa tifozë e me distancë sociale: Këto janë 8 gjërat kryesore që u panë në rikthimin e Premierligës

Periskopi.com Sporti

Liga Premier ka startuar këtë të mërkurë me ndeshjen Aston Villa – Sheffield United që u mbyll 0-0 në Villa Park.

Sezoni u shty përkohësisht në mars për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit, ndërsa me rikthimin e saj u pa një numër i rregullave dhe dukurive që më ndryshime, por që po zbatohen në mënyrë të përkryer.

Pas rifillimit të Bundesligës, Series A dhe La Ligas, ishte radha e Ligës Premier.

Këtu janë tetë pyetje kryesore që kanë marr përgjigje që në ndeshjen e parë të zhvilluar pas bllokimit.

Distanca sociale

Sky Sports që ishin të pranishëm në ndeshje, me prezantuesin Kelly Cates dhe ekspertët Jamie Redknapp dhe Ian Taylor kanë respektuar rregulla e distancimit shoqëror, duke qëndruar dy metra larg njëri – tjetrit.

Lojtarët e të dyja palëve gjithashtu kishin distancë sociale, ndërsa ndeshja nisi pa shtrëngime duarsh, me ekipet që dolën ndaras nga tuneli dhe me distancë.

Mungesa e tifozëve/atmosferës

Për shkak të pandemisë, tifozët nuk u lejuan të merrnin pjesë në ndeshje dhe ata u zëvendësuan me flamuj.

Tifozët e Aston Villas dërguan flamujt e tyre për t’u zbukuruar Villa Parkun.

Avantazhi i ekipit vendas nuk eksiton?

Në fillim ishte diskutuar që ndeshjet të zhvilloheshin në fusha neutrale.

Shumë klube nuk pranuan sepse nuk donin të humbnin avantazhin e shtëpisë, por duke se kjo nuk do të ekzistojë.

Motot: “Black Lives Matter” dhe mbështetja për Shërbimin e shëndetit kombëtar (NHS)

Ekipet në fanellat e tyre nuk kishin vënë emrat e lojtarëve, por prapa shkruhej “Black Lives Matter” dhe kishte mbështetje edhe për Shërbimin e shëndetit kombëtar (NHS).

Lojtarët, stafi dhe madje edhe zyrtarët e ndeshjes u  ulën në gjunjë përpara fillimit të ndeshjes, duke bërë një deklaratë të fuqishme.

Zëvendësimet

Secila skuadër kishte të drejtë të kishte nëntë lojtarë zëvendësues në bankinë dhe të bënte pesë gjatë ndeshjes.

Sidoqoftë, ndryshimet lejohen të bëhen vetëm në tre pika të lojës, në mënyrë që të zvogëlohet ndërprerja e ndeshjes.

Zëri në stadium

Sky u ofroi shikuesve mundësinë që të shikojnë ndeshjen me zhurmën të tifozëve të marra nga video-lojëra FIFA.

Pushim për ujë

Një ndërprerje për ujë u bë në mes të secilës pjesë, pasi lojtarët nuk janë në formën më të mirë fizike.

Ata u rikthyen në stërvitje më 19 maj, katër javë më parë.

Topat e dezinfektuar

Si pjesë e masave të sigurisë, sa herë që një top largohej nga fusha duhej të spërkatej me dezinfektues përpara se të kthehej në lojë.

Për ta minimizuar vonesën e kohës, derisa bëhej dezinfektimi i një topi, ata përdornin shumë topa.

Shaqiri transferi më i qëlluar në Premierligë

Periskopi.com Sporti

Me transferimin tek skuadra e Liverpool Xherdan Shaqiri, po kalon në formë perfekte.

‘Xherdani i artë’ i Liverpool po tregon kualitetet e tij prej një futbollist klasi dhe për këtë ka arritur të gëzoj respektin e miliona tifozëve në mbarë botën,.

Revista e famshme botërore, ‘Four Four Two’ ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit kosovar te skuadra angleze.

Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premier League.

Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.