Kadri Veseli në Zhur e Dragash premton ekonomi të zhvilluar dhe vende të reja të punës

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot tubim me simpatizantë të Dragashit dhe Zhurit.

Ai ka thënë se ata i janë bashkuar vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës.

”Dragashi dhe Zhuri i janë bashkuar vizionit tonë për të ardhmen e Kosovës. Vetëm një qeveri e udhëhequr nga ne, me mbështetjen e miqve tanë, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja të punës.

Po ashtu, interesat e përbashkëta me SHBA-në dhe partnerët tjerë na bashkojnë edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Për hapjen e perspektivës për rininë dhe të ardhmen e vendit vendoset më 6 tetor, duke votuar numrin 112. #PDK112”.