Zgjedhjet presidenciale në Rumani drejt balotazhit

Periskopi.com Lajme

Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të shkojnë në balotazh midis presidentit në detyrë dhe ish-kryeministres, sipas parashikimeve, pas raundit të parë të votimeve të zhvilluara të dielën.

Presidenti aktual, Klaus Iohannis dhe ish-kryeministrja, Viorica Dancila do të përballen në balotazh më 24 nëntor.

Sondazhet paszgjedhore kanë treguar se Iohannis 60 vjeç, ka fituar dukshëm shumicën e votave, me 38,2 %, por jo më shumë se gjysmën e tyre për të siguruar një fitore të plotë.“Dancila, 55 vjeçe, e shkarkuar nga posti muajin e kaluar mes çështjeve të korrupsionit që shpërbënë Partinë e saj Social Demokratike (PSD), pritej të kishte një rënie deri në 22%.  Iohannis deklaroi se “rumunët nuk kanë votuar kurrë kundër PSD-së në mëyrë kaq gjithëpërfshirëse dhe të hapur”, duke e përshkruar atë si ”një hap të madh përpara”.Ai gjithashtu u bëri thirrje votuesve që të marrin pjesë në raundin e dytë, për të larguar përfundimisht PSD-në.