​Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me koronavirus ka të ngjarë të hiqet më 6 maj.

Ai tha se propozimi i nënshkruar nga presidenti dhe kryeministri do të shkojë në Kuvend të mërkurën dhe se pritet të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi të enjten.

“Kjo do të nënkuptonte që nuk do të kishim një shtetrrethimi që nga e enjtja,” tha Vuçiq në TV Pink.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Serbi arriti sot në 9.464, prej tyre 193 të vdekur dhe 1.551 të shëruar.

Vuçiq i kënaqur që po i mban me miell shqiptarët në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ditë më parë kanë dërguar 248 kamionë me ndihma në Kosovë, duke shtuar se po bëjnë krejt çfarë po munden dhe se qytetarët nuk kanë mungesë të asnjë produkti.

Vuçiq, po ashtu, ka shprehur kënaqësinë që në njëfarë mënyre po i mban edhe shqiptarët e Kosovës me miell.

“Unë jam i kënaqur që shqiptarët po marrin miellin tonë”, ka deklaruar ai.

Presidenti serb i ka bërë këto komente, gjatë një vizite që ka zhvilluar sot në qytetin e Novi Pazarit, për të parë nga afër punën që po bëhet në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, njoftojë mediat serbe.

Serbia ndalon hyrjen e qytetarëve nga disa vende

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar sonte se për shkak të Coronavirusit ky vend ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen e përkohshme të qytetarëve të disa vendeve.

“Do të marrim masa dhe do të ndalojmë hyrjen nga vende të caktuara apo zona që janë kërcënim për një periudhë të shkurtër kohore”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

“Këto vende janë, pjesa veriore e Italisë, disa pjesë të Zvicrës, Korea e Jugut dhe disa krahina të caktuara të Kinës si dhe qytetarët nga Irani”.

Vuçiq: Serbët preferojnë një ‘konflikt të ngrirë’ me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë në Uashington për takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Gjatë kësaj vizite në Uashington, Vuçiq ka dhënë një intervistë për Foreign Policy, për të diskutuar ndër tjerash dhe rreth marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, duke folur rreth hapave të ardhshëm në raport me Kosovën, Vuçiq ka thënë se shpreson që Kosova do të largojë taksën dhe kjo sipas tij do të ndodh për shkak të presionit amerikan.

Përndryshe, konsideron Vuçiq, Kosova kurrë nuk do ta hiqte taksën.

“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike, kur do të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Dhe ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur atë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa në pyetjen se nëse Kosova do të largonte taksën ndaj produkteve serbe, a do të ishte Serbia ajo që do të përgjigjej me ndaljen e fushatës për tërheqjen e njohjes së Kosovës, presidenti serb ka thënë:

“…Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendosnin ato tarifa. Dhe unë mendoj se është shumë e logjikshme t’ju them të vërtetën. Unë e kuptoj [domosdoshmërinë] për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumicë dërrmuese”.

Presidenti serb është pyetur rreth asaj se cila do të ishte një zgjidhje për situatën me Kosovën që mendon se do të ishte e pranueshme për të dhe që mendon se mund ta “shiste” për publikun serb.

Në këtë drejtim, Vuçiq ka thënë se duhet të vazhdohet me dialogun dhe me të gjitha përpjekjet e nevojshme për të gjetur një kompromis të mundshëm.

“Dhe përsëri, unë nuk e di se si mund të duket, por duhet të bëhet në një mënyrë që do të ishte një humbje për të dy palët, në mënyrë që ajo të ishte një fitore e vogël për të dy palët. Të dy duhet të marrim garanci për një të ardhme shumë më të mirë, shumë më të mirë”.

Vuçiq për Kurtin dhe Thaçin: Janë mashtrues pasi i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar presidentin dhe kryeministrin e Kosovës se i kanë regjistruar me telefona takimet e mbyllura në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.

Takimet ishin mbajtur me rregullat e “Chatham House Rules”, sipas së cilës bisedat e brendshme duhet të mbahen sekret për ata që janë jashtë dhe biseduesit duhet të ndihen të sigurtë të flasin atë që ata mendojnë pa u brengosur se do të dalë në publik, shkruan mediumi në gjuhën serbe KosovoOnline.

“Unë personalisht e pashë personin që ishte përgjegjës për regjistrimin e fjalimit të Thaçit, po ashtu edhe atij të Kurtit. Ata i bënë publike të gjitha për publikun… Ju përballeni me një mur të heshtur kur e dini se me çfarë mashtruesish ke punë në rajon” tha Vuçiq në Bruksel, në një darkë joformale të organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, për liderët e Ballkanit Perëndimorë.

Ai tha se njerëzit që nuk mund të besohen, apo ata që nuk respektojnë rregullat themelore të mirësjelljes, nuk ia vlejnë të flitet për ta.

“Më vonë u tha se i gjithë ky informacion arriti më vonë tek Albin Kurti. Unë vetëm dua të tregoj se edhe nëpërmjet detajeve teknike, njerëz të papërgjegjshëm janë të aftë të shkatërrojnë cdo mundësi për kompromis dhe dialog”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ai iu është bindur rregullave të Konferencës së Munihit.

“Unë nuk jam mashtrues, i cili është mësuar të mashtrojë europianët dhe gjithë të tjerët, askush nuk më filmoi, sepse unë veprova në parim me rregullat e shtëpisë. Nuk ka përgjigje po ashtu. Pse Albin Kurti heshti për të gjitha”, tha ai.

Vuçiq i lumtur: Linja ajrore Prishtinë-Beograd, pa e njohur Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme nënshkrimin e letrës së synimit për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën, siç tha ai, është zhvilluar një dialog i gjatë dhe “është  arritur një zgjidhjeje kompromisi për të cilën ku askush nuk mund të thotë se ne e kemi njohur Kosovën”.

Siç raportojnë mediat serbe, presidenti serb Vuçiq, i cili po qëndron në Davos, lidhur me këtë marrëveshje falënderoi të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si dhe këshilltarin për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien.

“Jam mirënjohës për energjinë dhe përpjekjet e bëra nga Grenell dhe O Brian. Nuk do të jetë e lehtë për ne as për amerikanët t’i bëjmë të gjitha këto. Unë jam mirënjohës për interesin e treguar nga presidenti (Donald) Trump”, tha Vuçiq,  duke shtuar se do të ketë një takim me O’Brian në Davos, përcjell Telegrafi.

“Është shumë e vështirë të arrihet te ndonjë marrëveshje për këtë çështje. Dua që qytetarët të dinë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është”, nënvizoi ai.

Ndaj kritikave se pse operatori në atë linjë të drejtpërdrejtë nuk do të jetë ‘Air Serbia’,  Vuçiq tha se “shqiptarët do ta donin këtë më shumë se kushdo tjetër, por që është e pamundur për ne”.

“’Air Serbia’ do të duhej të nënshkruajë të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Duhet të nënshkruajë një kontratë me Aeroportin ‘Adem Jashari’,  madje edhe Kosovën si shtet, të pranojmë që shtresa e ulët e ajrit nuk është nën kontrollin tonë. Prandaj, ne kërkuam dhe luftuam  të përfshihej KFOR-i, të  kemi një ndërmjetës, dikë që është i përcaktuar për atë hapësirë me Rezolutën e KB”, shpjegoi ai.

Kundërshtarët politikë në Serbi i porositi se kritikat e tyre tregojnë se sa janë jo seriozë dhe se nuk kuptojnë asgjë.

Ai theksoi se Serbia bëri më të mirën që mundi për të konfirmuar se për çfarë angazhohet, për qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve, dhe në të njëjtën kohë të mbrojë  tërësinë territoriale të Serbisë.

“Arritëm të gjejmë një zgjidhje kompromisi ku askush nuk mund të thotë që e keni njohur Kosovën. Ata që sulmojnë dinë pak, nuk kuptojnë asgjë, prandaj pyesni  si  është e mundur që këta njerëz dikur drejtuan vendin”, tha ai, duke kritikuar ata që po e sulmojnë në Serbi.

A do t’i kërkojë Serbia falje Kosovës? Intervista e Vuçiq për gazetaren e njohur shqiptare

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për masakrën e Reçakut. Vuçiq ka thënë se nuk i ka mohuar krimet e luftës, shkruan Periskopi.

“Unë nuk kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe ne në Serbi, për hir të së vërtetës, kemi dënuar shumë kriminelë lufte që vinin nga Ish-Jugosllavia dhe pavarësisht kombësisë dhe kemi pasur këndvështrime të ndryshme për diçka që ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Ish-Jugosllavisë. Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja”, ka thënë ai.

Intervista e plotë për Euronews Albania:

Gazetarja dhe drejtorja e lajmeve të Euronews Albania znj. Ilva Tare intervistoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij në Tiranë lidhur me Shengenin Ballkanik, ku e pyeti atë lidhur me sfidat kryesore të rajonit dhe perspektivën e Serbisë.

ILVA TARE: Si shkoi vizita juaj në Tiranë. Si ndiheni kur vizitoni Shqipërinë?

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Ndjeva mikpritje të vërtetë dhe çdo gjë shkoi mirë. Mendoj se patëm një bisedë të frytshme mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mbeta i kënaqur që Presidenti i Malit të Zi na u bashkua në ditën e dytë të vizitës sonë. Mendoj që çdo gjë shkoi mirë sepse e takuam njëri-tjetrin dhe bëmë shumë gjëra për të mirën e popujve tanë dhe të kombeve tona.

ILVA TARE: Zoti President Vuçiç, a është Samiti I Ballkanit Perëndimor një mjet për të krijuar një mini Bashkim Europian teksa ai i vërteti duket se i ka mbyllur dyert e zgjerimit për rajonin?

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Kjo është një pyetje e vështirë që askush nuk dëshiron që të përgjigjet, por do të thosha që ne bëjmë më të mirën tonë për të përmirësuar standardin e jetesës për njerëzit, cilësinë e standardit të tyre të jetesës. Ne bëjmë më të mirën për të ulur kostot operacionale të tregtisë sonë dhe të të gjitha kompanive të tjera dhe për t’ju thënë të vërtetën, ajo që ne kemi nevojë për të bërë, është të lehtësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve dhe kjo është ajo që po bëjmë. Përveç kësaj apo pavarësisht kësaj, ne jemi në rrugën drejt Bashkimit Europian, duhet të përmbushim disa detyrime të rëndësishme, duhet të përmbushim axhenda të ndryshme megjithatë kur flasim për Bashkimin Europian, nuk e kemi ne në dorë çdo gjë. Është Bashkimi Europian ai që do të vendosë për të ardhmen tonë. Por kur flasim për veten tonë, gjithçka varet nga vetë ne dhe prandaj duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit dhe të përmirësojmë mjetet për sa I përket të ashtuquajturit iniciativës së minishengenit.

ILVA TARE: A mund të ketë bashkëpunim, një bashkëpunim të vërtetë mes vendeve të Ballkanit përpara se të kemi pajtim dhe paqe? Sepse ju ende I mohoni krimet e luftës në Kosovë. Deklarata juaj ditën e fundit për masakrën e Reçakut, cili është qëndrimi juaj për të?

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Unë nuk kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe ne në Serbi, për hir të së vërtetës, kemi dënuar shumë kriminelë lufte që vinin nga Ish-Jugosllavia dhe pavarësisht kombësisë dhe kemi pasur këndvështrime të ndryshme për diçka që ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Ish-Jugosllavisë. Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja.

ILVA TARE: Jo, ne mund t’ju kërkojmë të pranoni faktet.

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Jo, kjo është ajo që ju thoni, ajo që ju mendoni. Ne mendojmë ndryshe.

ILVA TARE: Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu e ka thënë këtë, e ka dëshmuar këtë…

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Kjo është hera e katërt që më ndërprisni dhe ende unë nuk i jam përgjigjur pyetjes suaj. Është ok ajo çfarë shumë njerëz thonë , dhe kur flasim për komunitetin ndërkombëtar, ajo që shumë njerëz këtu thonë është që ne duhet të njohim pavarësinë e Kosovës dhe më pas analizojmë se komuniteti ndërkombëtar është i ndarë. Është saktësisht gjysmë për gjysmë. Por e lëmë këtë mënjanë. Mos e dëno dikë për shkak se ai ka këndvështrime të ndryshme për të kaluarën, mundohu ta bësh mik për të ardhmen. Kjo nuk është vetëm këshilla ime personale por diçka që unë ia them çdokujt si një ligjësi politike. Ne duhet të punojmë së bashku, ne duhet të jetojmë së bashku, duhet të krijojmë një atmosferë ndryshe në të cilën, njerëzit nuk duhet të ndëshkohen për shkak të gjuhës që flasim, për shkak të diçkaje që mendojnë ose që e kanë thënë ose që e kanë thënë me zë të lartë dhe që ka qenë ndryshe nga zyrtarët e shtetit apo të qytetit apo të provincës. Duke e lënë këtë mënjanë ne do të krijojmë një hapësirë të gjerë për bashkëpunimin brenda rajonit dhe do të bëjmë gjëra konkrete që do të mundemi për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe të sjellim më shumë investitorë për rajonin tonë dhe për të sjellë njëri-tjetrin më afër drejt të ardhmes.

ILVA TARE: Një pyetje të fundit. Liderët serbë në të kaluarën e gjetën kurajën për të kërkuar falje për krimet e luftës në Bosnje dhe Kroaci. Mendoni se është koha për ju t’i kërkoni falje shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë?

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Ajo që mendoj është se të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them. Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që do të fshihte dikë apo që do t’i vinte turp nga diçka që dikush ka bërë. Unë nuk kam bërë asnjë krim për t’ju thënë të vërtetën. Kush ka kryer, ata njerëz duhet të jenë shumë të përulur, shumë modestë kur i thonë shumë gjëra popullit për të cilin kanë bërë gjëra kundër. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë. Por ka shumë njerëz, nuk ka rëndësi nga cila anë, shqiptarë, serbë, kroatë apo boshnjakë që kanë kryer krime dhe kjo është ajo që kemi nevojë për të bërë, duhet të dalim nga kjo periudhë kohore dhe të krijojmë një të ardhme të ndryshme dhe shumë më të mirë për ne.

ILVA TARE: Kritikët tuaj më të mëdhenj thonë se ju i keni mbështetur ato krime, keni qenë makineria e propagandës

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat.

ILVA TARE: Për sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit…

ALEKSANDËR VUÇIÇ: Pyetja juaj e fundit ishte dy apo tre minuta më parë.

 

 

 

Vuçiq alarmon serbët: Kosova po bëhet gati të na i marr kishat tona

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet me vite. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd.

Ai shtoi se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Lirinë e Fesë më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe protesta nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila e cilëson ligjin si “përpjekje për të kapur pronën e Kishës në Mal të Zi”.

Qeveria malazeze e mohon një gjë të tillë.

Kisha Ortodokse Serbe e kundërshton formulimin në ligj, i cili thotë se “të gjitha objektet fetare, që kanë qenë pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë më 1918 e që më vonë nuk kanë kaluar në pronësi të ndonjë bashkësie fetare në mënyrë legale, do të njihen si pronë e shtetit dhe do të regjistrohen si thesar kulturor”.

Vuçiq tha se nuk është dëgjuar me presidentin malazez, Millo Gjukanoviq, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë.

“Kurdo që Gjukanoviq dëshiron të flasë, unë jam gati për bisedime. Ai gjithmonë ka një ftesë të hapur për të vizituar Serbinë”, tha Vuçiq.

Vuçiq shfaqet qesharak duke folur kinezisht

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka lansuar një video ku shihet duke u munduar të flasë gjuhën kineze, duke shpresuar të sjellë investime kineze në vendin e tij.

Duke konfirmuar vizitën e tij në Kinë për vitin e ardhshëm, Vucici është munduar të duket sa më i afërt me kinezët të cilët po investojnë nëpër gjithë botën.

“Po konfirmoj vizitën time në Kinë për muajin prill. Ndërsa pres nga presidenti Xi që të vizitojë Serbinë në mbarim të vitit tjetër. Dua të falënderoj presidentin për lidershipin e tij dhe njerëzit kinezë për miqësinë e tyre dhe vizitat që po i bëjnë vazhdimisht Serbisë”, është munduar të thotë ndër të tjera presidenti i Serbisë në kineze por që vështirë të jetë kuptuat nga ata.

Kina po investon masivisht nëpër gjithë botën. BE dhe SHBA janë munduar të ndalin politikat imperialiste të këtij vendi me sanksione ekonomike por që disa shtete, Serbia njëra ndër to, po vazhdojnë të hapen me Kinën.

Investimet kineze janë cilësuar si një formë e huadhënies ndaj vendeve më të vogla, të cilat pastaj bëhen të zhytura në borxhe ndaj këtij vendi.

Vuçiq: Serbia është në gjendje të ruajë paqen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka thënë se Serbia dëshiron të ruaj fëmijët e saj, të shkojë në Evropë dhe të bashkëpunojë me të gjithë. Vuçiq ka ironizuar duke thënë se Serbia do të jetë në gjendje të ruajë paqen në Kosovë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të bëj kërcënime dhe akuza, por me këtë shpreh vetëm nervozizmin asgjë më shumë, shkruan ‘RTS’.

Presidenti serb një ditë më parë qëndroi në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Aty së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhën marrëveshjen për bashkëpunim rajonal të quajtur mini-shengeni.

Kjo nismë është konsideruar e panevojshme nga liderët shqiptarë të Kosovës. Rama ka marrë shumë kritika për këtë nismë duke qenë se në nuk po merr pjesë Kosova, dhe për faktin se Serbia ende nuk po kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë dhe po vazhdon të mohojë këto krime.

Në anën tjetër, deklaratat e Vuciqit janë vetëm provokim i radhës pasi që për paqen në Kosovë sigurohen autoritetet vendase si dhe shtetet perëndimore, anëtare të NATO’s.

Vuçiqi shtrihet në zyrë përkrah qenit të Sharrit, ja çka po feston me të

Periskopi.com Lajme

Në orët e vona të së premtes së javës që shkoi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte shtruar në spitalin ushtarak në Beograd, pas disa problemeve kardiake që i ishin shfaqur.

Të shtunën në mesditë ishte raportuar nga stafi i tij se gjendjen e kishte stabile, por që do të qëndronte në spital për kujdes shtesë.

E nga spitali të shtunën pasdite ishte lajmëruar vetë Vuçiq, duke paralajmëruar se do të kthehet në punë  dhe në të njëjtën kohë kishte falënderuar stafin mjekësor për kujdesin.

Sot kreu i shtetit serb ndërkohë ka publikuar një foto nga zyra e tij, aty ku e kishte pritur edhe një dhuratë nga patriarku Irinej, një qen sharri.

“Një mirëseardhje e mrekullueshme këtë mëngjes në punë! Pako është një dhuratë që mora nga patriarku Irinej, ne gjithashtu festuam për çmimin e tij të parë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Ministri serb i Shëndetësisë tregon se nga çfarë sëmundje vuan Vuçiq

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS. Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiqit është stabile

Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e “problemeve kardiovaskulare”.

“Mjekët ia kanë shpëtuar jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka shtuar ai.

Vuçiq, 49-vjeçar, ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë.

Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiq vuan nga problemet në zemër.

Ai është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë.

Vuçiqi mbron Edi Ramën nga Isa Mustafa: Nuk po krijojmë Jugosllavi të re

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se me Ramën dhe Zaevin nuk janë duke e krijuar Jugosllavinë e re, kjo si kundërpërgjigje ndaj liderit të LDK’së, Isa Mustafa

Vucic në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, tha se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve.

“Unë e shoh që Rama është nën presion… Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë morën 11 herë më pak vota se unë. Nuk e di, ndoshta dikush do ta shkatërrojë këtë iniciativë, por kjo përfundimisht sjellë një jetë më të mirë për njerëzit dhe kompanitë tona. Këtu nuk ka krijim të një Jugosllavi të re”- tha mes tjerash Vucic.

Ai mes tjerash pohoi se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave midis vendeve do të kursej para dhe kohë për të gjithë qytetarët.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Mustafa deklaroi se ideja e Mini-Shengenit nuk është asgjë, veçse krijim i Jugosllavisë së re me Shqipërinë pjesë të saj.

Kështu iu përgjigj Vuçiqi BE’së për praninë ruse në Serbi: S’i shpjegohem askujt

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e takoi në Bruksel Presidentin e Komisionit Europian (KE), Jean Claude Juncker dhe Komisionarin për Zgjerim, Johannes Hahn, para se të shkonte në darkën e Federica Mogherini. Vucic përkundër se ishte pritur ‘miqësisht’ nga ta nuk i ndali kritikat ndaj BE’së

Vucic pas bisedimeve në selinë e BE’së theksoi se Presidenti i KE’së, dhe Komisionari për Zgjerim e kanë siguruar miqësisht se Serbia mbetet në rrugën drejt Europës, që siç tha, e pranoi por edhe ju përgjigj se Serbia do të ndërtojë rrugën e vete europian por do të sillet si shtet i pavarur, me marrëdhënie me të gjithë.

Vucic kishte drejtuar kritika edhe më parë për BE’në për procesin e integrimit e këtë qëndrim e përsëriti edhe pas takimit të sotëm: “çfarë duhet të bëjmë ne, që të kishim përfitime e kur do të mund të prisnim anëtarësi në BE, kur të kryejmë punën tonë” pyetje për të cilën sot nuk është e lehtë të merret përgjigje.

Ai tha se zyrtarët europianë e pyetën se përse “vërehen më shumë” marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, posaçërisht në fushën me ushtarake, ku siç tha në ton miqësor, pasi është mirënjohës Juncker dhe Hahn pasi gjithmonë kanë treguar respekt të madh për Serbinë, ju tregoi se si duket kjo nga pikëpamja e tij.

“Kur duam të blejmë armatim nga shtetet perëndimore europiane na marrin në pyetje ‘çka u duhet kjo e ajo, e kështu zgjat tre vite. I vetmi ishte Emannuel Macron kishte ndryshuar qëndrim e tha, doni ‘Mistral’ ja ku e keni”, shtoi ai.

Vucic vazhdoi me ton sfidues këtë herë se “tani nuk duhet të i shpjegohem askujt pasi jemi shtet i pavarur. A nuk vlejnë paratë tona?”. Ai shtoi se Serbia është vend i pavarur e ashtu do të sillet.

Vucic po e shfrytëzon çdo rast që po i vjen në dorë për të kritikuar e ngritur rëndësinë e vet, e në deklaratën para gazetarëve tha se BE’ja nuk mund të presë nga ne më shumë se qasje racionale ndaj integrimeve racionale, e shtoi se nuk është reale të pritet entuziazëm i madh dhe ngazëllim nga qytetarët serb.

Vucic shtoi se ai më mirë se të gjithë në rajon e kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte rreth procesit të integrimeve europiane dhe se për këtë kishte paralajmëruar Edi Ramën dhe Zoran Zaev gjatë takimit në Novi Sad.

Serbia ka nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit në Unionin Ekonomik Euro Aziatik të udhëhequr nga Rusia të premten e javës së shkuar në Moskë deri sa në Serbi u mbajtën stërvitje ushtarake të përbashkëta ku Rusia kishte dërguar për herën e parë jashtë vendit sistemet kundërajrore S-400 Pancir S-1 javën e kaluar.

Vuçiq i lutet gjermanëve për fabrikën e 1.4 miliardëshe të Volkswagen: Ju japim edhe kesh

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, e priti Ministrin për Ekonomi dhe Energjetikë të Gjermanisë, Peter Altmaier dhe tema kryesore pas tërheqjes së Volkswagen nga Turqia ishte pikërisht vendi i ri investimit të gjigantit gjerman. Vucic ishte këmbëngulës se ‘më mirë se në Serbi nuk mund të gjeni’, edhe kesh ju ofroi

Vucic e priti ministrin Altmaier pasdite ku u nënshkruan dy marrëveshje bilaterale në bashkëpunim në ekonomi dhe edukim.

Me gjithë lëvdatat që i bëri vetes dhe gjermanëve për marrëveshjet e arritura e gjithë vëmendja ishte tek tema e verës në Serbi, fabrika e gjigantit gjerman Volkswagen. Gara mes disa shteteve ballkanike si Rumanisë, Bullgarisë e Serbisë ishte humbur pasi ishte zgjedhur Turqia. Ky shtet i fundit ka shumë mos pajtime me Gjermanët, i fundit invadimi i Sirisë e rezultoi edhe me tërheqjen e investimit miliardësh. Tani është kthyer gara mes ballkanasve.

Vucic ishte këmbëngulës se Serbia mund të i ofrojë Volkwagen kushtet më të mira për investim nga të gjitha vendet ballkanike së bashku, e shtoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për ndërtimin e asaj fabrike.

“E pamë se disa vende kanë rritur ofertat e tyre për investitorët, e oferta jonë është shumë më e madhe në kuptimin e subvencioneve. E gjithmonë do të ofrojmë më shumë. Edhe kesh do të jepnim, por nuk na lejon Europa. A kemi gjasa pasi nuk jemi anëtar i BE’së, kjo i bie Gjermanisë ta vendosë. Ata të gjithë bashkë nuk mund të ofrojnë kushte si Serbia, ka këtu edhe tjera gjera, po më kuptoni”.

Vucic i entuziazmuar shtoi se Serbia tanimë ka ofruar ndihmën shtetërore maksimale të paraparë, 258.5 milionë euro.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës së Gjermanisë, Peter Altmaier, do të vizitoj edhe Bullgarinë këto ditë. Bullgaria është shteti tjetër që ishte në garë dhe tani konsiderohej si vendi kryesor kandidat. Ata kanë ngritur ofertën për Volkswagen prej 135 milionë euro në 250 deri 260 milionë euro.

Sado joshëse të duket, oferta e re nuk do të thotë automatikisht që VW tani do të shfrytëzojë “opsionin e dytë” – Bullgarinë. Përparësitë e Bullgarisë janë taksat e ulëta dhe anëtarësimi në BE. Megjithatë, kjo e fundit është pikërisht arsyeja, pse ky vend nuk mund t’i japë VW subvencione të drejtpërdrejta shtetërore.

Vuçiq për helmimin e anëtarëve të KQZ: Nuk e dija se kishte helm etnik

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Botsan-Kharchenko ka shprehur shqetësimin për siç ka thënë ai “atmosferën në Kosovë pas zgjedhjeve lokale dhe nxitjen e tensioneve nga Prishtina”.

Kreu i shtetit serb tha se ai nuk e dinte se ekzistonte një helm që ishte etnik, por se ai do të insistonte në një hetim gjithëpërfshirës dhe “ndëshkimin e gënjeshtarëve dhe mashtruesve që organizuan këtë aksion të turpshëm medial”, njoftoi Zyra e Presidentit serb për Bashkëpunim me Media.

Ky reagim i tij erdhi pas dyshimeve për helmim nga zarfet me fletëvotime që erdhën nga Serbia

Vuçiq: Pavarësia e Kosovës çështje e kryer për Amerikën, zgjidhja është njohja reciproke

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pavarësia e Kosovës është punë e kryer për Amerikën, ndërsa zgjidhja është njohja e ndërsjellë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, Vuçiq ka thënë se në lidhje me Kosovën, Shtetet e Bashkuara e kanë arritur atë që kishin dashur qysh më 2008, prandaj pozita jonë në SHBA është më rëndë se në vende të tjera, citojnë mediat e Beogradit, presidentin serb.

Vuçiq ka rikujtuar se në atë kohë qeveria e Serbisë pas shpalljes së pavarësisë të Prishtinës lëshoi vetëm një komunikatë se “SHBA njohën pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndryshojë, kërkojmë të luftojmë për interesin tonë”.

Ai po ashtu deklaroi se u ka thënë autoriteteve amerikane se Serbia nuk pranon që shqiptarët e Kosovës të fitojnë të gjitha e serbët asgjë.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rezultatit të mundshëm përfundimtar nga ky dialog, Vuçiq ka rikujtuar propozimin për ndryshimin e kufijve dhe kundërshtimin në të cilin hasi kjo ide.

“Bashkimi Europian, sidomos Gjermania, është kundër ripërcaktimit të kufirit, ndërsa SHBA janë të hapura dhe nuk u intereson çfarë do të jetë marrëveshja. Ata nuk janë të entuziazmuar me këtë ide, meqë ata e kanë njohur Kosovën në këta kufij, por do të dëshironin vetëm të arrihet njohja e ndërsjellë”, ka theksuar Vuçiq dhe ka shtuar se pozita e Serbisë është më e rëndë në SHBA se në vendet e tjera për shkak të pikëpamjeve të ndryshme rreth kësaj çështjeje.

Presidenti serb,Vuçiq ka thënë se ai nuk do të dëshironte të fliste për rrjedhën përfundimtare të dialogut, sepse, sipas tij në atë rast vetë serbët do të dëshironin të largohen nga negociatat, që tash askush nuk e do.

Ai ka shtuar ndërkaq se gjatë gjashtë-shtatë vjetëve të fundit në Serbi është shfaqur një forcë e re “që disa përpiqen ta shpjegojnë se si në Kosovë ka pak interesa serbe”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq: Vazhdimi i dialogut, jo para dhjetorit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka folur edhe rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq në New York, pas takimit me Pompeo ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë, në rastin më të mirë mund të rifillonte në fillim të dhjetorit.

Siç ka shtuar tutje Vuçiq, kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor, megjithëse akoma nuk janë njoftuar.

Ndryshe, presidenti Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në New York, ka thënë se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin serb.

“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter.

Rusia dërgon armë të tjera, Vuçiq: Nuk kemi plane për pushtim

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi sot gjatë ceremonisë së pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, se deri në fund të vitit, shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë në formë donacioni.

Vuçiq pohoi gjithashtu lajmin e raportuar në 26 korrik nga Associated Press se Rumania kishte bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës.

Kreu i shtetit serb nuk tregoi për gazetarët sesi kanë mbërritur automjetet e fundit të blinduara, por sqaroi se gjithçka është bërë “në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend”.

“Nuk dua të flas më gjatë për këtë gjë, mund të them vetëm se i kemi respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjen me Rusinë”, deklaroi Vuçiq pas pohimit se është bërë pranimi zyrtar i automjeteve të blinduara BRDM-2MS në Nish.

Vuçiq citohet të ketë thënë se këto armë i nevojiten Serbisë për të ruajtur sovranitetin.

“Nuk kemi plane për pushtim”, ka thënë ai, duke shtuar se ‘iu duhen vetëm për të mbrojtur vendin”.

Ai njoftoi më tej se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia./tch

Vuçiq i flet popullit serb mbi situatën në veri të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet sot popullit serb mbi situatën në Kosovë, për të ashtuquajturën krizë humanitare në veri.

Tanjug shkruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet sot publikut mbi situatën në Kosovë dhe, siç thotë, mbi presionet e përditshme ndaj serbëve.

Thuhet se konferencën ai do ta mbajë pas takimit që e ka sot me Kongresistin Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, njëkohësisht mik i Kosovës.