Trump: E di kush është autori anonim që më kritikoi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se e di se kush është zyrtari anonim i administratës, që shkroi një ese në gazetën New York Times dhe më vonë një libër kritik për presidentin.

“Unë e di kush është. Nuk mund t’jua them emrin, por e di kush është”, u tha ai gazetarëve.

Identiteti i anonimit mbetet i panjohur për publikun. Në shtator 2018, ai botoi një opinion në gazetën Neë York Times, dhe në vitin 2019 publikoi librin e quajtur “A Warning”. (Një paralajmërim).

Presidenti Trump, pas kësaj, bëri thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë për gazetën New York Times.

Disa zyrtarë të njohur të administratës Trump, duke përfshirë sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e mbrojtjes në atë kohë Jim Mattis, kanë mohuar se janë “anonimi”.

Sipas autorit, përpjekja e një rrethi të ngushtë zyrtarësh për ta hequr zotin Trump nga presidenca, u rrëzua për të shmangur një krizë kushtetuese.

Trump: Jemi afër marrëveshjes së paqes me talibanët

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ka një mundësi të mirë që të arrihet një marrëveshje paqeje me talibanët në Afganistan.

“Mendoj se jemi fare afër”, ka thënë Trump për iHeart Radio.

“Mendoj se ka një mundësi të mirë që të kemi një marrëveshje…Kjo do të dihet përfundimisht brenda dy javëve të ardhshme”.

Trump: Është e vështirë të arrihet marrëveshje me BE, pyesni Theresa May

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë udhëheqësit britanik Boris Johnson se ai ‘bashkëndihet’ me përpjekjet e tija për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, duke sugjeruar që Bashkimi Evropian do të jetë i pa kompromis dhe vështirë se do të arrihet një marrëveshje.

Duke folur në fund të samitit të G7 në Francë, Trump e lavdëroi hapur Johnson, i cili mori pushtetin muajin e kaluar, dhe tha se duhej të përpiqej të bënte diçka me Brexit, një detyrë që paraardhësja e tij Theresa May nuk kishte arritur të bënte.

Përkatësisht, ajo nuk arriti të arrijë një marrëveshje përmes Parlamentit tre herë dhe më pas u tërhoq nga pushteti dhe partia e saj.

Trump vuri në dukje se nuk do të ishte e lehtë dhe se “është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje me BE”.

“Thjesht pyesni Teresa May”, u shpreh ai.

Trump: Kongresistet t’i kërkojnë falje SHBA-së dhe Izraelit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, serish sulmoi sot katër kongresistet demokrate, të cilat kritikuan politikat e tij, duke u kërkuar atyre t’i kërkonin falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

“Unë nuk besoj se katër kongresistet janë në gjendje ta duan vendin tonë. Duhet të kërkohet falje për Amerikën dhe Izraelin për gjëra të tmerrshme plot urrejtje që ato thanë, “shkroi Trump në Twitter.

Trump ka provokuar një reagim të stuhishëm kur ai shkroi fundjavën e kaluar në Twitter se katër kongresistet, tre prej të cilave janë lindur në SHBA, se duhet të “kthehen në vendet e shkatërruara dhe të krimit nga të cilat kanë ardhur”.

Kongresi dënoi ashpër deklaratat e Trump duke i quajtur “komente raciste që legalizuan dhe rritën frikën dhe urrejtjen ndaj amerikanëve të ri dhe anëtarëve të racave të tjera”.

Ndryshe, kongresistet Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib i bënë thirrje popullit amerikan që të mos bie në kurthet e retorikës së presidentit.