Ilir Meta shkon për ngushëllime te familja Abazi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit të cilët kanë humbur dy djemtë e tyre.

Isa dhe Shemsedin Abazi kanë ndërruar jetë pas tërmetit të 26 nëntorit që e goditi Shqipërinë.

Trupat e pajetë të tyre u nxorrën nga gërmadhat e hotelit ku ishin duke qëndruar, një ditë pas tërmetit

🔴 Vizita e Metës dhe Haradinajt në familjen Abazi (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Periskopi am Mittwoch, 4. Dezember 2019

Ilir Meta tregon nëse do ta shpërbëjë Parlamentin me dekret së shpejti

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Parlamenti shqiptar do të duhej ta kuptonte se nuk ka më kredibilitet për të vazhduar punën.

Në emisionin ‘Open’ Meta është pyetur nëse do ta shpërndajë Parlamendin me dekret presidencial [formë e lejuar në Shqipëri edhe nëse Parlamenti nuk e ka përfunduar mandatin], Meta nuk është përgjigjur drejtpërdrejt por ka lënë të nënkuptohet se mund ta përdorë këtë të drejtë.

‘Tani unë kam punë të tjera për të bërë por ky Parlament do të duhej ta kuptontë vetë se nuk ka kredibilitet të qëndrojë kështu si është dhe do të duhej vetë të thoshin hajde ta bëjmë këtë gjë’, ka thënë Meta, shkruan Periskopi.

Përplasjet e fundit në Shqipëri mes Metës dhe kryeministrit Edi Rama janë ashpërsuar edhe më shumë, shkaku që në Shqipëri mbetet e bllokuar Gjykata Kushtetuese.

Kjo problematikë, qëndron tash e një kohë të gjatë në Shqipëri, për të cilën edhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje që ‘të gjindet zgjidhja sa më parë’./Periskopi/

Meta në Prishtinë, takon Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron në Prishtinë, ku është pritur nga kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se në proceset që po kalon Kosova, “angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, u shpreh Haradinaj në një postim në Facebook.

Ilir Meta publikon “foton e jetës”

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook të cilën e ka titulluar “Fotoja e jetës sime” (Photo of my life).

Kjo foto me mbishkrimin “Shqipëria e para” ishte realizuar në momentin e betimit të tij si president i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë të hënën ka miratuar me 101 vota ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij.

‘Peshkaqeni’ Ilir Meta rraset në det: Vazhdon shfrenimin në rrjete sociale

Periskopi.com Lajme

Ilir Meta ka zgjedhur të notojë në det këtë të diel.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shfaqet duke notuar në det, ndërsa nuk kursen një këshillë për ndjekësit e tij.

Të dashur miq, më mirë në det se sa në pishinë”,- thotë ai, duke e cilësuar këtë edhe si moton e ditës.

Në konferencën për shtyp para pak ditësh Meta deklaroi se Edi Rama zgjodhi të notojë në pishinë kur ai e ftoi të ulej në trezën e dialogut për zgjidhjen e krizës para zgjedhjeve./lapsi.al

A do të japë dorëheqjen Presidenti? Ja si përgjigjet Meta

Periskopi.com Lajme

Në konferencën për shtyp Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur edhe lidhur me qëndrimin e tij në postin për të cilin është zgjedhur në krye të shtetit.

Meta u pyet nëse po e sheh mundësinë e dhënies së dorëheqjes. Ai ka thënë prerë se jo, madje ka deklaruar se do të jetë në këtë detyrë deri në 24 korrik të 2022.

“Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës, dhe ku institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky do të fillojë ringritja e Republikës, dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar, është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të kemi deri në 24 korrik të vitit 2022”- tha Meta, shkruan TCh

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Meta fton konferencë për media

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të ketë një dalje për median sot në mëngjes për të komentuar dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

Burime nga RTV Ora bën të ditur se konferenca do të mbahet në orën 08:00 dhe pritet të ketë një reagim të fortë nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e Idajet Beqirit, u mor në mënyrë unanime nga 5 anëtarët e tij.

Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur Partinë e Unitetit Kombëtar, kur nuk e çregjistroi.

Kolegji praktikisht njohu 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore.