Meta viziton familjen Rugova: Përherë kënaqësi të iu takoj

Periskopi.com Lajme

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Me anë të një statusi në facebook, ai shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës.

Postimi i Metës

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon

Shoqëruesi i Ilir Metës kërcenon banorin që i është prishur shtëpia nga tërmeti: Qepe gojën

Periskopi.com Lajme

Presidenti Ilir Meta ka vizituar disa banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Teksa një banor ka filluar të shpjegojë situatën e tij, ka ndërhyrë shoqëruesi i kreut të shtetit i cili i ka kërkuar të mos flasë më.

Kushti i Metës për dorëheqje – zgjedhje dhe ardhja e Mejdanit president i Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 13 tetor, atëherë sipas tij Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Europian.

Madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Meta tha se në rast se Rama do të donte ai do jepte dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Mejdani.

“Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, p.sh si profesor Mejdani”, ka thënë Meta.

“Është një njeri që ato dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës”, ka shtuar më tej ai./tch