Lobin shqiptar në Amerikë, Vuçiq e quan Lidhja e Tretë e Prizrenit

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se nuk është rastësi që Serbia, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pret shumë më tepër nga presidenti Donald Trump, sesa nga përfaqësuesit e disa administratave të mëparshme amerikane.

Duke komentuar vlerësimet e Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan dhe ish Sekretares amerikane të Shtetit nga koha e presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, se Vuçiq po ndjek politikën rreth Kosovës me “grusht të hekurt” dhe se arriti ta kthejë Amerikën kundër Kosovës, presidenti serb tha se bëhet fjalë për njerëz shumë të rëndësishëm, të cilët e kanë sulmuar atë dhe Serbinë dhe tha se do të vazhdojë të luftojë për vendin e tij.

“Kjo tregon se këta njerëz do të donin që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur dhe mos të ketë kërkesat e veta legjitime. Nuk është rastësi që për neve, nuk do të them ëstë më lehtë, sepse nuk është aspak e lehtë, por mund të presim shumë më tepër nga administrata e presidentit Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, sesa nga zonja Albright dhe zoti Engel”, tha Vuçiq.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, sepse kjo është puna e tij.

“Nuk kam përdorur kurrëfar grushti, por jam munduar të kemi një qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se bëhet fjalë për njerëz të rëndësishëm, duke shtuar se ky lajm në Serbi u përcoll me pak vëmendje.

Siç tha ai, Eliot Engel është një doajen senatorial, lobuesi më i shquar shqiptar nga Brooklyn, një njeri shumë i fuqishëm.

“Lidhja e Tretë e Prizrenit, e formuar në vitin 1946, ku shqiptarët financojnë lobin shqiptar në Amerikë me para të tmerrshme, neve na ka kushtuar më së shumti, shumë më tepër sesa Lidhja e Parë dhe e Dytë e Prizrenit”, tha Vuçiq.

Siç thotë ai, nuk dëshiron as të flasë për fuqinë e madhe të Albright, “sepse ajo ka një ndikim të madh, veçanërisht në nomenklaturën demokratike”.

Vuçiq gjithashtu tha se e njeh shumë mirë kandidatin presidencial të demokratëve, Joe Biden, sepse ishte mysafir i tij dhe se janë parë disa herë në Mynih dhe Washington.

Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit e SHBA në kohën e Presidentit Bill Clinton, deklaroi se Shtetet e Bashkuara sot nuk po ndihmojnë aq shumë, siç ka punuar më parë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë.

Ajo një një raport gjatë diskutimit të Komitetit të Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili u kryesua nga Eiot Engel, tha se Shtetet e Bashkuara nuk po ndihmojnë për të zgjidhur atë çështje.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Eliot Engel, tha se “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën aktualisht po ndjek një politikë me ‘grusht të hekurt’ dhe po bën gjithçka që mundet për të minuar demokracinë në Kosovë, duke u përpjekur të inkurajojë vendet e tjera që të tërheqin njohjen e Kosovës”.

Engel vlerësoi se tani duket se Shtetet e Bashkuara po largohen nga detyrimet dypalëshe që kishin në administratat e mëparshme, duke filluar nga Clinton dhe Bush, dhe shtoi se kjo po e dëshpëron atë.

Vuçiq: Konferenca e Mynihut domethënëse për Serbinë, mund të jetë i pranishëm edhe Kurti

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se një vizitë në Mynih, ku do të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë të enjten dhe të premten, ka një rëndësi të madhe për Serbinë, pasi do të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë se cilat janë “hapat e mëtutjeshëm të qeverisë së Prishtinës, cilat janë hapat e gjermanëve, amerikanëve dhe të gjithë të tjerët në bashkësinë ndërkombëtare “.

Në një intervistë për Sputnik, ai tha se pritej të takohej me të dërguarin special të Amerikës Richard Grenell gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka të ngjarë të jetë i pranishëm, “kështu që ne do të shohim se si do të jetë atmosfera dhe si do të duket”, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq uron Handken për Nobelin: Ky çmim është edhe për cilësitë morale që ke

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar shkrimtarin austriak Peter Handke për Nobelin e fituar në letërsi, i cili ka mbrojtur gjenocidin që kreh Sllobodon Millosheviqi në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Vuçiq për më tepër e lavdëroi Handken edhe për “cilësitë e pakrahasueshme morale” që ai ka, njofton Klan Kosova.

I pari i serbëve i bëri thirrje Handkes që të luftojë për idealet e tij prej një intelektuali të lartë.

“I dashur mik, pranoni urimet e mia të sinqerta. Si laureat i Çmimit Nobel, ju jeni i pavdekshëm. Ky çmim është një çmim për veprën tuaj të shquar letrare, për njohurinë dhe krijimtarinë tuaj, por edhe për cilësitë tuaja të pakrahasueshme morale, për guximin dhe dinjitetin. Luftoni për idealet tuaja të një intelektuali të lartë”, ka shkruar Vuçiq, njofton Tanjug.

Ndërkaq, në Stokholm po mbahen protesta për të shprehur zemërimin që një çmim i tillë iu dha një mbrojtësi të kriminelit serb që kreu gjenocid.

Vuçiq: S`ka njohje të Kosovës në kufijtë aktual

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përjashtuar mundësinë që Beogradi duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual.

Ai në një intervistë për Standardin e Vjenës ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.

Dy ditë para zgjedhjeve, Vuçiq takon kandidatët e Listës Serbe

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kandidatët për deputetë nga radhët e Listës Serbe në zgjedhjet e së dielës në Kosovë.

Takimi është caktuar për në orën 13:00 në ndërtesën e Presidencës, bëri të ditur Zyra për media e Vuçiqit.

Ky takim vjen dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Vuçiq në takim me Palmer dhe Reeker: Serbia e gatshme për dialog sapo të hiqet taksa

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Ricker dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer për siç thuhet mundësinë e heqjes së pengesave për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të kthehet në dialog pas heqjes së taksës, pasi siç tha ai “me të vërtetë mbron arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjeve të Kosovës”

“Kompromisi gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat e serbëve atje, si dhe ruajtjen e interesave kombëtar dhe shtetëror të Serbisë”, theksoi ai.

Në takim u diskutua edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe u ra dakord që paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik, si dhe rrugën evropiane të të gjithë rajonit.

Në Amerikë me dy zyrtarët e lartë amerikanë, Philip Reeker dhe Matthew Palmer është takuar mbrëmë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi me Reeker e Palmer biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.