Thaçi ende pa vendim, pret rezultate nga takimet e Vetëvendosjes dhe LDK’së

Periskopi.com Lajme

Intensifikimi i negociatave dhe takimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, si dhe deklarimet e tyre që janë afër arritjes së një marrëveshjeje, si duket kanë bërë që presidenti Thaçi të mos ndërmarr ndonjë veprim pas skadimit të afatit të tij 48 orësh.

Sipas burimeve brenda Presidencës, Thaçi nuk dëshiron të interferojë me vendimmarrjen e tij në rrjedhën e negociatave, duke shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje politike mes palëve, e cila do ta bënte të mundur krijimin e shpejt të qeverisë së re.

Sipas këtij burimi, afati 48 orësh ka ndikuar në intensifikimin e negociatave dhe për presidentin Thaçi tani është e rëndësishme që palët të negociojnë pa presione vendore apo ndërkombëtare, si dhe të arrijnë marrëveshje politike që siguron stabilitet institucional.

Zyra e Informimit e këtij institucioni nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara rreth skadimit të afatit 48 orësh, që presidenti kishte përmendur pas takimit me Kurtin, i cili përkundër që kishte premtuar se do ta dërgojë emrin e mandatarit pas mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosjes, ai këtë ende nuk e ka bërë.

Thaçi: Vendimi për çmimin Nobel, solli dhimbje të madhe tek viktimat e panumërta

Periskopi.com Lajme

Peter Handke është nobelisti i ri në letërsi.

Sot, Akademia e Nobelit në Suedi ka ndarë çmimin nobel për letërsi shkrimtarit Petr Handke.

Handke, nuk njihet vetëm si shkrimtar, ai njihet edhe si mbështetës i madh i Slobodan Millosheviqit dhe masakrave të tij në Ballkan.

Ai kishte deklaruar se Millosheviqi ka mbrojtur popullin e tij, duke shprehur edhe dëshirë të ishte në ushtrinë e tij.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidenti Thaçi i cili është shprehur se ky çmim ka sjell dhimbje tek viktimat e panumërta të gjenocidit serb.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më kujtohet në vitin 1990, Vaclav Havel, Susan Sontag dhe shumë të tjerë e dinin se e keqja në Evropë duhet të ndalet. Gjenocidi në Bosnje dhe Kosovë kishte një kryers. #Handke vendosi të mbështesë dhe mbrojë kryersin. Vendimi i #NobelPrize solli dhimbje të madhe tek viktimat e panumërta.

Betohen 12 prokurorë të rinj

Periskopi.com Lajme

Sot para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë betuar solemnisht 12 prokurorë me mandat fillestar.

Prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.

Këta prokurorë të rinj do të shpërndahen nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi uron Ditën e Goranëve

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Goranëve, ua ka uruar qytetarëve 6 Majin.

Ai ka thënë se shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë kosovare.

“Komunitetit goran në Kosovë ua uroj 6 Majin, Ditën e Goranëve. Shumëllojshmëria etnike, gjuhësore dhe fetare janë burim force dhe pasurie në shoqërinë tonë. Kosova është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës! HTH”, shkroi Presidenti Thaçi në facebook.

Presidenti me pagë të përhershme, kryeparlamentari dhe kryeministri jo

Periskopi.com Lajme

Me projektligjin për pagat, përveç presidentit, nuk do të ketë zyrtarë të tjerë të lartë që do të marrin pagë të përjetshme.

Kjo pasi Komisioni për Administratë Publike ka kufizuar në 5 vjet afatin kohor përgjatë së cilit, kryeparlamentari, kryeministri dhe prokurorët do të marrin paga. Ndërsa koeficienti i pagave është zbritur  nga 12 në 10.

Ky komision sot ka dërguar në Kuvend projektligjin për pagat, atë për zyrtarët publik si dhe projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura, me një numër amendamentesh, të cilat anëtarët e këtij komisioni i votuan veç e veç.

Kryetetari i komisionit, Nait Hasani, tha ishte kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të ketë paga të përhershme me afat të kufizuar për disa pozita pas përfundimit të mandatit në pozitën përkatëse.

“Një kërkesë është e kryetarit të Kuvendit që me qenë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryeprokurorin e shtetit, prokurorin, me qenë një pagë e përhershme pasi të kalojnë moshën 65 vjeçare… Me kufizim 5 vjet”, tha ai.

Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, Hasani tha se të gjitha agjencive të cilat financohen nga shteti, përfshirë edhe RTK-në, duhet t’u përcaktohet niveli i pagave, të cilat nuk mund të kalojnë vlerën e pagës së presidentit të vendit.

“Në të ardhmen ne kemi hartu projektligjin e ri, i cili kërkojmë që të jetë me vetëfinancim nga qytetarët. Nëse kalon ajo pjesë, atëherë ata bëhen vetëfinancues dhe ata dalin nga ky pozicion i ligjit. Atëherë ata përcaktojnë rregullat e veta për përcaktimin e pagave, por përderisa janë me këtë status na domosdo duhet t’i trajtojmë në këtë pozicion që 1:7 të kenë pagat e tyre… I kam taku dy herë grupin e tyre dhe bordin e sindikatës dhe u kam tregu se nuk ju përcaktojmë na juve që kush duhet me iu zgjedh juve, na vetëm ju themi se paga minimale dhe maksimale duhet të jetë 1:7”, u shpreh Hasani.

Deputetët patën dilema për përkufizimin e RTK-së si televizion shtetëror në kornizën e ligjit për buxhetit, teksa kishte edhe debat.

Deputetja Xhvahire Izmaku, tha se në këtë mënyrë komisioni ka thyer konceptin e shtetit për media të lira.

“Ti po e përkufizon [RTK-në] televizion shtetëror kur e fut brenda kornizave të ligjit për buxhetin. Konsideroj se kemi me u pa si komision i cili e thyen edhe konceptin e shtetit të lirë dhe demokratik për media të lira… Na kena me dalë njerëz total të paditur”, tha ajo.

Kurse Rasim Selmanaj, tha se RTK-ja duhet të hiqet nga projektligji për pagat në sektorin publik.

“Le të hiqet prej këtu sepse nuk e ka vendin RTK me u trajtu  me ligjin e pagave. Shërbyesve civil dhe ndërmarrjeve publike. Pse me lënë hapësirë me komentu që ne po dojmë me e humb pavarësinë”, u shpreh ai.

Në votimin e këtij projektligji  4 vota kanë qenë pro, 4 kundër dhe 2 abstenime. Përkundër kësaj, amendamenti ka shkuar në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit.

Ndërsa sa i përket votimit të projektligjit për zyrtarët publik dhe atë për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura, Valon Ramadani nga Vetëvendosje tha se kanë dhënë kontribut për të zvogëluar pabarazinë në mes të sektorit publik dhe privat, dhe pse nuk kanë arritur që këtë ta bëjnë tërësisht.

 

Çfarë mbështetje kishte Thaçi nga qytetarët që nga shpallja e pavarësisë e deri sot

Periskopi.com Lajme

Hulumtimi i Kantar TNS lidhur me matjet e opinionit publik për liderët kosovarë, të cilin e posedon Periskopi, ka nxjerr të dhëna interesante lidhur me ngritjen dhe rënien e mbështetjes për liderë të caktuar që janë përfshirë në hulumtim.

Veç tjerash, në këtë hulumtim, që është kryer duke marrë opinionet e qytetarëve në komunat më të mëdha të Kosovës, e të cilin, të plotë mund ta lexoni KËTU, mund të shihet se çfarë mbështetje kishte Hashim Thaçi, presidenti aktual i Kosovës, përgjatë periudhës 2003 – 2018.

Është interesant, fakti se Thaçi në bazë të këtij hulumtimi, kishte një mbështetje të madhe qytetarë në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sidomos dy vite më herët, pra më 2006 dhe 2007.

Në shkurt të vitit 2006, siç shihet edhe në grafikon, Hashim Thaçi ka pasur një mbështetje 100% nga qytetarët e komunave më të mëdha në Kosovë: Prishtina, Prizreni, Peja, Mitrovica, Gjilani dhe Gjakova.

Në grafikon mund ta shihni së në shkurt të vitit 2006, Thaçi prekë pikën 100, mbështetje kjo e cila i vazhdon për afro tre muaj.

Më pas, kjo mbështetje i bie në 80 %, konkretisht në qershor të një viti më pas, pra në vitin 2008.

Ndërkaq, në bazë të të dhënave nga grafikoni, shihet se Thaçi ka një mbështetje 50 për qind nga qytetarët e anketuar në komunat më të mëdha të Kosovës./Periskopi/

Kosova pjesëmarrëse në Samitin e Frankofonisë

Periskopi.com Lajme

Në Jeren të Armenisë po mbahet Samiti i 17-të i Frankofonisë. Në Samitin tashmë tradicional po marrin pjesë mbi 80 vende të botës.

Pjesëmarrëse në këtë ngjarje që promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë është edhe Republika e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Glauk Konjufca në tubim: “Historinë do ta mësojmë kështu: më 29 shtator filloi rënia e presidentit”

Periskopi.com Lajme

Nga shpërndarjet që po bëhen në rrjetet sociale në Internet, mësohet që në tubimin e mbajtur në Pejë nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca iu ka drejtuar aktivistëve me fjalët “Unë mendoj se fëmijëve tash nëpër shkolla historinë duhet të ua mësojnë kështu: me 29 shtator 2018 filloi rënia e presidentit.” , shkruan Periskopi.

Vetëvendosje po bën përgatitjet para protestës duke u munduar që t’i nxis qytetarët që të dalin sa më masivisht kundër idesë së Hashim Thaçit për ‘korrigjimin e kufijve’.

Kjo parti ka pauzuar nga protestat gjatë qeverisjes së Haradinajt, dhe protesta e së shtunës do të përbëj test real mbi fuqinë e saj pas dorëheqjeve që çuan në formimin e PSD-së.

Mbetet të shihet nëse kjo protestë do të shenjojë fundin e Presidentit Thaçi. /Periskopi

Opozita përafron qëndrimet për të kundërshtuar Thaçin për dialog, paralajmërohen protestat

Periskopi.com Lajme

Partitë opozitare njëzëri janë deklaruar se do të thërrasin protesta për të mos lejuar që presidenti Hashim Thaçi, të jetë prijës i dialogut dhe që temë e bisedimeve të jetë korrigjimi i kufijve.

Vetëvendosje dhe LDK-ja thonë se janë dakorduar në veprimet e tyre, që përmes Kuvendit të legjitimohet ekipi i dialogut.

Partia më e madhe opozitare, LDK-ja, i sheh si opsion edhe protestat për të kundërshtuar deklarimet e presidentit për korrigjim të kufijve dhe që ai të jetë prijës i dialogut.

Ndonëse PSD-ja nuk ka gjetur akoma përkrahjen e Vetëvendosjes dhe LDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun, ata thonë se do t’i mbështesin edhe protestat.

Por, pavarësisht kësaj, monitorues të punës së Kuvendit vlerësojnë se opozita po tregohet e pafuqishme.

Ka disa ditë që presidenti Thaçi ka shpalosur ide të ndryshme për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë.

Madje, ai ka paralajmëruar se këtë temë do ta diskutojë edhe gjatë shtatorit, kur pritet të mbahet në Bruksel takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në SHBA po hetohet si mashtrues ai që u shpall ambasador nderi në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Doktor Otto F. Von Feigenblatt, siç ka dëshirë ta thërrasë veten, është një mashtrim dhe veprimtaria e tij po hetohet në SHBA.

KohaVisioni ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se Zyra e Këshillit për Siguri Nacionale ka njoftuar Ambasadën e Kosovës në Washington se personi në fjalë është mashtrues.

Aty, Këshilli ka njoftuar autoritetet kosovare se ‘Shtëpia e Bardhë nuk i miraton këto çmime që ky person është duke i shpërndarë në mbarë botën dhe po e heton këtë çështje’.

Televizioni gjithashtu merr vesh se Ambasada kosovare në Washington e ka alarmuar Zyrën e Presidentit, e cila ia ka dhënë titullin ambasador nderi Otto Von Feigenblattit në mars të këtij viti.

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së nëse do t’ia tërheqë titullin e ambasador nderi ose për masat që mund t’i marrë ndaj tij.

Se personi që insiston se jep çmime në emër të Presidentëve të SHBA-së, është mashtrues dhe aspak i lidhur me shtetin, kanë konfirmuar për televizionin edhe në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.“Ambasada amerikane konfirmon se personi në fjalë nuk është i lidhur dhe s’ka të bëjë asgjë me Qeverinë e SHBA-së”, thuhet në përgjigjen nga Zyra për Media e Ambasadës së SHBA-së.

Otto F. Von Feigenblatt ka ndarë mirënjohje të tilla vazhdimisht në Kosovë, që thoshte se janë nga presidenti Donald Trump, e të fundit ia ka dhënë Lutfi Hazirit të Gjilanit dhe redaktores së televizionit publik, Ramize Murtezi – Shala.

Por, kryetari i Gjilanit të enjten e ka quajtur lajmin e rremë.

Mashtrimi i LDK-së, Maloku: Hashim Thaçi e ka mbështetjen e saj në dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Për politologun Albinot Maloku, partitë opozitare, veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës, janë hipokrite në kundërshtimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ai ta udhëheq dialogun mes Kosovës e Serbisë, në fazën finale të saj.

Në një intervistë për Periskopin, Maloku tha se Thaçi tashmë e ka mbështetjen e Qeverisë dhe të LDK-së, dhe sipas tij presidenti po bën shfaqje teatrale gjatë përpjekjeve të tij kinse për të kërkuar një unitet që ai të jetë udhëheqës i procesit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zgjedhë presidentin Thaçi në kohën e procesit. AAK i ka dhënë mbështetje këtij procesi. Të jeni të bindur, të gjitha subjektet politike janë në një formë, apo formën tjetër, suportuese që presidenti Thaçi ta marrë timonin dhe të vazhdojë me këtë proces. Jo drejtpërdrejt, mirëpo të gjitha proceset tregojnë se presidenti Thaçi e ka një përkrahje prej Qeverisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ai po bën vetëm pjesën e filmit, në kuptimin që po kërkohet unitet”, tha ai.

Tutje, Maloku tha se  opozita ka bërë përpjekje shumë më të mëdha për të penguar ose prolonguar procese të ndryshme, që janë konsideruar të rrezikshme ndaj vendit.

Sipas tij, në dialogun Kosovë-Serbi, Thaçi nuk është kundërpeshë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin thotë se ka një mbështetje më të madhe se që e ka Thaçi.

“Ka njëfarë dyfytyrësie gjithashtu edhe nga subjektet opozitare, që nuk ka një impenjim shumë më të fuqishëm që t’i ndalohet kjo tentativë presidentit të shtetit një proces, që jo vetëm se është historik, mirëpo është edhe shumë i ndjeshëm. Shto pjesën që palët nuk janë të barabarta, ku presidenti Vuçiq ka një përkrahje të fuqishme. E njëjta gjë nuk vlen për presidentin Thaçi”, tha ai. /Periskopi/

Sondazhi i KDI-së: Kjo është partia që do të votohej më së shumti nëse do të mbaheshin zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Instituti Dekomratik i Kosovës ka bërë publike rezultatet e një sondazhi që tregon mes tjerash cilat do të jenë partitë më të votuara në Kosovë nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

Sipas anketës, Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me  23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.

Përpos kësaj, KDI ka shfaqur edhe disa mënyra të sondazhit të dialogut me Serbinë.

Të gjeturat tregojnë se shumica e kosovarëve, preferojnë që institucioni i Presidentit ta udhëheq dialogun e Brukselit, sipas preference i dyti për t`i drejtuar bisedimet del Kryeministri, kurse e treta dikush nga opozita.

Shumica e të anketuarve shqiptarë mendojnë se përfundimi i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, kurse ndarjen askush nuk e sheh si opsion