Erdogan nuk e përjashton ndërhyrjen nëse Libia e kërkon atë

Periskopi.com Lajme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes nëse Libia e kërkon një gjë të tillë.

Në një intervistë për televizionin shtetëror turk TRT, të transmetuar nga ANSA italiane, ai akuzoi vendet që mbështesin Haftar për shkeljen e embargos së armëve të imponuar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas agjencisë italiane, Turqia ishte akuzuar dikur se kishte mbështetur milicitë pro-qeveritare në të kaluarën duke i furnizuar me armë, transmeton KosovaPress.

Përndryshe, Khalifa Haftar u emërua komandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane nga Këshilli i Deputetëve i njohur ndërkombëtarisht në 2015, por forcat e armatosura libiane u ndanë më vonë në Forcat e Armatosura Libiane nën kontrollin e Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare.

Një nga gratë e Al-Bagdadit është kapur nga forcat turke në Siri

Periskopi.com Lajme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se forcat e tij kanë kapur gruan, motrën dhe kunatin e liderit të ISIS-it Abu Bakr al-Bagdadi në Siri, përcjell Periskopi.

“Shtetet e Bashkuara thanë që Bagdadi vrau veten në një tunel. Ata filluan një fushatë komunikimi për këtë” tha Erdogan në një fjalim në Universitetin e Ankarasë, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.

“Por, unë po e njoftoj për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk bëmë një bujë si ata. Në mënyrë të ngjashme, ne gjithashtu kapëm motrën dhe vëllain e tij  në Siri”, ka thënë Erdogan.

Një zyrtar i lartë turk tha në fillim të kësaj jave se Turqia kishte kapur motrën e Bagdadit, burrin dhe vajzën e saj./Periskopi/

Erdogan: Turqia kurrë s’do të lejojë prodhimin e cigareve elektronike

Periskopi.com Lajme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se kurrë nuk do të lejojë që kompanitë elektronike të cigareve të prodhonin produktet e tyre në Turqi, duke u bërë thirrje turqve të pinë çaj në vend të duhanit.

Duke folur në një ngjarje kundër pirjes së duhanit në Stamboll, Erdogan tha se ai urdhëroi ministrin e tij të Tregtisë që “kurrë” të mos lejojë që cigaret elektronike të ekzistojnë në Turqi dhe shtoi se kompanitë e duhanit pasurohen duke helmuar njerëzit.

“Kërkuan nga ne t’i lejojmë që të prodhojnë ato (cigaret elektronike). Ne nuk ua dhamë këtë atyre, dhe nuk do ta bëjmë,” tha Erdogan, pa specifikuar se për cilën kompani bëhet fjalë.

“Duan të investojnë në Turqi … Shkoni dhe investoni diku tjetër”, tha ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 27 për qind e turqve mbi moshën 15-vjeç ishin konsumues të duhanit në vitin 2016, nga 31 për qind sa ishte më 2010, ku shumica e duhanpirësve janë meshkuj.